Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Thirrje për bashkëpunim greko-turk për kërcënimin nga peshku tullumbace

Ekspertët thonë se Turqia dhe Greqia duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për kërcënimin në rritje të paraqitur nga speciet detare pushtuese si peshqit tullumbace.

Eleni StamatoukouHamdi Fırat BuyukNgaEleni StamatoukoudheHamdi Fırat Buyuk
14:43 | 01/06/2022
Në Rajoni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Thirrje për bashkëpunim greko-turk për kërcënimin nga peshku tullumbace
Share on FacebookShare on Twitter

Charalambos Tzarakis nuk po i besonte syve kur ngriti rrjetat e tij të peshkimit nga ujërat e Egjeut jashtë Kretës në fund të marsit dhe pa se aty kishte më shumë se 300 kilogramë Lagocephalus, një specie helmuese, pushtuese e njohur më mirë si peshku tullumbace ose peshku top.

I gjendur zakonisht në ujërat tropikale të oqeaneve Indiane, Paqësorit dhe Detit të Kuq, ndryshimet klimatike kanë bërë që peshqit tullumbace që shumohen shpejt të shkojnë drejt veriut në ujërat turke dhe greke, pjesë e shtimit të specieve të huaja që ekspertët thonë se kërcënojnë jetën detare dhe mjetet e jetesës së peshkatarëve.

“Lagocephalus është një makth”, tha Tzarakis, president i Peshkatarëve Profesionistë të Ierapetrës. “Kam 55 vjet që punoj në det, që kur isha fëmijë i vogël, por nuk e kemi përjetuar kurrë këtë lloj situate që kemi kaluar vitet e fundit.”

Në anën tjetër të Egjeut, peshkatari turk Volkan Umutcan Deniz nga qyteti turistik i Cesmes, në perëndim të Izmirit, tha se deti ishte “plot” me grabitqarin Lagocephalus.

“Aktualisht, gjej 2-3 peshq tullumbace në rrjetat e mia çdo muaj”, tha ai për BIRN. “Ky peshk shkatërron gjithçka; ha të gjitha llojet e gjallesave të detit dhe peshqve të tjerë, si krapi i kuq dhe i zi, të cilët janë ekonomikisht të rëndësishëm.”

Charalambos u pajtua me këtë. “Ky peshk është një fatkeqësi e madhe. Dje hodhëm rrjetat në det dhe ata i grisën. Rrimë dy ditë duke qepur rrjetat dhe të nesërmen ato shkatërrohen prapë.”

Ekspertët thonë se kjo është një lloj krize që kërkon që Greqia dhe Turqia të lënë mënjanë mosmarrëveshjet tradicionale dhe të ndjekin një strategji të përbashkët për të mbrojtur ujërat e tyre.

Speciet e huaja dhe pushtuese shtohen ndjeshëm

Foto: Qendra Helene për Kërkimet Detare, HCMR.

Midis 2001 dhe 2021, numri i llojeve të peshqve “ekzotik” në Egje u rrit.

“Në ujërat turke dhe greke, numri i peshqve të huaj pothuajse u trefishua, duke kaluar nga 33 në 88 lloje, shumica e tyre disa karakter pushtues”, tha Paula Moschella, drejtuese e Biodiversitetit dhe Ruajtjes Detare në Meditearrenan Science Comission, CIESM, në Monako.

Sipas CIESM, në vitin 2011 popullsia në rritje e Lagocephalus i kushtoi industrisë turke të peshkimit dy milionë euro rrjeta dhe pajisje të dëmtuara dhe ulje të sasisë së peshkimit. Kjo shifër u rrit në 4.5 milionë euro në vitin 2016.

Aktualisht e përqendruar rreth Egjeut jugor dhe Kretës, popullsia po përhapet.

“Ai po përhapet ngadalë dhe do të përhapet edhe në zona të tjera”, tha Panagiota Peristeraki, një biologe dhe iktiologe në Qendrën Shtetërore Helene për Kërkimet Detare, HCMR.

Sipas një studimi të HCMR, vetëm rreth Kretës, Lagocephalus i kushton çdo anije peshkimi rreth 4500 euro në vit fitime të humbura.

“Ndryshimet klimatike, ndërhyrja e njerëzve dhe peshkimi i tepërt kanë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin dhe shfaqjen e specieve të huaja dhe pushtuese në detin Egje”, tha Anastasia Miliou, një hidrobiologe dhe drejtoreshë kërkimore në Archipelagos, një organizatë jofitimprurëse greke që punon për mbrojtjen e biodiversitetit.

