AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj

Komisioneri Publik Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit në parashtrime shkarkimin e prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, që u kundërshtua nga përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit e cila e cilësoi ankimin të padrejtë dhe të bazuar në “një këndvështrim tjetër” të fakteve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ludovik Dodaj më KPA | Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën me parashtrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa lidhur me ankimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj, si dhe me kërkesën e tij për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit për probleme të pasurisë.

Prokurori Dodaj i paraqiti parashtrimet e tij nëpërmjet përfaqësuesues ligjore, avokates Blerina Dodaj, e cila e konsideroi të padrejtë dhe të pabazuar ankimin, duke theksuar se ishte bazuar në të njëjtat fakte të evidentuara gjatë hetimit në Komision, por parë në një këndvështrim tjetër.

Dodaj paraqiti në fillim të seancës kërkesë për administrimin e disa provave, që sipas saj janë në funksion të shkaqeve të ankimit. Ajo kërkoi riçelje të pjesshme të hetimit gjyqësor për të verifikuar këtë shkak, kërkesë që u pranua nga Kolegji.

Prokurori Ludovik Dodaj arriti të kalojë me lehtësi vetingun në KPK më 8 qershor të vitit 2020, por komisioneri Florian Ballhysa apeloi vendimin duke argumentuar se Dodaj nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij të patundshme si dhe kursimet cash me një diferencë negative totale prej 3.1 milionë lekësh.

Shkaqet për pasurinë

Ndryshe nga KPK, Ballhysa vlerëson se prokurori Dodaj nuk ka arritur të vërtetojë një pjesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108.48 m2 në Durrës.

Në analizën financiare për këtë pasuri, Komisioni ka konkluduar pamundësi vetëm në vitin 2008, por është konsideruar e pamjaftueshme për penalizimin e subjektit të rivlerësimit. Ndërsa Komisioneri Publik nuk ndan të njëjtin qëndrim lidhur me mundësinë financiare të subjektit për të mbuluar me burime të ligjshme pagesat e kryera në vitet 2006, 2008 dhe 2009.

Për pagesën e këstit të parë 25 mijë euro në vitin 2006, Dodaj ka deklaruar si burim të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Shkodër në vlerën 1.9 milionë lekë, 300 mijë lekë nga shitja e pajsijeve të banesës dhe kursimet ndër vite.

Ballhysa vlerëson se nuk është vërtetuar përfitimi i shumës 300 mijë lekë nga shitja e pajisjeve të banesës, si dhe nuk është deklaruar ky burim në vitin 2003. Për këto arsye kërkon moskonsiderimin e shumës 300 mijë lekë në analizë.

Ai vëren se KPK ka kryer analizë të plotë vjetore për vitin 2006 dhe ka konkluduar se subjekti ka pasur burime për pagesën e këstit të parë duke përfshirë vlerën 2.2 milionë lekë të deklaruar si kursim në vitin 2003, pavarësisht njohjes ose jo të shumës 300 mijë lekë nga shitja e pajisjeve të shtëpisë.

Në vijim, Komisioneri konstaton se gjatë periudhës 2003-2006, subjekti nuk ka deklaruar krijimin dhe posedimin e kursimeve të tjera, si dhe ka çelur një depozitë në vitin 2005 në shumën 7000 USD, por pa e referuar burimin e krijimit.

Ballhysa vlerëson se në analizën financiare për pagesën e këstit të parë duhet të konsiderohen vetëm shuma 1.9 milione lekë e përfituar nga shitja e apartamentit dhe ato të tërhequra nga llogaritë bankare të subjektit dhe personave të lidhur deri në gusht të vitit 2006 kur është kryer shlyerja e vlerës 25 mijë euro. Për rrjedhojë, sipas Komisionerit rezulton balancë negative në shumën 463 mijë lekë për pagesën e këstit të parë.

Për balancën negative 358 mijë lekë të konstatuar nga KPK për pagesën e këstit të tretë në shumën 4000 euro në vitin 2008, Ballhysa kërkon që të kjo diferencë t’i shtohet mungesës së përgjithshme financiare.

Komisioneri e kundërshton Komisionin edhe në analizën e mundësisë financiare të kunatit të subjektit për dhënien e huasë në shumën 8000 euro në vitin 2009 nga puna në Greqi, që është deklaruar se ka shërbyer për shlyerjen e parakohshme të kredisë dhe për pagesën e këstit të katërt 4000 euro.

