AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse harrojmë që edhe banorët e plazhit në Durrës duhet të pushojnë

Në Durrës mungojnë plazhet publike dhe banorët nuk kanë ku të vendosin çadrën.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ajrore e çadrave dhe disa pushuesve duke marrë rreze dielli në shezllone në plazhin e Durrësit, | Foto : LSA

Në plazhin e Durrësit çadrat dhe shezlonet kanë zënë të gjithë gjatësinë e bregdetit.

Megjithëse jemi ende në ditët e para të sezonit veror, bizneset private që duhet të jenë pajisur tashmë me liçensën e shfrytëzimit nuk kanë lënë asnjë hapësirë boshe mes njera tjetrës.

Madje shpesh herë nuk gjen as një shteg kalimi nga lokalet drejt bregut.

Ata që e vuajnë më shumë situatën e krijuar prej vitesh janë banorët e plazhit, të cilëve u duhet të paguajnë faturën ditore të çadrës, njëlloj si turistët.

“Tani jemi mësuar dhe kërkojmë ndonjë zgjidhje me pak para,” thotë Vasilika, një banore e hershme e lagjes plazhit, e cila tani që është pensioniste ka më shumë kohë për të pushuar pranë detit.

Para 10-12 vjetësh, zonja që banon prej 45 vitesh në plazh nuk u ka besuar veshëve, kur një punonjës i ka kërkuar ta largojë çadrën e saj nga territori i plazhit.

Për të pushuar vetëm 250 metra larg shtëpisë së saj, Vasilikës i duhet të paguajë 300-500 lek të rinj në ditë.

Por ajo e ka të pamundur që të shpenzojë rreth 10 mijë lek të rinj në muaj vetëm për çadrën.

“Vij në plazh, pasi duhet të sjell edhe fëmijët e djalit,” shprehet ajo.

Po si ia bën për ti shpëtuar pagesës së kripur?

“Ja, përpiqem të miqësohem me të rinjtë që punësohen pranë çadrave, të cilët mbyllin një sy kur na shohin në plazhin privat,” tha për BIRN zonja Vasilika.

Në fillim të këtij viti Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpalli hartën e bregdetit shqiptar me 1359 parcela plazhi në dispozicion të subjekteve private, hotele e restorante, që kanë biznese në vijën e parë të godinave.

Por, as Ministria dhe as bashkia e Durrësit nuk folën për plazhe publike pa pagesë, në ndihmë të pushuesve me banim në plazh apo kudo qoftë.

Qytetarëve, që paguajnë taksat u duhet të nxjerrin nga xhepi para edhe për pushimin poshtë çadrave private.

Institucionet zyrtare nuk kanë parashikuar asgjë për ta.

“Dy vitet e kaluara, ndoshta për shkak të pandemisë kishte dy plazhe publike edhe në “Hekurudha”, kurse këtë verë duket se do të kruajmë xhepat për çadrat e privatëve,” vijoi Vasilika.

Ndoshta, pamja e qytetit bregdetar, jo vetëm në plazhin tradicional, por edhe pranë pallateve të rinj në Durrës në këtë fillim sezoni, flet më mirë se çdo deklaratë publike.

Nga sektori “Teuta” e deri në “Iliria”, në një gjatësi prej gati 2 km, e po ashtu deri në Currila, sot ka mbetur vetëm një kuadrat i lirë ku mund të ngulësh çadrën tënde personale, diku në “Apollonia”, por askush nuk e di se sa do të zgjasë ky oaz pa pagesë.

Etiketa: BanorëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNCurrilaDurrësHekurudhaHoteleMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitParaparcelaPiSplazhplazhe publikePunëSHTaksatturist
Tjetri
Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Eriselda Bala

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.