Përveç Lagocephalus, një popullatë në rritje e peshkut luan po shkakton gjithashtu probleme, duke konsumuar specie përgjatë zonave bregdetare shkëmbore. “Tashmë ai po përhapet në zona të tjera”, tha Peristeraki. “Ai ka arritur në Korfuz dhe në Mesdheun qendror pasi vezët e tij i kanë marrë rrymat.”

Det i përbashkët, probleme të përbashkëta

Foto: Qendra Helene për Kërkimet Detare, HCMR.

Nëpërmjet CIESM, shkencëtarët grekë dhe turq po bashkëpunojnë me kolegë francezë dhe italianë për të monitoruar speciet pushtuese në ujërat e tyre. Por ekspertët thonë se ata duhet të bëjnë më shumë.

“Deti Mesdhe nuk ka kufij”, tha Moschella nga CIESM. Programet dypalëshe midis Greqisë dhe Turqisë mund të trajtojnë çështje specifike si zbutja dhe menaxhimi i ndikimeve të peshqve pushues.

Miliou, nga Arkipelagu, tha për BIRN: “Po flasim për një det të përbashkët, i cili nuk ka asnjë shpresë për t’u mbrojtur nëse nuk ka bashkëpunim kuptimplotë dhe efikas. Sigurisht që mund të bëjmë shumë më tepër dhe jemi të hapur ndaj nismave të reja për të studiuar dhe mbrojtur këtë det të përbashkët.”

Gokce Sencan, një studiuese e politikave të ujit dhe klimës me bazë në Kaliforni, i kërkoi Ankarasë dhe Athinës të zhvillojnë një kuadër të përbashkët për të rregulluar peshkimin dhe për të ulur ndotjen.

“Ndryshimet klimatike janë një kërcënim masiv për shëndetin e Detit Mesdhe në tërësi, i cili konsiderohet një pikë e nxehtë klimatike”, tha Sencan. “Greqia dhe Turqia duhet të bashkëpunojnë për zbutjen dhe të përgatiten për ndikimet e pritshme të ndryshimeve klimatike në Detin Egje.”

“Është jetike të caktohet një politikë e përbashkët sepse ne ndajmë të njëjtin det dhe të dyja palët do ta ndjejnë çdo dëm”, tha Sencan për BIRN. “Unë jam një mbrojtëse e fortë e diplomacisë klimatike dhe shoh një mundësi këtu që të dy vendet të hapin rrugë të reja për dialog dhe bashkëpunim dhe të forcojnë marrëdhëniet e tyre fqinjësore.”

BIRN kontaktoi ministritë përgjegjëse në Greqi dhe Turqi – Ministrinë Greke të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit dhe Ministrinë Turke të Bujqësisë dhe Pylltarisë – por nuk mori asnjë përgjigje.

Peshkatarët pesimistë

Foto: Qendra Helene për Kërkimet Detare, HCMR.

Deri më tani, përpjekjet zyrtare kanë qenë të kufizuara.

Aktualisht, Ministria Turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë u ofron peshkatarëve pesë lira, ose 30 cent euro, për çdo peshk tullumbace që vrasin. Qeveria ka diskutuar gjithashtu mundësinë e përdorimit të helmit të peshkut në trajtimin e kancerit dhe në prodhimin e tekstilit.

Në Greqi, HCMR ka mbrojtur konsumimin e specieve pushtuese të ngrënshme dhe mbështetjen e peshkatarëve të prekur nga popullatat helmuese të Lagocephalus.

“Peshkimi bregdetar është tashmë në rënie në Greqi”, tha Peristeraki. “Peshkimi në bregdet është më ekologjik dhe peshkatarët kanë nevojë për mbështetje, sepse në zonat ku janë Lagocephalus, njerëzit vuajnë. Kushtet janë të vështira dhe tani, me këtë, janë bërë edhe më keq.”

Por të dyja anët e Egjeut, Charalambos dhe Deniz janë pesimistë.

“Nuk ka asnjë peshkatar nën 40 vjeç këtu në Ierapetra”, tha Charalambos. “Të rinjtë nuk dalin më në det. Nuk ka subvencione publike, vetëm për makineri. I kemi futur fëmijët tanë në këtë profesion dhe jemi penduar për këtë.”

Deniz tha për BIRN: “Unë nuk mendoj se qeveritë mund të kontrollojnë numrin në rritje të peshqve tullumbace. Pasi ai mbërrin, është tepër vonë. Vrasja e tyre nuk mund t’i ndalojë sepse ky peshk i veçantë shumohet shumë shpejt dhe është shumë i fortë.”

Tjetri
SPAK heton për shpërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”

SPAK heton për shpërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Thirrje për bashkëpunim greko-turk për kërcënimin nga peshku tullumbace

Thirrje për bashkëpunim greko-turk për kërcënimin nga peshku tullumbace

14:43 | 01/06/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

14:51 | 10/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.