AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Eriselda Bala

Vendimi i arsyetuar tregon se dy anëtare të trupës krijuan bindjen se prokurorja Bala kishte paraqitur një situatë të rreme të pagesës së një apartamenti me vlerë 48 mijë euro, ndërsa komisionerja në pakicë e konsideron hipotetik vlerësimin e shumicës dhe çmon se subjekti duhej të ishte konfirmuar në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:45 | 06/06/2022
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Eriselda Bala pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash më 7 prill 2022 të largojë nga detyra prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala për problemet në kriterin pasurisë. Ndërkohë, Bala u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Shumica e përbërë nga kryesuesja Suela Zhegu dhe anëtarja Firdes Shuli arritën në përfundimin se prokurorja Bala kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe rezultoi me balancë negative financiare në blerjen e një apartamenti. Bekteshi në pakicë e kundërshton shkarkimin, duke çmuar se Bala kishte arritur nivel të besueshëm edhe në kriterin e pasurisë.

Eriselda Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vlerësimi ndryshe për pasurinë

Sipas vendimit të arsyetuar, shumica e Komisionit konkludon se prokurorja Bala nuk ka pasur mundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 91.09 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 48 mijë euro, si dhe ka kryer deklarime të rremë për burimet e krijimit.

Pamundësia financiare e krijimit të kësaj pasurie ka ardhur si rrjedhojë e vlerësimit të burimeve që kanë shërbyer për shlyerjen e çmimit 48 mijë euro dhe kohën kur janë kryer pagesat. Shumica ka konstatuar deklarime dhe shpjegime kontradiktore lidhur me mënyrën e shlyerjes së çmimit të apartamentit, që kundërshtohen nga Bekteshi në pakicë.

Në kontratën e porosisë së vitit 2012 është parashikuar se kësti i parë në shumën 8000 euro do të likujdohet menjëherë me firmosjen e kontratës; kësti i dytë 39 mijë euro në momentin e dorëzimit të çelësave dhe kësti i tretë 1000 euro me nënshkrimin e kontratës së shitjes së apartmentit. Ndërsa në kontratën e shitjes të vitit 2015 parashikohet se vlera e apartamentit 48 mijë euro është likujduar nga ana e blerësit në favor të shitësit në llogarinë bankare të këtij të fundit.

Ndërkohë, nga korrespondenca e Komisionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave janë konstatuar raportime për dy transaksione të kryera në emër të subjektit të rivlerësimit në qershor të vitit 2012, konkretisht dy depozitime cash në vlerat 33 mijë e 150 euro dhe 14 mijë e 850 euro, për llogari të shoqërisë ndërtuese, me burim kursime familjare, njëra prej të cilave me përshkrimin“për blerje apartamenti”.

Sipas shumicës, subjekti ka paraqitur tjetër version për shlyerjen e çmimit të apartamentit duke pretenduar se ka paguar në  maj të vitit 2012 shumën 8 mijë euro; 39 mijë euro në korrik të atij viti dhe 1000 euro në janar të 2015-ës.

Në lidhje me pagesat e kryera në qershor të vitit 2012, Bala është shprehur se është vendosur në dijeni vetëm gjatë hetimit administrativ, në janar të vitit 2022. Ajo ka theksuar se ky veprim nuk është kryer nga ana e saj dhe se dokumentacioni për dy transaksionet bankare ishte i falsifikuar.

Për këtë situatë, shoqëria ndërtuese ka shpjeguar se është kryer pagesë nga ana e një punonjësi të saj, përpara depozitimit nga pala blerëse sipas kësteve të parashikuara në kontratën e sipërmarrjes, si pasojë e një lapsusi nga ngarkesa e madhe e punës. Në vijim, një parfaqësuese e shoqërisë ka deklaruar në KPK se ata janë njoftuar nga klienti që nuk e kishte të mundur që ta kryente pagesën në muajin qershor dhe likuidimin do ta bënte më vonë. Sipas saj, në kushte të tilla kishin injektuar fondet e administratorit dhe të xhiros së biznesit në llogari.

