AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni për reformën territoriale kërkon zgjatje afati

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale vendosi të mërkurën të kërkojë shtyrjen e afatit të punës deri në shtator. Komisioni u bë funksional 4 muaj pas ngritjes së tij nga Kuvendi dhe pritet të ndryshojë ndarjen aktuale administrative para zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:27 | 22/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Në mbledhjen e vet të dytë, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale vendosi t’i kërkojë Kuvendit shtyrje të afatit të punës deri në fund të shtatorit.

Bashkëkryetaret e komisionit, Anila Denaj nga PS dhe Dhurata Çupi nga PD ishin në dakordësi për këtë kërkesë, pasi sipas tyre afati i paracaktuar nga Kuvendi në vendimin e ngritjes së këtij komisioni skadon më datë 10 gusht.

Sipas tyre është një kohë e pamjaftueshme për të realizuar planin e punës, ndërsa që nga data 10 shkurt, kur u Kuvendi votoi  ngritjen e këtij komisioni, grupet parlamentare vonuan pa ndonjë arsye objektive propozimet për anëtarët e tij.

Në mbledhjen e së mërkurës, palët miratuan me konsensus dhe planin e punës që parashikon seanca dëgjimore me përfaqësuesit e institucioneve, të pushtetit vendor, organizatave ndërkombëtare, botën akademike, organizatat jofitimprurëse dhe aktorë të tjerë.

Në bazë të vlerësimeve të ekspertëve të zgjedhur nga partitë dhe atyre ndërkombëtarë që do të asistojnë punën e komisionit do të miratohen kriteret teknike për ndarjen e re administrativo-territoriale dhe do të paraqiten propozimet për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Sipas planit, shqyrtimi i propozimeve dhe miratimi i projekt-hartës për ndarjen e re territoriale do të bëhet nga komisioni dhe më pas do t’u dërgohet për mendim të gjitha grupeve të interesit.

Në fazën e fundit, projekti i komisionit do të kthehet në një projektligj për ndarjen e re administrativo-territoriale që sipas planit të miratuar nga komisionit pritet të miratohet në Kuvend deri në fund të shtatorit.

Kërkesa për rishikim të hartës erdhi nga ana e opozitës, e cila pretendon se reforma e bërë në vitin 2014 nuk ka arritur të jetë efektive për qytetarët.

Në atë kohë një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoriale, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistëve në pushtet dhe votat e partive të vogla aleate PDIU e LSI, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër.

Etiketa: akademikeAnila DenajDhurata ÇupiKomisionKuvendKuvendiLSIPartiaPartia DemokratikePDPDIUProjektligjPSPunëReformarishikimSeancaShtyrje
I mëparshmi

Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

Tjetri

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

Tjetri
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.