AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Në foto: “Mjeshtrat” prapa punimeve artistike të kashtës dhe çadrave në bregdet

Me afrimin e sezonit veror, teksa vendasit apo turistët nxitojnë të zënë një çadër apo shezllon në bregdet, pjesa më e madhe nuk e pyesin veten cilët mjeshtra qëndrojnë prapa punimit të çadrave të thurura me kashtë, apo aksesorëve verorë prej kashte të cilët kanë krijuar një trend të ri për bizneset pranë bregdetit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
13:27 | 23/05/2022
në Artikull kryesor, Fotogaleri
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një çift duke punuar një tendë prej kallamash. Tendat e porositura arrijnë deri ne 2.2 metra | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Vitet e fundit çadrat prej cope në zonën bregdetare janë zëvendësuar prej atyre të kashtës, si edhe një pjesë e mirë e bizneseve kanë përqafuar trendin “ekzotik” të dekorit me kallama apo me kashtë, për të tërhequr sa më shumë turistë.

Pragu i sezonit  veror dhe kërkesa a shtuar për këto objekte ka sjellë  rritjen e punës për familjet e komunitetit rom që merren me thurjen e çadrave të kashtës apo të aksesorëve të tjerë që përdoren prej bizneseve që operojnë pranë bregdetit.

Një çift duke punuar një tendë prej kallamash. Tendat e porositura arrijnë deri ne 2.2 metra | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Artizanati i thurjes së kashtës apo punimit të kallamave është i trashëguar brez pas brezi në disa prej familjeve të komunitetit rom.

Të vendosur pranë rrugës kryesore në afërsi të zonës që njihet si “Plepat”, në qytetin e Durrësit, “thurësit” e çadrave prej kashte e ndajnë punën midis vëllezërve dhe të afërmve të tjerë të së njëjtës familje.

“Këtë aftësi e kemi të trashëguar nga gjyshi im. Gjyshi filloi të vintë në këtë zonë gjatë sezonit të verës që prej vitit 2008. Kemi gati 15 vite që e bëjmë këtë punë çdo sezon”, tha Andoni, një djalë 24-vjeçar, i cili punon së bashku me të vëllain dhe prindërit.

Një pikë grumbullimi e kashtës dhe hekurave, ku gjithashtu punohen çadrat, karriget, shporat dhe aksesore të tjerë që porositen nga bizneset e plazhit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Mamaja thur shportat e kashtës, ndërsa ne djemtë merremi me çadrat, tendat dhe karriget e kashtës”, tregoi Andoni. “Nuk është punë e lehtë, nuk e bën dot kushdo”, shtoi ai.

Shporta te punuara me dorë nga nje grua rome, të porositura prej klientëve të saj | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Janë çadrat dhe tendat me kashtë, janë dhe ato me kallama. Varet si i preferojnë klientët që porosisin”, vijon Andoni, i cili theksoi se kallamat mesa duket preferohen më shumë duke qënë se bëjnë më shumë hije, si dhe kanë më tepër estetikë.

Këto familje punojnë sipas porosive që marrin prej bizneve të bregdetit – hoteleve, bareve apo dhe turistëve që mesa duke duket i preferojnë së tepërmi punimet e kashtës.

Një familje e ulur nën hijen e çadrës duke punuar me orë të tëra për veshjen e skeleteve të abazhureve me kashtë: Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Ne vendosemi këtu prej fundit të Marsit, e zakonisht qëndrojmë deri në fund të gushtit. Por puna më e madhe është deri në korrik”, thotë një grua rome, e cila mban në dorë telat e zhveshura të një llampe që do të punohet me kallama të cilët ata vetë i mbledhin prej kanaleve të ujit.

Një grua rome e cila ka punuar dekorin e një llampe të porositur prej bizneseve bregdetare në fillim të sezonit veror | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Çadrat e romëve kanë dalë në modë. Të gjithë po i pëlqejnë gjithmonë e më shumë. Janë mërzitur me çadrat e dokut”, thotë më krenari Edi, “pronari” i një prej pika të thurjes së çadrave pranë zonës së Plepave.

