AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët rrëzojnë hetimin parlamentar për investimet strategjike

Deputetët e mazhorancës bllokuan përmes kartonëve ngritjen e një komisioni parlamentar për investimet strategjike, përmes së cilit kërkohej edhe hetimi i përfitimit të statusit nga bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:15 | 09/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në parlament. Foto: LSA

Në seancën plenare të së enjtes, socialistët ngritën kartonat kundër futjes në rendin e ditës së kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, ku përfshihet edhe hetimi për dhënien e statusit investitor strategjik Artan Gaçit, bashkëshort i ministres Olta Xhaçka.

Kërkesa e opozitës ishte refuzuar dy herë të tjera më herët në Konferencën e Kryetarëve, pasi përfaqësuesit e mazhorancës pretenduan se nuk plotësonte kriteret formale.

Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar u firmos fillimisht nga 35 deputetë të opozitës, por deputeti Agron Duka e tërhoqi më pas firmën e tij. E njëjta kërkesë u firmos më pas nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, por ky u konsiderua një dokument i falsifikuar nga PS.

“Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim,” tha në seancë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Balla iu përmbajt arsyetimit për kriteret formale, pa përmendur qëndrimin e socialistëve për objektin e këtij komisioni hetimor, që ngre pikëpyetje mbi dhëniet abuzive dhe klienteliste të statusit “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit të PD-së, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkelte rregulloren duke e futur në votim kërkesën pa një debat mbi të.

“Sipas rregullores, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet,” tha Alibeaj, duke kërkuar që të merret koha e duhur që të diskutohet në seancë nga gjithë deputetët.  “Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamentit,” shtoi ai.

Sipas Ballës, nuk kishte vend për debat, pasi kërkesa nuk plotësonte kriteret. “Për çfarë të debatojmë sot ne? Ai dokument nuk ekziston. Minimalisht është i falsifikuar. Sepse firma është hedhur për një dokument që ka skaduar.  Prandaj nuk keni pse bëni debat për një çështje që është një debat i humbur,” replikoi Balla.

Sipas demokratëve, mazhoranca e rrëzoi kërkesën se i frikësohet hetimit të procedurave të ndjekura për  investimet strategjike dhe se në këto procedura sipas tyre ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun.

“Ju e rrëzuat kërkesën në kundërshtim me ligjin pasi nga 35 firma ngelën 34. Sipas pikës 2 të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, mjaftojnë 5 firma të deputetëve që kërkesa për komision hetimor të shqyrtohet nga seanca plenare,” tha Bardhi.  Sipas tij, depozitimi i kërkesës me firmat e reja është konform ligjit e rregullores, por pengohet politikisht.

“Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interesit, bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik,” tha Bardhi duke iu referuar rastit të bashkëshortit të ministres Xhaçka.

Bardhi i kërkoi kryeparlamentares që të të pyeste 36 deputetët firmëtarë nëse kanë vullnet për ngritjen e komisionit hetimor, para se të quante kërkesën të falsifikuar.

Pas rrëzimit të kërkesës për komision hetimor për investimet strategjike, nismëtarët e saj nga PD nisën sërish mbledhjen e firmave për të depozituar një kërkesë të re. “Po mbledhim firmat, nuk heqim dorë nga kërkesa për komision hetimor, një mekanizëm parlamentar që ligji ia njeh opozitës,” i tha BIRN-it, Jorida Tabaku.

Ligji i posaçëm për komisionet hetimore në parlamentare parashikon në nenin 5 që; “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”.

Etiketa: Agron DukaArtan GaçiBashaBashkëshortiBIRNBurgdeputetEdi RamaEnkelejd AlibeajInvestimet strategjikeInvestitor strategjikJorida TabakuKomisionKomision hetimor parlamentarKomiteti i Investimeve StrategjikeKryeministri Edi RamakryetarKuvendiLindita NikollaLulzim BashaOlta XhaçkaParaPDPSRamaSeancaSeanca plenareSHTaulant BallaVendimvotim
I mëparshmi

Turistët u rikthyen, por turizmi në Berat vuan nga largimi i stafit të kualifikuar

Tjetri

Elbana Lluri kundërshton analizën financiare të KPA-së

Tjetri

Elbana Lluri kundërshton analizën financiare të KPA-së

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.