AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kapen 45.5 kilogramë kokainë në Durrës, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Një anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i propozuar nga Partia Socialiste u arrestua bashkë me një biznesmen nga Kosova, pasi policia gjeti 45.5 kilogramë kokainë në një kontejner me mish pule.

Geri EmiringaGeri Emiri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Droga e kapur nga policia. Foto: Policia e Durrësit.

Policia e Durrësit njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se kishte gjetur 45.5 kilogramë kokainë midis  një ngarkese me mish pule me destinacion Maqedoninë e Veriut. Droga sipas policisë ishte fshehur brenda një kontejneri frigorifer që kishte mbërritur nga Brazili.

Bashkë me drogën policia njoftoi edhe arrestimin e Arben Ferizit, biznesmenit që kishte porositur mishin dhe Egert Vargun anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i propozuar nga Partia Socialiste dhe administrator i agjencisë doganore që kishte bërë zhdoganimin e kontejnerit në Portin e Durrësit.

Droga e kapur ishte e ndarë në 40 pako, të cilat ishin shënuar nga 3 simbole që sipas policisë përfaqësojnë porositësit e saj, kamufluar nën imazhin e Gokut, një personazh i serialit të animuar për fëmijë “Dragon Ball”, dhe imazhi i filmave vizatimorë që ngjasonte me Gautama Buda, themeluesi i budizmit.

E pyetur nga BIRN për arrestimin e Vargut, i zgjedhur në Këshillin Bashkiak në vitin 2019, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko tha se nuk kishte ende një qëndrim, por “Këshilli do të dilte me një deklaratë për mediat”.

Opozita e ka akuzuar vazhdimisht Partinë Socialiste për përfshirje në lista politike të personave me precedentë penale apo të përfshirë në aktivitet të paligjshëm. Kjo solli edhe në miratimin e ligjit për dekriminalizimin, i cili detyron kandidatët në poste publike të deklarojnë precedentët penalë.

Dy prej kandidatëve për kryetarë bashkie të socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të bojkotuara nga opozita, e humbën mandatin e fituar pa rivalë për shkak se nuk kishin deklaruar problemet me ligjin më herët në formularin e dekriminalizimit. Një prej tyre, Agim Kajmaku ish-kryebashkiak i Vorës u arrestua pak javë më parë në Itali me dyshimin se po transportonte 20 kilogramë kokainë. Kajmaku e ka mohuar dijeninë për drogën.

Operacioni i zhvilluar nga Task-Forca e përhershme e vendosur në Portin e Durrësit, midis Policisë së Durrësit, Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore të portit nuk është i vetmi i kohëve të fundit.

Më herët në qershor të vitit 2021 policia gjeti në port rreth 300 kg kokainë të paketuar me simbole, si logot e “Chicago Bulls” – logo e ekipit profesionist amerikan të basketbollit me seli në Çikago, logo e Klubit të Futbollit “Paris Saint-Germain”, simboli i kokës së një tigri, logo e “Christian Dior”, një shtëpi luksoze franceze e modës dhe 3 simbole të tjera.

Që prej mesit të muajit maj policia gjeti në anijen “Unistream” që vinte nga Kolumbia e ngarkuar me qymyr rreth 60 kilogramë kokainë, por nuk ka dhënë ende një version zyrtar për ngjarjen dhe nuk dihet fati i operacionit.

Teksa kapja e drogës në anijen për mallrat në sipërfaqe ishte risi, ndryshe nga dhjetëra raste të gjetjes së kokainës së fshehur midis arkave të bananeve apo ushqimeve të ngrira që vijnë me kontejnerë nga Amerika Latine.

Etiketa: Agim KajmakuAmerikaAmerika LatineBIRNBraziliDrogaDurrësItalikandidatëtKryebashkiakkryetarLokaleoperacioniOpozitaPartiaPartia SocialistePoliciaPolicia e Durrësitposte publikeqymyrSHTiranëUnistreamVorëZgjedhjet
Tjetri
Kuvendi i hap rrugën rishikimit të hartës territoriale

Pas kritikave, socialistët premtojnë rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.