AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dua Lipa sjell festivalin “Sunny Hill” në Tiranë

Politikanët kosovarë po shkëmbejnë akuza se kush është fajtori për vendimin që festivali muzikor i themeluar nga ylli botëror i popit, Dua Lipa, ndryshoi vendin ku do të mbahet, nga Prishtina në Tiranë.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këngëtarja Dua Lipa. Foto: Wikipedia.

Fansat e muzikës që kanë rezervuar akomodimin në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, për të marrë pjesë në festivalin Sunny Hill, do të duhet të ndryshojnë planet e tyre, pasi kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, çuditërisht është bërë lokacioni i minutës së fundit për këtë event.

Kompania Sunny Hill njoftoi të martën se kishte anuluar planet për organizimin e festivalit në Prishtinë pasi qeveria e Kosovës nuk e miratoi ende vendimin e 10 majit të komunës së Prishtinës për t’i dhënë kompanisë me qira 17 hektarë tokë për festivalin në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrave të qeverisë dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me origjinë kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i informon ata “me keqardhje dhe dëshpërim të madh” se festivali nuk do të do të mbahet në Prishtinë.

Lipa fajësoi “vonesat e shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe një vendim përfundimtar për përdorimin e hapësirës” për vendimin.

“Në vend të mbështetjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar afatet ligjore… dhe sot nuk kemi një vendim përfundimtar që do të na mundësonte që festivali të mbahet në Prishtinë”, tha Lipa.

Lipa u kërkoi institucioneve të Kosovës që të finalizojnë procesin e dhënies me qira të tokës në mënyrë që festivali të kthehet në Prishtinë në vitin 2023, “qyteti të cilit ai i takon”.

“Ne mbetemi me shpresë që përgjigja jonë të marrë vëmendjen tuaj në mënyrë që kredibiliteti i festivalit dhe kredibiliteti im personal dhe i familjes sime të mos mbetet në duart e anëtarëve të kuvendit komunal, të cilët përdorin situata të tilla përtej çdo logjike të shëndoshë për betejat e tyre politike”, tha Lipa.

Sunny Hill, festivali më i madh muzikor në Kosovë, u themelua në vitin 2018 nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini.

Në vitin 2018 dhe 2019 ai është mbajtur në parkun e Gërmisë në kryeqytet, por për shkak të kapacitetit të kufizuar të parkut ai duhet të ndryshonte lokacion.

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama akuzoi qeverinë për ndërhyrje në punët e kuvendit komunal.

“Një vendim i tillë, i shkaktuar tërësisht nga vonesat e qeverisë, do të dëmtojë kryeqytetin në kulturë, turizëm, zhvillimin ekonomik dhe imazhin e tij të përgjithshëm”, tha Rama.

Ministria e Pushtetit Lokal, e cila mund të miratojë apo refuzojë vendimet e marra në nivel komunal, fajësoi komunën e Prishtinës për dorëzimin e dokumentacionit jo të plotë.

Donjeta Miftari, këshilltare e presidentiesOsmani, në Tëitter tha se duhet gjetur një zgjidhje.

“Festivali Sunny Hill e vendos Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë. Zyra jonë ka luftuar për ta mbajtur atë në Prishtinë, dhe rinia jonë pret dhe meriton më shumë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta rikthyer këtë festival vendit të cilit ai i takon”, tha Miftari.

Ndërsa lajmi shkaktoi tronditje në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, rrugës për në Ukrainë, në Facebook përshëndeti “lajmin e mirë” për ndryshimin e vendndodhjes të festivalit.

“Sunny Hill Festival vjen në Tiranë ku Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit në javën e parë të korrikut. S’ka si Tirona jo”, tha Rama.

Këshilltarët e Prishtinës votuan pro dhënies së qirasë më 10 maj, por anëtarët e asamblesë nga partia Vetëvendosje e kryeministrit Kurti e kundërshtuan kontratën.

Ata kryesisht kundërshtuan dhënien e një hapësire kaq të madhe për 99 vjet vetëm për një festival.

Sipas kontratës, komuna nuk mund ta përdorë tokën për asnjë event tjetër 40 ditë para dhe 20 ditë pas mbajtjes së festivalit Sunny Hill.

Ajo mund të përdorë atë vend vetëm për 60 ditë brenda një viti, për evente të tilla si koncerte të muzikës klasike dhe xhaz, duke përfshirë festivalet e Filarmonisë së Kosovës. Këto evente gjithashtu nuk duhet të kenë më shumë se 3,000 pjesëmarrës.

Etiketa: Albin KurtiDukagjinEdi RamaFacebookKosovëLipaParaPartiaPunëQeveriaRamaSHshqipTiranaVendimVendimetVetëvendosjeVjosaVjosa Osmani
Tjetri

Rusët që po largohen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.