AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

“Golden Bullet” godet 8 grupe kriminale, por krerët marrin arratinë

Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano njoftuan rezultatet e operacionit ndaj 32 anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar, por dy të akuzuarit kryesorë, Suel Çela dhe Ervis Martinaj nuk u gjendën deri në mesditë nga policia.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:21 | 19/05/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ai i Policisë, Gledis Nano në konferencë për shtyp për operacionin “Golden Bullet”. Foto: LSA.

Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano njoftuan të enjten rezultatet e hetimit ndaj disa grupeve të krimit të organizuar, që dyshohet të jenë përfshirë në dhjetëra ngjarje të rënda kundër jetës në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.

Gjatë një konference për mediat u bë me dije se ishin firmosur 32 urdhër-arreste për anëtarët e tetë grupeve kriminale, por policia kishte ekzekutuar deri në mesditë vetëm 18 prej tyre.

Dy prej të akuzuarve kryesorë, Suel Çela me aktivitet të dyshuar në Elbasan dhe Ervis Martinaj në Tiranë nuk ishin mes grupit të të arrestuarve,

I pyetur në konferencë se pse nuk ishin ekzekutuar urdhër-arrestet për Çelën dhe Martinajn, kreu i SPAK, Arben Kraja tha se operacioni ishte në vazhdim dhe refuzoi të komentonte për emra të veçantë.

Hetimi për operacionin e koduar “Golden Bullet” filloi më 14 prill, rreth dy javë pas ndalimit në Fier të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve. Ky i fundit u ndalua më 29 mars, disa orë pasi iu bë atentat në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ku dhe mbeti i plagosur.

“Janë zbuluar të dhëna të rëndësishme lidhur me disa vrasje të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, vrasje të mbetura në tentativë, krijimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, vjedhje me dhunë dhe armë, vepra dhune, shkatërrim prone me lëndë plasëse,” deklaroi Kraja.

Ai shtoi se SPAK ka tërhequr dhe studiuar dosjet e 18 procedimeve penale që kanë të bëjnë me këto ngjarje që janë bashkuar në një hetim të vetëm, si dhe janë siguruar të dhëna në drejtim të identifikimit të autorëve.

“Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale,” pohoi Kraja dhe theksoi se hetimi nga nxjerr në pah se këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin kundërshtarë.

Sipas SPAK, ka pasur raste kur pjesëtarë të një grupi kriminal bashkëpunojnë me grupe të tjera që janë kundërshtarë me njërj-tjetrin. Mënyra e kryerjes së veprave penale u konsiderua e një shkalle shumë të lartë organizimi dhe me shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.

Në funksion të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për 32 persona, si dhe është autorizuar kontrolli i banesës dhe vendeve në pronësi të 28 prej tyre.

Drejtori i Policisë, Gledis Nano sqaroi se operacionin për kapjen e 32 të akuzuarve është shtrirë në qarqet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Lezhës dhe janë përfshirë forcat e RENEA-s, të FNSH-së si dhe të strukturave të tjera të posaçme në Policinë e Shtetit.

Mes 18 urdhër-arresteve të ekzekutuara, nëntë prej personave gjendeshin aktualisht në burg të arrestuar për vepra të tjera penale. Mes të arrestuarve gjendet edhe një punonjës i policisë, i cili sipas Krajës është proceduar për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK dhe policisë, operacioni për ndalimin e 14 personave të tjerë është duke vijuar.

Kraja mohoi që firot e operacionit për arrestimin e personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie “arrest në burg”, të jenë rrjedhojë e dekonspirimit. Ai u shpreh i sigurtë se “nuk ka pasur dekonspirim”.

Gjatë kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celularë, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera që konsiderohen të përfituara nga veprimtaria kriminale.

 

Të ndaluar gjatë operacionit: 

Ardjan Uzuni, 56 vjeç

Leonard Palushi, 41 vjeç

Gentian Sharra, 48 vjeç

Fatos Gosa, 54 vjeç

Florenc Çekrezi, 35 vjeç

Petrit Qoli, 51 vjeç

Agron Qoli, 52 vjeç

Agron Qafa, 48 vjeç

Asllan Plaku, 30 vjeç

 

Të akuzuarit në burgje:

Nuredin Dumani, 35 vjeç

Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

Altin Ndoci, 35 vjeç

Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

Skerdi Tasi, 31 vjeç

Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

Ilirian Feci, 47 vjeç

Enver Diva, 43 vjeç

Besjan Xhixha, 31 vjeç

 

Etiketa: Agron QoliAltin NdociArben KrajaArrestAsllan PlakuatentatBurgburgjeCërrikdhunaelbasanEnver DivaErvis MartinajEuroFierFlorenc ÇekreziGentian SharraGjykataGjykata e PosaçmeGledis NanoGolden BulletHetimIlirian FecikonferenceKontrolliLezhëMASNuredin DumanioperacioniPoliciaPolicia e ShtetitQarqetRENEAShpërdorim detyreSkerdi TasiSPAKTiranëvjedhjevrasje
I mëparshmi

Shqipëria porosit raketa antitank Javelin

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Nevrie Duka(Halo)

Tjetri
Gjyqtarja Nevrie Duka nuk e justifikoi dot pasurinë e saj të madhe

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Nevrie Duka(Halo)

veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.