AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zjarri në Sazan, Peleshi pranon problemet e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar”

Ndërsa emergjenca e shkaktuar nga zjarri në ishullin e Sazanit e ktheu sërish vëmendjen te mungesa e flotës së helikopterëve “Cougar”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i tha BIRN se disa nga kontratat e mirëmbajtjes së tyre ishin “nonperforming”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:47 | 06/06/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e Armatosura gjatë operacionit të shuarjes së zjarreve në gusht të vitit 2021. Foto: Jerola Ziaj.

Në ditën e tretë të përhapjes së vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes fluturoi mbi ishull për të bërë atë që kryeministri Edi Rama e quajti “Rikonjicion nga ajri”.

Në terren, dhjetra ushtarakë, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Agjencisë së Bregdetit po përballen me flakët të pajisur me lopata dhe fikëse zjarri dore, ndërsa aksioni vështirësohet nga shpërthimi i vazhdueshëm i municioneve.

Një video e helikopterit me kreun e emergjencave civile, Haki Çako në bord u postua në faqen në Facebook të kryeministrit, si një përgjigje ndaj kritikave për mungesën e një ndërhyrjeje nga ajri për vënien në kontroll të flakëve në ishullin e Sazanit.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes këmbëngul se ndërhyrja nga ajri nuk është e nevojshme.

“Ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre,” tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ministri Peleshi e përforcoi mesazhin në një bisedë telefonike me BIRN.

“Për shkak të humusit që digjet nga brenda, hedhja e ujit nga ajri nuk është sipas ekspertëve një zgjidhje për situatën në Sazan,” tha ministri.

“Nuk është se nuk kemi gatishmëri,” shtoi ai, ndërsa tha se nuk do të përdorte helikopter “për të kënaqur Saliun”.

Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Në bisedën telefonike me BIRN, ministri Peleshi i pranoi pjesërisht problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar”, të cilët mund të përdoreshin në këto raste.

“Disa nga kontratat janë nonperforming,” tha Peleshi, duke veçuar si “më skandaloze” rastin e helikopterit që bëri ulje të detyruar në Itali më 29 korrik 2019.

“Mund të ishin bërë kontrata më të mira, nuk kemi asgjë për të fshehur,” shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se Shqipëria kishte “një flotë modeste” dhe theksoi se vendi do t’i kërkonte ndihmë Mekanizmit të Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, siç ishte bërë edhe me emergjencën e shkaktuar nga zjarret vitin e kaluar.

Peleshi tha se këtë mekanizëm e përdornin edhe vende që kanë një buxhet mbrojtjeje “pothuaj sa GDP-ja jonë”.

Më herët, kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat se vendi nuk kishte gatishmëri për të ndërhyrë ndaj zjarreve nga ajri dhe e relativizoi problemin me situata të ngjashme në Athinë, Turqi apo Spanjë.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë,” shkroi Rama.

 

Etiketa: Bashkimit EuropianBIRNCougarEdi RamaEmergjencat CivileFacebookHaki ÇakoHelikopterët CougarItaliKryeministri Edi RamaMinistria e MbrojtjesNiko PeleshiRamaSazanshqipShqipëriaTokaTurqiTurqiauljevideo
I mëparshmi

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Tjetri

Komisioni i Shëndetësisë miraton huanë 25 milionë euro për spitalet rajonale

Tjetri

Komisioni i Shëndetësisë miraton huanë 25 milionë euro për spitalet rajonale

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.