Ajo ka shtuar se për efekt të operacioneve të shoqërisë, janë detyruar ta kryenin këtë likuidim përpara se të bëhej fizikisht nga pala blerëse. Komisioni vëren se shoqëria nuk ka paraqitur raste të tjera të kësaj praktike.

Shumica ka krijuar bindjen se çmimi i blerjes së apartamentit është likujduar kur janë kryer transfertat bankare 48 mijë euro prej punonjësit të shoqërisë dhe jo sipas pretendimeve të subjektit. Në vendim theksohet se ky fakt ndikon analizën financiare përfundimtare të kryer me qëllim vërtetimin e blerjes së pasurisë me të ardhura të ligjshme.

Shumica rendit provat dhe argumentet ku është bazuar për të arritur në këtë përfundim. Sipas KPK, kontrata e porosisë dhe e shitjes mbështesin konkluzionin se likujdimi i apartamentit është kryer me pagesën në bankë të shumës 48 mijë euro, nga punonjësi i shoqërisë në qershor të vitit 2012.

Konkretisht, ka rezultuar se në kontratën e sipërmarrjes të datës 15 maj 2012 përcaktohet se çmimi i shitjes do të likuidohej brenda muajit qershor të vitit 2012 dhe se likuidimi do të bëhej në rrugë bankare në llogari të shoqërisë ndërtimore. Sipas shumicës, edhe kontrata e shitjes e janarit 2015 vërteton se çmimi i shitjes së pasurisë është likuiduar nga blerësit në favor të shitësit në llogarinë bankare të këtij të fundit.

KPK vëren se dy transfertat bankare të datës 8 qershor 2012 në shumat 33 mijë e 150 euro dhe 14 mijë e 850 euro me përshkrim veprimi “Eriselda Bala, derdhje në llogari të shoqërisë ‘***’ sh.p.k. për këst blerjeje apartamenti” vërtetojnë kalimin në llogarinë bankare të shoqërisë ndërtuese të shumës 48 mijë euro që përkon me çmimin e shitjes së parashikuar në kontratën e sipërmarrjes dhe atë të shitjes, si dhe me mënyrën e likuidimit të çmimit të shitjes, parashikuar në të dyja këto kontrata.

Ndërkohë, vlerësohet se nuk qëndron pretendimi i subjektit për shlyerjen e çmimit të shitjes me tri këste dhe jo në rrugë bankare. “…kontrata e sipërmarrjes me datë 12.5.2012, nuk vërteton likuidimin e shumës 8.000 euro në këtë datë, ndërsa shkresat e titulluara mandate-arkëtimi me data 23.7.2012 dhe 5.1.2015, paraqitur nga subjekti vetëm gjatë hetimit administrativ, nuk përbëjnë prova shkresore që vërtetojnë likuidimin cash të shumës 40.000 euro në këto data dhe, për më tepër këto akte shkresore nuk konkurrojnë me provat shkresore të sipërpërmendura,” konkludon shumica.

Përveç kësaj, përpilimi i këtyre shkresave vlerësohet nga Komisioni si një përpjekje e shoqërisë për të justifikuar pretendimet e subjektit. Një tjetër argument është mungesa e një kallëzimi penal ndaj shoqërisë ndërtuese nga subjekti.

Komisioni ka kryer analizën financiare për kryerjen e pagesës së çmimit të apartamentit në qershor të 2012-ës, prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 5 milionë e 674 mijë lekë. Në vendim thuhet se në këtë analizë nuk janë marrë në konsideratë të ardhurat nga burimet e deklaruara nga subjekti pas datës 8 qershor 2012, kur janë kryer dy transfertat bankare.

Shumica çmon se deklarimet e subjektit në lidhje me burimet e krijimit të apartamentit janë jo vetëm të pasakta, por edhe të rreme. “Nga Komisioni çmohet se mungesa e deklarimeve në lidhje me transaksionet bankare të kryera më 8.6.2012 ka qenë pikërisht për shkak se subjekti nuk ka justifikuar me të ardhura të ligjshme shumën 48.000 euro, paguar në këtë datë dhe për më tepër, subjekti ka qenë plotësisht e ndërgjegjshme që dy transfertat nuk janë kryer prej saj,” vërejnë Zhegu dhe Shuli.

