Elona Alvora, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë do të përballet të martën më 31 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifkimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.
Elona Alvora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku vazhdon ta kryejë detyrën.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elona Alvora nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2009, prokurorja Elona Alvora deklaronte pasuri me vlerë 32 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj kap vlerën e 1.7 milionë lekëve.
E gjithë vlera e pasurisë zotërohet si likujditete bankare.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 7.4 milionë lekë, të cilat burojnë në 99% të tyre nga paga për shkak të funksionit dhe një vlerë e vogël prej mësimdhënies.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al