AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e gjyqtares Elbana Lluri në konkluzione përfundimare, ndërsa gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës këmbënguli se e kishte dokumentuar pasurinë dhe se vendimi i konfirmimit duhej të mbetej në fuqi.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:11 | 22/06/2022
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Elbana Lluri pas një seance të vetingut. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri. Gjatë fjalës së tyre, palët mbajtën thuajse të njëjtin qëndrim si në seancën e parë të çështjes.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi KPA-së të vendoste shkarkimin e Llurit, bazuar sipas tij në pamundësinë për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë. Ballhysa tha se nga analiza financiare, Lluri rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milionë lekësh.

Vetë gjyqtarja në mbrojtjen e saj këmbënguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe se ajo ishte më vogël se të ardhurat që ajo kishte realizuar në periudhën për të cilën po gjykohej dhe kërkoi të konfirmohej. Lluri i kërkoi Kolegjit të cilësonte të ligjshme dhuratat që ajo kishte marrë nga e motra dhe një shumë prej 1.3 milionë lekësh kursime të ish-bashkëshortit, gjyqtarit Gerd Hoxha.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri u konfirmua në detyrë më 2 shkurt 2021, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qenë i plotë ose ishte në kundërshtim me praktikën e vendosur tashmë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke kërkuar rihetim për Llurin.

Qëndrimet mbi dhuratat nga motra

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i tha KPA se kishte pranuar si të provuara një hua prej 25 mijë euro që Lluri kishte marrë nga prindërit. Ballhysa po ashtu pranoi edhe disa ndryshime të tjera nga kërkimi fillestar në ankim, por i tha KPA-së se ai i qëndronte ankimit dhe kërkonte shkarkimin e Llurit.

Qëndrimi i Ballhysës u mbështet kryesisht në atë që ai i quajti paqartësi në deklarimin e të ardhurave që sillnin krijimin e një shumë prej 5 milion lekësh të deklaruar nga gjyqtarja para fillimit të detyrës.

Komisioneri vuri në dukje se për krijimin e kësaj shume, e ndarë në një dhuratë prej 2 milionë lekësh dhe në shuma të tjera të marra si pagesa mujore në vite, kishte deklarime kontradiktore që e bënin të pamundur kontrollin e burimit të ligjshëm. Sipas Komisionerit, Lluri rezultonte me një bilanc negativ prej 3.5 milionë lekësh për këtë pjesë të pasurisë së saj, të përdorur më vonë në blerje të një apartamenti.

Lluri nga ana e saj këmbënguli se dhurata prej 2 milion lekësh dhe të ardhurat e marra si pagesa mujore prej saj nga familja e motrës duhej të konsideroheshin të ligjshme. Ajo pretendoi se burimet e të motrës i justifikonin këto dhurime. Gjyqtarja po ashtu këmbënguli të merreshin në konsideratë të ardhura të tjera që ajo kishte pasur, si studente ekselente dhe të ngjashme.

Gjyqtarja tha se deklarimet e saj vjetore për këtë shumë dhe për burimet e saj e bënin të qartë situatën, ndërsa i kërkoi Kolegjit të konsideronte si lapsus deklarimin noterial nga e motra dhe i shoqi se ajpo ishte paguar si e punësuar. Lluri tha se situata ishte e qartë, se këto para duhej të konsideroheshin si dhurime edhe pse ajo gjatë kësaj kohe kishte ndihmuar familjen e motrës me kujdes për fëmijët dhe të ngjashme.

Lluri i mëshoi deklarimeve vjetore të bëra prej saj dhe po ashtu i kërkoi KPA t’i konsideronte si prova deklarimet e marra para noterit deri sa nuk kishte pretendime se ato ishin falsifikuar.

Kursimet e ish-bashkëshortit

Pika e dytë mbi të cilën u kërkua shkarkimi i Llurit nga Ballhysa ishin kursimet prej rreth 1.3 milion lekë të ish-bashkëshortit gjyqtarit Gerd Hoxha që po i nënshtrohet një gjykimi paralel në Kolegj, të përdorura po ashtu në blerje pasurish të paluajtshme.

Ballhysa tha se kjo shumë nuk dokumentohej dhe arsyetoi se në deklarimet e gjendjes cash të bashkëshortëve në vite edhe pse kjo shumë ishte pakësuar në vitin 2011, por ajo ishte deklaruar sërish si e kursyer në fund të vitit dhe ishte deklaruar si e përdorur edhe në blerjen e një apartamenti në vitin 2016.

Komisioneri tha se për këtë blerje Lluri rezultonte me një bilanc negativ prej 1.28 milion lekësh. Ballhysa po ashtu vuri në dukje bilance negative në vite në shuma më të vogla. Sipas tij Lluri dhe ish-bashkëshorti rezultonin me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh.

Lluri kundërshtoi gjetjet e Komisionerit edhe në këtë pjesë. Megjithatë ajo i kërkoi KPA të mos mbante parasysh në gjykimin e saj ligjshmërinë e kursimeve të ish-bashkëshortit para martese, duke vënë në dukje se Kolegji kishte marrë vendime të ngjashme.

Gjyqtarja po ashtu këmbënguli se pretendimet e Komisionerit mbi deklarimin jo të saktë të shumë cash nuk qëndronin. Sipas saj shuma e shpenzuar në vitin 2011 ishte zëvendësuar po atë vit nga shitja e një makine dhe kursimet e krijuara gjatë vitit.

Lluri tha se për shpenzimet e udhëtimeve duhej të mbahej në konsideratë se ato ishin paguar nga familja e motrës në rastet që kishin udhëtuar sëbashku dhe se ajo nuk kishet pasur detyrim t’i deklaronte sa kohë nuk kalonin shumën 300 mijë lekë.

Trupa e KPA që po shqyrton çështjen, me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, vendosi pas dëgjimit të palëve të shpallë vendimin në datën 6 korrik.

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnkimBashkëshortiblerjedetyrimElbana LluriEuroFlorianFlorian BallhysaGerd HoxhaGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqtarehuaKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAmarteseMimoza TasiNatasha MulajoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParapasuriaPunëSHshkarkimiSokol ÇomostudenteTiranë
I mëparshmi

KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme

Tjetri

Komisioni për reformën territoriale kërkon zgjatje afati

Tjetri
Komisioni për reformën zgjedhore nis punën me mungesë besimi

Komisioni për reformën territoriale kërkon zgjatje afati

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.