Ndryshe nga shumica, Bekteshi vlerëson se Bala ka qenë konseguente në qëndrimet e saj dhe se ka deklaruar po të njëjtën vlerë për apartamentin në shumën 48 mijë euro.

Bekteshi vëren se subjekti ka kryer kallëzim penal për falsifikimin e nënshkrimit të saj në pagesat e kryera në bankë në qershor të vitit 2012 dhe se nuk qëndron konstatimi i shumicës se Bala nuk ka kryer kallëzim edhe në adresë të shoqërisë ndërtuese.

“Nuk mund të penalizojmë subjektin e rivlerësimit për veprime dhe administrim të brendshëm të shoqërisë ndërtimore,” shprehet Bekteshi dhe shton se keqinterpretohet fakti se shpesh herë kompanitë hyjnë në marrëdhënie huamarrjeje të përkohshme me ortakët e tyre për zgjidhje të shpejta likuiditeti, por se kjo “nuk mund t’i vishet subjektit”.

“Vlerësoj se argumentet e shumicës janë jobindëse, nuk bazohen në prova, por mbështeten në veprime dukshëm të kryera në mënyrë jokorrekte nga banka, jo në përputhje me ligjin, që cenojnë besueshmërinë e saj, por nga ana tjetër mendoj se nuk mund dhe nuk duhet të rëndojnë pozitën e subjektit,” thekson Bekteshi dhe shton se probleme të së njëjtës natyrë shfaqen me të njëjtën bankë edhe në dy raste të tjera të hetimit administrativ të subjekteve të rivlerësimit.

Bekteshi arrin në konkluzionin se nuk ka qenë Bala që ka depozituar shumën 48 mijë euro në llogari të shoqërisë në qershor të vitit 2012. Këtë përfundim ajo e bazon dhe në faktin se ashtu si ka deklaruar subjekti, ajo ka depozituar për llogari të shoqërisë ndërtuese shumën 8000 euro në muajin maj të vitit 2012 dhe 1000 euro në janar të 2015-ës. Sipas saj, këto pagesa mbështesin deklarimet e subjektit për pagesën e këstit 39 mijë euro në korrik të vitit 2012 dhe e cilëson hipotetik vlerësimin e shumicës.

Bekteshi shprehet se vlerësimi i saj përforcohet edhe me faktin se subjekti dhe shoqëria kanë mbajtur procesverbal për marrjen në dorëzim të çelësave të apartamentit pas pagesës së këstit 39 mijë euro në korrik të vitit 2012, si dhe fillimin e faturimeve të energjisë elektrike prej muajit shtator e në vijim. Por, shumica ngre dyshime se procesverbali është përpiluar për efekt të procesit të rivlerësimit, pasi nuk rezulton të jetë përmendur më parë apo të jetë pjesë e kontratës së shitjes.

Duke e kryer analizën financiare bazuar në deklarimet e subjektit, Bekteshi konkludon se Bala ka pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme për blerjen e apartamentit dhe se duhej të ishte konfirmuar në detyrë.

 

Etiketa: AnalizëblerjeEriselda BalaEuroFirdes ShuliGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPogradecProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëPunëSHshtatorSuela ZheguTiranëVendim
I mëparshmi

Përse harrojmë që edhe banorët e plazhit në Durrës duhet të pushojnë

Tjetri

Filmi i vlerësuar ndërkombëtarisht për Srebrenicën s’lejohet të shfaqet në ekranet serbe

Tjetri
Filmi i vlerësuar ndërkombëtarisht për Srebrenicën s’lejohet të shfaqet në ekranet serbe

Filmi i vlerësuar ndërkombëtarisht për Srebrenicën s’lejohet të shfaqet në ekranet serbe

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.