AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhja e Avokatit të Popullit mbetet “peng” i një pakti politik

Në kërkim të një kandidati konsensual, Komisioni për Çështjet Ligjore shtyu me 30 ditë afatin e aplikimit për kreun e Avokatit të Popullit, pavarësisht se u ofruan 14 kandidatë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:30 | 23/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë. Foto: Xhemali Moku/ BIRN

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të enjten të shtyjë me 30 ditë afatin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, në pritje të një marrëveshje politike mes opozitës dhe mazhorancës.

Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022  dhe thirrjes iu përgjigjën 14 kandidatë. Megjithatë, komisioni vendosi ta shtyjë afatin për aplikim deri më 20 qershor.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka i tha BIRN se shtyrja e afatit ishte bërë me propozim të dy grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Ky është proces parlamentar dhe politik,” tha Bushka. E pyetur nëse shtyrja do të shërbejë për negociata mes palëve për gjetjen e një emri konsensual, ajo shtoi se “sipas traditës, po”.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Megjithëse ligji nuk përmend negociata politike për këtë çështje dhe ka përcaktuar kritere ligjore për mënyrën si përzgjidhen kandidatët, në traditën e mëparshme zgjedhja e Avokatit të Popullit është përdorur nga për pakte mes palëve.

Në vitin 2017, pas një marrëveshje politike mes dy partive kryesore iu la opozitës që të propozonte kandidaten fituese, Erinda Ballanca.

Sipas përcaktimeve ligjore, kandidatët shprehin dëshirën për të kandiduar duke dorëzuar dokumentacion pranë Kuvendit dhe Komisioni i Ligjeve cakton një seancë dëgjimore me ta dhe verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse dhe vetëm emrat që marrin mbështetjen e 28 deputetëve bëhen zyrtarisht kandidatë dhe votohen në seancë plenare.

 

Kandidatët për Avokat të Popullit:

1-Jordan Daci

2-Evis Fico

3-Erinda Ballanca

4-Bledar Dervishaj

5-Ahmet Premçi

6-Endri Papajorgji

7-Brikena Kasmi

8-Boriana Nikolla

9-Altin Goxhaj

10-Ermir Kapedani

11-Olta Aliaj

12-Jorida Rustemi

13-Drita Avdyli

14-Ledio Braho

 

 

 

Etiketa: Altin GoxhajavdyliAvokati i PopullitBIRNBledar DervishajdeputetDrita AvdyliEmriEndri PapajorgjiErinda BallancaJordanJordan DacikandidatëtKlotilda BushkaKomisioni i LigjeveKomisioni për Çështjet LigjoreKuvendiLedio BrahomarrëveshjenegociataPartisë DemokratikePartisë SocialisteSHshqip
I mëparshmi

Në foto: “Mjeshtrat” prapa punimeve artistike të kashtës dhe çadrave në bregdet

Tjetri

Si duhet të ndryshojë BE-ja

Tjetri
Të përqendrohemi te fuqia e Europës

Si duhet të ndryshojë BE-ja

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.