AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni i Shëndetësisë miraton huanë 25 milionë euro për spitalet rajonale

Qeveria do të marrë 25 milionë euro kredi për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, dixhitalizimit të informacionit dhe pajisjet e reja mjekësore, por opozita kontestoi marrjen e borxheve të reja pa analizuar më parë se si janë zbatuar kreditë e mëparshme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:29 | 06/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Foto: Xhemali Moku/BIRN.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë” u miratua të hënën në komisionin parlamentar për Shëndetësinë me kontestimet e opozitës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi objektivat e kësaj huaje, ku pjesën kryesore e zë përmirësimi i infrastrukturës dhe dixhitalizimi i informacionit shëndetësor. “Ndahet në tre komponentë; e përmirësimit të infrastrukturës; e përmirësimit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe në komponentin e tretë monitorim, vlerësim, menaxhimin e projekteve dhe asistencës teknike,” tha Manastirliu.

Konkretisht infrastruktura do të përfshijë disa spitale sipas ministres, si; rehabilitimin e spitalit të Kardiokirurgjisë, spitalit të Djegie-Plastikës, Spitalit Psikiatrik dhe rehabilitimi i spitalit të Lezhës e Krujës.

Në relacionin shoqërues të marrëveshjes, argumentimi i kredisë lidhej me pasojat e tërmetit të vitit 2019 dhe si pjesë e strategjisë kombëtare për 2021-2030 për shëndetësinë.

Ministrja e cilësoi një kredi shtesë për realizimin e objektivave të projektit mëmë 32.1 milionë euro që është në zbatim me Bankën Botërore.

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i kërkoi ministres që të bëhej një analizë e zbatimit të kredisë sipas projekteve konkrete për spitalet.

Ndërsa deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cilësoi shumë të përgjithshme objektivat për një kredi të tillë. “Këto objektiva nuk zgjidhen me 25 milionë euro,” tha ai, ndërsa kërkoi nga ministria një analizë të detajuar se si janë realizuar objektivat e kredisë së parë.

“Si mund të miratojmë një kredi të re pa ditur se si janë realizuar objektivat e kredisë së parë që kemi marrë për të njëjtin projekt,” tha ai.

 

Etiketa: EuroinfrastrukturakrediKrujëLezhëLSIOgerta ManastirliuPDPetrit VasiliProjektligjiSHshqipspitaletSpitalet rajonaleTritan Shehuzhvillim
I mëparshmi

Zjarri në Sazan, Peleshi pranon problemet e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar”

Tjetri

Përse harrojmë që edhe banorët e plazhit në Durrës duhet të pushojnë

Tjetri
Turistët serbë fillojnë të zëvendësojnë kosovarët në plazhin e Durrësit

Përse harrojmë që edhe banorët e plazhit në Durrës duhet të pushojnë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.