AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përzgjidhen me debat 4 anëtarët e bordit të Autoritetit të Dosjeve

Deputetët e Partisë Socialistë votuan 4 nga 7 kandidatët e kualifikuar për anëtarë të bordit drejtues të Autoritetit të Dosjeve, ndërsa deputetët demokratë e kontestuan përzgjedhjen si antiligjore dhe përpjekje për kapjen politike të këtij institucioni.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:01 | 27/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve përzgjodhi me votim të premten kandidatët për Bordin Drejtues të Autoritetit të Dosjeve, duke kaluar me votat e shumicës 4 emra, në një proces votimi që u kontestua nga opozita.

Nga 11 kandidatë, vetëm 6 prej tyre ishin kualifikuar si kandidatë zyrtarë duke marrë mbështetjen me firmat e 28 deputetëve dhe 1 kandidat i ardhur si propozim i kryeministrit. Mazhoranca kaloi 4 emra për votim në seancë plenare, edhe pse bordi përbëhet nga 5 anëtarë.

Deputetët socialistë votuan drejtuesen aktuale të Autoritetit, Gentiana Sula, ish-anëtarin tjetër të bordit, Altin Sula si dhe Albert Nikollën, i propozuar nga kryeministri Edi Rama. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim për këta emra.

Kandidatura e katërt e votuar, Simon Mirakaj vinte si propozim nga shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dhe ishte mbështetur me firma edhe nga deputetët e Partisë Demokratike.

Socialistët votuan kundër Skënder Vrionit, i propozuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut si dhe ndaj Besim Ndregjonit, Gjergj Markut dhe Marcel Hilës.

Opozita e kundërshtoi si antiligjore rrëzimin e kandidaturave të tjera, që sipas tyre i plotësonin kriteret ligjore dhe kontestuan procesin e votimit.

Rrëzimi i Vrionit u cilësua si “pacipësi ligjore” nga Enkelejd Alibeaj, duke shtuar se rrëzimi i të vetmes kandidaturë nga shoqatat e të drejtave të njeriut u bë pa asnjë argument.

“ Ligji e thotë qartë se dy propozime bëhen nga Kuvendi, 1 nga kryeministri, 1 nga shoqatat e të përndjekurve dhe 1 nga shoqatat e mbrojtjes së drejtave të njeriut,” tha Alibeaj.

“Autoriteti duhet të jetë jashtë kthetrave të politikës,” u tha ai kolegëve socialistë duke i akuzuar se “po kërkoni ta rrëmbeni të gjithin, kur më parë ishte raporti 3 me 2”.

Sipas demokratëve, edhe votimi për Ndregjonin u manipulua, pasi fillimisht socialistët nuk morën pjesë në votim, por pasi emri i tij mund të kalonte me votat pro të opozitës, ata ngritën duart kundër.

Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që në nisje që procesi  i përzgjedhjes t’i shërbente qëllimit pse ishte ngritur ai institucion, duke u dhënë më shumë hapësirë emrave që vinin nga kategoria e ish të përndjekurve politikë. “Të mos jenë kandidatura që u japin ju mazhorancën për t’i mbyllur gojën këtij autoriteti dhe për një mandat tjetër,” tha Bylykbashi duke e lidhur këtë me nevojën që ka shoqëria për ndarjen nga e shkuara.

Deputetët u përfshinë në debate politike për pastërtinë e figurës së tyre apo rolin që kanë luajtur grupimet politike në raport me viktimat e komunizmit.

Socialisti Xhemal Qefalia u kërkoi demokratëve të nxjerrin dokumentin e pastërtisë së figurës, që s’kanë pasur lidhje me ish Sigurimin e Shtetit gjatë komunizmit, ndërsa deputetja Dhurata Çupi propozoi që të gjithë deputetëve t’u kërkohej dhe t’u bëhej publike çertifikata e pastërtisë së figurës.

Mandati i Bordit të AIDSSH-së ka përfunduar që në muajin dhjetor dhe pothuaj gjatë gjithë mandatit të parë kishte funksionuar në mungesë të një anëtari pas dorëheqjes së Daut Gumenit në vitin 2018. Kuvendi mbajti disa vite peng kandidaturën e Besim Ndregjonit, propozim i ardhur nga shoqatat e të përndjekurve për këtë bord.

Etiketa: AIDSSHbesimdebatedeputetDhurata ÇupiEdi RamaEmriEnkelejd AlibeajGentiana SulakandidatëtKomisioni parlamentarKomisioni Parlamentar i LigjeveKryeministri Edi RamaKuvendiOerd BylykbashiOpozitaPartisë DemokratikeRamaraportRaportiSHSimon Mirakajviktimat e komunizmitvotimVotimiXhemal Qefalia
I mëparshmi

Gjyqtari Andri Ymeri e nis vetingun me shtyrje të seancës

Tjetri

Florian Bonjaku jep shpjegime për çmimin e shitjes së një apartamenti

Tjetri
Florian Bonjaku jep shpjegime për çmimin e shitjes së një apartamenti

Florian Bonjaku jep shpjegime për çmimin e shitjes së një apartamenti

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.