KPK ka arsyetuar se Dodaj për të provuar burimet e ligjshme të huadhënësit nga puna në emigracion ka depozituar dokumentet për likuidimin e taksës mbi të ardhurat për periudhën 2005-2014, ku nga përllogaritja janë vlerësuar në shumën 54 mijë e 413 euro, që janë konsideruar të mjaftueshme.

Sipas Ballhysës, Komisioni nuk ka përfshirë në analizë shpenzimet e jetesës së familjes së huadhënësit. Ai konstaton se shlyerja e kredisë është kryer në shkurt të vitit 2009 dhe vlerëson se të ardhurat e familjes së kunatit të subjektit për periudhën 2005-2008 janë në shumën 42 mijë euro që i konsideron të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe për dhënien e huasë.

Komisioneri konkludon se Dodaj gjendet në pamundësi financiare në shumën 1 milion lekë për shlyrjen e parakohshme të kredisë në shkurt të vitit 2009 dhe pagesën e këstit të katërt po atë vit. Në përfundim Ballhysa çmon se Dodaj gjendet në pamundësi totale në vlerën 1.8 milionë lekë për pagesën e çmimit të apartamentit.

Përfaqësuesja ligjore e prokurorit Dodaj i kundërshtoi parashtrimet e komisionerit për burimet e apartamentit. “Për blerjen e apartamentit kanë shërbyer 65% kursime nga të ardhurat e subjektit të rivlerësimit, ndërsa 35% janë mbuluar nga shitja e apartamentit në Shkodër që është përfituar nëpërmjet privatizimit.

Avokatja Blerina Dodaj konstatoi se subjekti ka 39 vite që punon. Ajo theksoi se Dodaj ka deklaruar gjendje cash në vitin 2003 në shumën 2.2 milionë lekë nga shitja e banesës ku përfhsihen dhe ato nga shitja e pajisjeve. “Shuma e përfituar nga shitja e pajisjeve është marrë në të njëjtën kohë kur është shitur apartamenti, pasi shitja është bërë bashkë”, sqaroi Dodaj dhe shtoi se në deklaratën “veting” ishte saktësuar burimi i shumës 300 mijë lekë, duke u korrigjuar deklarata e vitit 2003.

Dodaj e cilësoi anashkalim ligjor nga ana e Komisionerit moskonsiderimin e deklaratës “veting” në analizën e burimeve të apartamentit. Sipas saj, deklarimet e subjektit janë të sinqerta dhe të mbështetura në prova, e për rrjedhojë nuk ka shkaqe për shkarkim.

“Komisioneri Publik duke u bazuar vetëm në deklaratën e vitit 2003, i është larguar të vërtetës”, deklaroi Dodaj dhe solli në vëmendje jurispudencën e Kolegjit për raste të ngjashme. Sipas saj, referencat e jurispudencës së KPA-së të sjella në vëmendje nga Komisioneri nuk trajtojnë situata të ngjashme me ato të subjektit të rivlerësimit.

Në vijim Dodaj kërkoi që të mos konsiderohen pretendimet e Ballhysës për mosdeklarimin e shtesave të kursimeve gjatë periudhës 2003-2006. “Diferenca negative e konstatuar nga Komisioneri Publik zëvendësohet nga mundësia e kursimit në vitet 2004 dhe 2005”, argumentoi Dodaj dhe shpjegoi se çdo e ardhur e atyre viteve ka shërbyer për blerjen e apartamentit, pasi nuk rezulton se subjekti të ketë kryer shpenzime apo investime të tjera.

Sipas saj, në deklaratën e kohës nuk ka pasur seksion për burimet e krijimit dhe se nuk qëndron pretendimi i komisionerit për mosdeklarim të burimit të depozitës në shumën 7000 USD.

Dodaj këmbënguli se subjekti ka pasur mundësi për krijimin e gjendjes cash 2.2 milionë lekë në vitin 2003 si dhe për pagesën e çmimit të apartamentit.

Ajo e kundërshtoi Ballhysën edhe për konstatimin për pamundësinë e huasë dhe të shlyerjes para kohe të kredisë. Sipas saj, komisioneri nuk ka njohur të ardhurat e vitit 2009 dhe sqaroi se huaja ishte dhënë pjesë pjesë gjatë gjithë vitit.

