AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Milionat në infrastrukturë nuk i zgjidhën problemet e sigurisë në rrugët e Durrësit

Infrastruktura rrugore pranë Torrës mesjetare në Durrës ka pësuar ndryshime të dukshme në vitet e fundit, por investimet me vlerë miliona euro, në shëtitoren bregdetare, në sistemin e ujit të pijshëm dhe në projektin “Veliera”, nuk e kanë përmirësuar situatën e trafikut rrugor.  

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë duke kaluar mespërmes rrugës që ndan pjesën historike të Durrësit me shëtitoren bregdetare. Foto: Gëzim Kabashi.

Rreth-rrotullimi pranë Torrës në Durrës me monumentin e Redonit në qendër, ka përreth tij 8 hyrje e dalje mjetesh. Më i rëndësishmi prej tyre është nënkalimi i automjeteve, që mban mbi shpinë tendën e shumëpërfolur metalike të njohur me emrin “Veliera”.

Të tjerat janë rrugica një kalimëshe që nuk lejojnë qarkullimin e më shumë se një autoveture që vjen nga qyteti, apo që shkon drejt portit dhe bregdetit.

Një tjetër rrugicë shkon përmes dy pallateve binjake për në parkimin e ri të autoveturave. Udhëtimi në këto rrugë gjarpëruese i autobusëve turistikë që synojnë bregdetin në verë është një mision gati i pamundur.

Mjetet e mëdha turistike janë të detyruara të kalojnë patjetër nga rruga “Egnatia. Por kjo është zona më intensive e lëvizjes së kalimtarëve në qytetin e Durrësit, ndërsa i mungojnë vendpushimet apo parkimet e autobusëve të shumtë që vizitojnë monumentet historike dhe arkeologjike.

E ndërsa trëndafili rrugor rreth rotondës së Redonit ka zgjidhur pjesërisht trafikun e automjeteve, ai e ka lënë në mëshirë të fatit lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve të shumtë.

Këta të fundit kanë në dispozicion vetëm një palë viza të bardha, rreth 150 metra larg nënkalimit, ndërsa duhet ta zgjidhin si të munden kalimin nga trotuari në trotuar. Këtu këmbësorët ndjehen të pasigurt përballë numrit në rritje të automjeteve gjithfarësh.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah mungesën e investimeve të menduara.  Infrastruktura rrugore pranë Torrës mesjetare në Durrës vitet e fundit ka pësuar ndryshime të dukshme. Aty janë bërë investime disa milionëshe, në shëtitoren bregdetare, në sistemin e ujit të pijshëm dhe në projektin “Veliera”, por asnjë prej tyre nuk e ka përmirësuar situatën e trafikut dhe kalimet që duhet tu shërbejnë këmbësorëve.

Në Durrës, stina e verës e 3-4-fishon numrin e pushuesve vendas dhe të huaj që i drejtohen bregdetit dhe lokaleve të shumtë deri në Currila e më tej në Kallm.

Por zgjidhja ndërtimore që i është dhënë nyjës rrugore, që bashkon bulevardet “Dyrrah”, “Egnatia” dhe “Taulantia” nuk i ka ndihmuar qytetarët që të mbërrijnë më lehtë në bregdet dhe as që të shëtisin të sigurt.

Specialistët sugjerojnë një nënkalim në formën e tunelit, për të ndihmuar këmbësorët dhe lidhur Torrën mesjetare me Shëtitoren. Njëlloj si nënkalimi me ndarëse trafiku për automjetet, do të zgjidhej kështu problem i sigurisë së këmbësorëve të gjitha moshave që duan të vizitojnë Durrësin.

Por kjo nuk është një zgjidhje që duket në horizont. Tani për tani autoritetet ia kanë besuar sigurinë e kalimit në rrugë, njëlloj si në vitet e kaluara forcave të shumta të policisë bashkiake dhe atyre të policisë rrugore që do të vigjilojnë në mes të diellit e do të kujdesen për sigurinë e vizitorëve të rritur dhe fëmijë që zgjedhin këtë pjesë të qytetit bregdetar dhe që u duhet të kalojnë në rrugë të mbi ngarkuara.

Etiketa: bregdetCurrilaDurrësinfrastrukturainvestimeSHSiguriaTaulantiaTorratrafikuturistturisteVelieraviza
Tjetri
Enri Canaj: “Mbulimi i një lufte si ajo e Ukrainës është përgjegjësi”

Enri Canaj: “Mbulimi i një lufte si ajo e Ukrainës është përgjegjësi”

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.