Edi Shushari, pronari i një prej pikave të punimit të çadrave dhe aksesorëve të kashtës | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Edi Shushari, pronari i një prej pikave të punimit të çadrave dhe aksesorëve të kashtës | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Ky është biznes sezonal. Me të vërtetë ne mund të fitojmë tani, por me këto të ardhura ne mbahemi gjithë vitin, sepse pas verës nuk kemi më punë”, tregoi Edi për BIRN.

Andoni së bashku me një prej punonjësve duke ngritur një prej aksesorëve të përfunduar dhe për ta transportuar tek porositësi | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Të them të drejtën të gjithë mëndojmë se fitimet janë të mëdha. Por ne kemi shumë kosto si edhe shumë shpenzime. Është hekuri, është saldimi, është prerja, e sa orë na duhët për t’I punuar”, tregon kryefamiljari për koston e thurjes dhe përpunimit të çadrave apo aksesorëve të tjerë dekorues.

Edi Shushari duke pritur furnizimin me kallama të prerë, të cilët janë të një cilësie me të lartë sesa ata që mblidhen dhe priten nga vete punonjësit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Ja për shembull, ta them troç, mua më duhët të bëj 100 çadra që të fitoj 500 mijë lekë të vjetra”, vijoi Edi. “Po nxora një 5 mijë lekësh fitim nga një çadër jam me fat”, shton 30 vjeçari.

Sipas “mjeshtrave” të thurjes, çmimi i një çadre të punuar me kashtë apo kallama varion  prej 45 mijë lëkësh të vjetra deri në 100 mijë lekë të vjetra, në varësi të cilësisë.

Familjet thonë se marrin porosi prej Marsit deri në fund të Korrikut, ndërsa muajt e tjerë kthehen në shtëpi në qytetet e tyre | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Edhe kashta apo kallamat kanë cilësi të ndryshme. Ka nga ato kallama apo fije bari  që mbledhim vetë nëpër kanale, ka dhe nga ato që vijnë të gatshme nga jashtë”, tregoi Edi.

“Ne futemi dhe në ujërat e zeza për të mbledhur kallama që nuk përdoren tjetërkund. Aty ku nuk futet njeri”, tregoi njëri prej punëtorëve mbi sakrificat e këtij profesioni.

Një grua rome e moshuar duke punuar dekorin e një abazhuri që kërkon rreth 5 orë përkushtim për t’u përfunduar | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Sipas zanatçinjve, disa prej çadrave rezistojnë deri në 4 vite pa u kalbur, disa të tjera dhe më gjatë, nëse cilësia e materialit të pare është e mirë.

Këto punime të cilat tashmë janë kthyer në trendin e verës, duan jo pak orë dhe mund për t’u krijuar.

“Një dekor llampe i punuar me kashtë, do deri në 5 orë për t’u përfunduar”, i tha BIRN mamaja e Edit, e cila tashmë kishtë rreth 3 orë që po e “vishte” skeletin e gatshëm të abazhurit me fijet e kashtës.

Një grua rome e moshuar duke punuar dekorin e një abazhuri që kërkon rreth 5 orë përkushtim për t’u përfunduar: Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Gratë rome janë shumë të forta. Kanë fuqi dhe aftësi për të punuar”, tha Edi, duke iu referuar jo vetëm mamasë dhe gruas, por edhe shumë të tjerave si ato të cilat punojnë me orë të tëra për të mbajtur dhe mbështetur familjen.

Thurja e kashtës nuk është një profesion që mund të bëhet nga kushdo, por këto familje rome e kanë të trashëguar prej vitesh këtë artizanat | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Një djalë i vogël teksa pret që klientët te vijnë të tërheqin porositë | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Një burrë i moshuar teksa shplodhet nën hije, i lodhur prej orëve të tëra duke punuar me thurjen e kashtës | Foto: Nensi Bogdani

 

Etiketa: BIRNbregdetFamiljekostoNensi BogdaniPunaPunëPunëtorPunëtorëromromëSHshpenzimeturistUjërat e zeza
I mëparshmi

Elveta Murra shkarkohet nga detyra

Tjetri

Zgjedhja e Avokatit të Popullit mbetet “peng” i një pakti politik

Tjetri

Zgjedhja e Avokatit të Popullit mbetet “peng” i një pakti politik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.