Avokatja e subjektit theksoi se kishin dorëzuar prova për të bërë të mundur kuptimin e drejtë të ligjshmërisë së burimeve financiare të huasë. Ajo shpjegoi se kunati i prokurorit Dodaj kishte punuar në bujqësi dhe se shpenzimet jetike kishin qenë të mbuluara prej punëdhënësit, pasi jetonin në shtëpinë e tij.

Dodaj pohoi se për shkak të periudhës së largët e kishin të pamundur të siguronin dokumentacion për mbulimin e shpenzimeve të kunatit të subjektit, por sipas saj provohet se ai ka pasur mundësi për dhënien e huasë. Ajo përmendi një çështje për një subjektit rivlerësimi tjetër, duke evidentuar se komisioneri nuk kishte bërë ankim në atë rast, megjithëse situata kishte qenë e ngjashme.

Komisioneri Ballhysa konstaton balanca negative edhe për vitet 2013-2014. Ai kërkon që analiza financiare të kryhet bazuar vetëm në deklarimet periodike për kursimet. Sipas Komisionerit, përllogaritja e kursimeve cash e kryer nga Komisioni nuk përputhen me deklarimet e prokurorit Dodaj, si dhe bien ndesh me orientimin e Kolegjit për situata të ngjashme.

Avokatja Dodaj theksoi se në deklaratën “veting” subjekti i kishte qartësuar burimet financiare të shpenzimeve dhe investimeve për këto vite, kur sipas saj rezulton se ka pasur mjaftueshmëri.

Shkaku për profesionalizmin

Bazuar në hetimin e KPK për kriterin e pastërtisë së figurës, Ballhysa evidenton një çështje, që sipas tij duhet të shqyrtohet në funksion të aspektit profesional, lidhur me etikën.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjatë periudhës 3003-2006, prokurori Dodaj ka jetuar pa kundshpërblim në banesën e një personi të hetuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”.

Komisioneri konstaton se KPK e ka kufizuar vlerësimin e rezultateve të hetimit administrativ për këtë shtetas vetëm brenda përcaktimeve të kontrollit te figurës, ndërkohë që ka pasur elemente të mjaftueshme për të verifikuar në drejtim të vlerësimit të etikës profesionale.

Sipas Ballhysës, pronari i banesës në Durrës ku ka jetuar subjekti, është hetuar dhe dënuar nga institucionet e drejtësisë që kanë të njëjtin juridiksion me atë ku ushtron detyrën subjekti. Ai konstaton se Komisioni në këtë rast nuk ka hetuar në drejtim të konfliktit të interesit, pasi veç një vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nuk rezulton të jenë administruar akte procedurale ose korrespondencë me institucionet përkatëse.

Avokatja Dodaj vërejti se në këtë rast Ballhysa u referohet dy deklarimeve të kryera nga vetë subjekti. Ajo theksoi se nuk qëndrojnë pretendimet për konflikt interesi, pasi kishin kërkuar informacion dhe rezulton se prokurori Dodaj nuk ka qenë përfaqësues i akuzës në këto çështje. Në përfundim, avokatja kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit Ludovik Dodaj.

Pas njohjes me kërkesat dhe parashtrimet e palëve, Kolegji vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe administrimin e provave të dorëzuara nga subjekti. Me shumicë votash u vendos të kërkohet në Gjykatën e Durrësit edhe një dosja gjyqësore që nga sa u shpejgua u kuptua se ka të bëjë me pronarin e banesës ku ka jetuar prokurori Dodaj pa kundërshpërblim.

KPA shtyu seancën për më datë 27 qershor, në orën 10:00 dhe u kërkoi palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnkimDosjaDurrësemigracionEuroFlorianFlorian BallhysaGjykatëGjykatësGjyqGreqiinvestimeKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioneriKomisioneri Publikkonfliktkonflikt interesiKPAKPKLudovik DodajMosdeklarimParaPiSProkuroriPunaPunërivlerësimiSHShkarkimShkodërshpenzimeShpërdorim detyreVendimiVeting
Tjetri
man in black long sleeve shirt raising his right hand

Liria pa kushte e bosëve të krimit nga burgimi i ‘përjetshëm’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.