AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Borxhi rritet më shpejt se sa ekonomia dhe punësimi

Ekonomia shqiptare u rrit në terma nominale me 9.4% gjatë vitit të kaluar, por borxhi publik i vendit u rrit me 13% ndërsa punësimi u rrit me vetëm 0.4%, të dhëna që sugjerojnë rritje të paqëndrueshme dhe një të tillë që nuk krijon vende pune apo mirëqenie.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inaugurimit të rrugës së Arbrit. Foto: LSA

Shqipëria shënoi vitin më të keq sa i përket nivelit të borxhit publik më 2021, vit në të cilin qeveria shqiptare hapi thesin për të financuar procesin e rindërtimit. Megjithatë, borxhi publik nuk u konvertua në rritje ekonomike dhe nuk pati të famshmin “efekt multiplikativ”. Borxhi i shtuar nuk solli as përmirësim të ndjeshëm në tregun e punës, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave publike, borxhi i taksapaguesve shqiptarë arriti në 1.38 trilionë lekë në fund të vitit 2021, me një rritje tronditëse prej 158 miliardë lekësh ose 1.3 miliardë euro. Në një situatë normale, një rritje e tillë dramatike e borxhit publik do të duhej të kishte shkaktuar “efektin multiplikativ”, fenomenin shumëfishues të parasë së investuar nga autoriteti publik pasi ajo të qarkullojë në ekonomi më shumë se sa një herë.

Efekti multiplikativ është një koncept i shpikur nga ekonomisti John Maynard Keynes gati një shekull më parë. Sipas Keynes, nëse autoriteti publik hedh një lek në qarkullim në formën e investimit, përfituesi i atij leku do ta shpenzojë atë më tutje për të blerë mallra dhe shërbime të tjera dhe përfituesit e dytë do ta shpenzojnë gjithashtu më tutje, duke sjellë që në fund, totali i ekonomisë së shtuar të jetë më i madh se sa 1. Në fakt të dhënat tregojnë se borxhi publik i shpenzuar nga qeveria Rama jo vetëm që nuk ka sjellë efekt multiplikativ, por ky efekt është negativ.

Ndërsa borxhi publik është rritur me 158 miliardë lekë, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 151 miliardë lekë. Efekti negativ është edhe më i rëndë nga sa duket. Viti 2021 është viti pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri. Gjatë këtij viti, një pjesë e ekonomisë së sektorit privat që nuk mundi të punojë gjatë vitit 2020 u rikthye në punë. Rrjedhimisht, jo e gjithë rritja ekonomike prej 151 miliardë lekësh është prodhuar nga rritja e borxhit publik. Ose më saktë, një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje është shkaktuar nga rikthimi në aktivitet normal i sektorit privat ndërsa efekti real neto i borxhit publik në rritjen ekonomike ka gjasa të jetë i papërfillshëm.

 

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit për të financuar investime publike, të tilla si rrugë, ujësjellësa apo apartamente të reja për të pastrehët e tërmetit. Në një situatë normale, investime të tilla do të sillnin përmirësim të ekonomisë përtej përfituesve të parë, pra kompanive të kontraktuara për këto punime, pasi supozohet se këto kompani do të shpenzonin pjesën dërrmuese të parave të marra nga taksapaguesi për të paguar nënkontraktorë apo punëtorë dhe këto të fundit do të furnizonin rritje të konsumit më tutje në ekonominë e gjerë. Kjo në fakt nuk ka ndodhur.

Efekt i papërfillshëm te punësimi

Instituti i Statistikave publikoi të martën raportin vjetor mbi tregun e punës për vitin 2021. [Link] Raporti vëren se punësimi vijon të jetë më i ulët se sa në vitin 2019 pavarësisht se ekonomia shqiptare e ka kapërcyer nivelin e vitit 2019 sa i përket prodhimit të brendshëm bruto ndërsa borxhi publik ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 1997.

“Krahasuar me vitin 2020, punësimi është rritur me 0,4 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 0,2 pikë përqindje,” shkruan INSTAT në raportin e këtij viti.

Numri i të punësuarve është 1,248,749 persona në fund të vitit 2021, me një rritje prej 5,400 vetësh në krahasim me vitin 2020 si dhe afro 6 mijë më pak se sa në vitin 2019, viti para fillimit të krizës së pandemisë së koronavirusit të ri.

Numri i të punësuarve në Shqipëri u rrit me vetëm 0.4% gjatë vitit 2021 pavarësisht rritjes së fortë ekonomike të shkaktuar nga rimëkëmbja nga viti i pandemisë, rritja stratosferike e borxhit publik për të financuar rindërtimin dhe shtimit të mijëra të punësuarve në sektorin publik një periudhën para zgjedhjeve të 25 prillit.

Shqipëria klasifikon si të punësuar të gjithë personat që merren me diçka, pavarësisht nëse marrin rrogë apo jo. Nga shifra prej 1.25 milionë shqiptarëve, 598 mijë vetë janë të punësuar me pagë, rreth 400 mijë janë “të vetëpunësuar” ndërsa 251 mijë janë “të punësuar pa pagesë pranë familjes”. INSTAT numëron edhe 162 mijë vetë të papunë dhe 950 mijë vetë “ekonomikisht joaktivë”.

Supozimet e zakonshme ekonomike janë që nëse ekonomia rritet me 1%, atëhere punësimi në ekonomi do të duhet të rritet me 0.5%. Gjatë vitit 2021, ekonomia është rritur në terma nominale me 9.4% ndërsa punësimi është rritur me 0.4%.

Etiketa: 1997BorxhiBorxhi publikCOVID19EkonomiaekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEuroINSTATInstituti i StatistikaveinvestimeMinistria e FinancavepandemiaParaPBBPunëPunësimiPunëtorQeveriaQeveria RamaQeveria shqiptareRamaRaportiRritja ekonomikeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Hetimi i Artan Gaçit rrëzon komisionin për investimet strategjike

Hetimi i Artan Gaçit rrëzon komisionin për investimet strategjike

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.