AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Burrat shqiptarë nuk ndihmojnë në rritjen e fëmijëve

Një studim i ‘World Vision Albania’ zbulon se vetëm 1 në 10 burra e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prindërit duke shoqëruar fëmijët e klasave fillore në ditën e parë të vitit të ri shkollor, për nxënësit | Foto: LSA

Organizata jo-fitimprurëse “World Vision Albania” përmbylli dhe publikoi javën e kaluar një studim i cili shërben si analizë mbi marrdhënien nënë-fëmijë dhe faktorët që ndikojnë në fuqizimin dhe optimizimin e mirëqënies së të dyja palëve.

“Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara, ndërkohë që vetëm 6% e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha dimensionet e vlerësuara”, citon studimi, ndërkohë që gjetjet kryesore tregojnë se duhet një nënë e fuqizuar për të rritur fëmijë të fuqizuar.

Studimi i realizuar në periudhën Maj-Qershor 2021  ka përfshirë 464 gra nëna të grupmoshës 35-50 vjeç dhe 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç, në tetë qytete të Shqipërisë.

Studimi synon të mbështesë me të dhëna lidhjen mes fuqizimit të gruas dhe mirëqënies së fëmijës.

Gjetjet tregojnë një balancë jo të mirë në lidhje me indeksin e ndarjeve të përgjegjësive familjare midis grave dhe burrave, të tilla si kujdesi për familjen dhe puna e papaguar në shtëpi.

Këto aktivitete mbulohen në pjesën më të madhe nga gratë, ku si pasojë këto të fundit nuk marrin pjesë mjaftueshëm në jetën sociale, e cila është e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor.

“Si rrjedhojë e ndarjes së pabarabartë të punëve dhe detyrave shtëpiake, gratë janë më të izoluara nga jeta sociale”, tregojnë gjetjet e studimit.

“Mungesa e kohës, sasia e madhe e punëve të shtëpisë dhe mungesa e ndarjes së barabartë të përgjegjësive shtëpiake kanë ndikimin e tyre në formimin e jetës së grave shqiptare”, citon raporti.

Sipas raportit, vetëm 9% e grave të anketuara raportojnë se ato mund të ndajnë përgjegjësinë e kujdesit familjar me bashkëshortët e tyre.

Gjetjet gjithashtu citojnë se pothuajse gjysma e grave të anketuara (56%) kanë shëndet mendor të moderuar, 33% kanë shëndet mendor të mirë, dhe 10,8% tregojnë shenja potenciale të depresionit.

“Ajo që ndikon në gjëndjen time emocionale është hapësira që më duhet për t’u kujdesur për veten dhe në vetëbesim”, përgjigjet Fiqeretja 44-vjeçare, pjesmarrëse në anketim.

Në vijim, gratë që kanë përjetuar apo kanë qenë dëshmitare të dhunës familjare raportojnë nivel më të lartë tensioni psikologjik.

“Të dhënat tregojnë se vetëm 22% e grave të anketuara kanë akses në ndihmë ligjore, ndërsa vetëm 9% kanë të drejta civile si për shembull të drejta për të udhëtuar, të drejtat e kujdestarisë pas divorcit, të drejta mbi pronën dhe trashëgiminë”, citon raporti.

Ky është një tregues që gratë shqiptare kanë pak njohuri mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet që shteti iu ofron atyre, duke i bërë më vulnerabël ndaj rasteve të abuzimit.

Gjetjet e studimit tregojnë se më shumë se gjysma e grave të anketuara pranojnë se kanë peshë në vendimarrje të përbashkët me bashkëshortin, dhe shumë rrallë në vendimarrje të pavarur.

Gratë e anketuara raportuan dhe mbi disbalancën në lidhje me të drejtat e pronës.

“Megjithëse kodi civil dhe ai familjar e njohin të drejtën e gruas mbi pronën, vetëm një përqindje e vogël e grave në Shqipëri zotërojnë një pronë, sepse ligji nuk zbatohet dhe gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuara në cështetj e trashëgimisë”, citon raporti.

Një arsye se përse ligji mbi pronën neglizhohet kur flitet për gratë, është për shkak të normave sociale dhe kulturore sipas të cilave gruaja shihet si e paaftë të përfaqësoje kryetaren e shtëpisë në çështje ligjore.

“Në vitin 2018, vetëm 8% e grave ishin pronare të një tokë”, tregon raporti.

Përsa i përket fëmijëve, vajzat dhe djemtë e anketuar raportojnë se shumica e tyre punojnë për të ndihmuar familjen.

Vajzat zakonisht angazhohen më shumë se djemtë në punët shtëpiake të tilla si pastrimi, gatimi apo larja e rrobave, ndërsa si vajzat ashtu edhe djemtë angazhohen njëlloj në kujdesin ndaj pjestarëve të familjes.

“Puna formale e fëmijëve shënon 7% të fëmijëve të anketuar, shifër kjo që i përafrohet të dhënave nga Byroja e Cështjeve Ndërkombëtare të Punës në 2020, ku raportohej se 5% e fëmijëve të moshës 5-14 vjeç në Shqipëri punojnë”, citon studimi i World Vision.

Rezultatet e gjetura nga World Vision tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar në Shqipëri vuajnë nga të paktën një formë dhune, si vazjat ashtu dhe djemtë.

“Dhuna verbale/emocionale është më e përhapura (55% e rasteve), ndërsa 25% janë ekspozuar ndaj dhunës fizike”, tregojnë rezultatet e studimit.

“Gjithashtu 24% e fëmijëve të anketuar raportojnë të kenë dëgjuar raste të abuzimeve seksuale në komunitetin e tyre, dhe 26% raportojnë për ngacmime online”, vijojnë gjetjet.

Sipas World Vision, mirëqenia e fëmijëve është thelbësore, prandaj edhe investimi për fuqizimin e nënave, adresimin e problematikave, përfshirë këtu edhe normat e dëmshme sociale, është një parakusht i domosdoshëm për të rritur fëmijë të arsimuar dhe me mirëqënie.

Etiketa: anketimbesimdhunaDhunëgraKodi CivilpaktPiSPunaPunëRaportiSHshqipShqipërishqiptaretë drejtaWorld Vision Albania
Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Borxhi rritet më shpejt se sa ekonomia dhe punësimi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.