AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Guximtar Boçi u shkarkua për fshehjen e pasurisë dhe cenim të besimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e gjeti penalizues audio-përgjimin e vitit 2016 për gjyqtarin e Gjirokastrës, por arriti në përfundimin se ai duhej shkarkuar për fshehjen e një apartamenti si dhe transaksionet me disa prona të tjera.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:20 | 23/06/2022
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guximtar Boçi pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: BIRN.

Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave.

Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas të cilit Boçi akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor, nuk është gjetur penalizues nga Komisioni, me argumentin se Gjykata e Apelit Vlorë e kishte pushuar çështjen për mungesë të elementëve të veprës penale dhe se dosja është në pritje të shqyrtimit në Gjykatën e Lartë. Po ashtu, KPK nuk ka gjetur probleme shkarkuese në gjetjet e tjera për profesionalizmin, si dhe as në kriterin e pastërtisë së figurës.

Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër.

Në vitin 2016, pas publikimit të audio-skandalit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Boçi u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me anëtar Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Në vendimin e arsyetuar të KPK analizohen një sërë pasurish të subjektit dhe anëtarëve të familjes së tij, prej nga janë konkluduar pamjaftueshmëri financiare. Nga analiza financiare përfundimtare, subjekti ka rezultuar në pamundësi për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve në shumën totale 2 milionë e 190 mijë lekë.

Në hetimin administrativ të Komisioni është përfshirë edhe pasuria e vajzës madhore të subjektit, e cila së bashku me bashkëjetuesin, kanë rezultuar në pamundësi financiare në shumën 1.8 milionë lekë për të paguar këstet e një apartamenti, për të përballuar shpenzimet dhe për të krijuar kursimet e tyre në llogaritë bankare.

Fshehja e pasurisë

Në deklaratën e vitit 2017, bashkëshortja e subjektit ka pasqyruar një apartament me sipërfaqe 71 m2 në Tiranë, me pjesë takuese të saj 100%. Nga hetimi është gjetur një dëshmi e trashëgimisë testamentare e vitit 2017, si dhe një testament notarial i vitit 2013 i babait të bashkëshortes së subjektit.

Në vendim thuhet se babai i ndjerë i bashkëshortes së Boçit e ka blerë këtë pasuri në vitin 2012 kundrejt çmimit 9.5 milionë lekë, vlerë e cila është likuiduar jashtë zyrës noteriale.

Komisioni konstaton mungesën e një logjike ekonomike lidhur me investimin e kryer prej babait të bashkëshortes së subjektit në këtë pasuri, pasi ai dhe familja e tij nuk kanë banuar ndonjëherë në Tiranë apo në këtë apartament; si dhe nuk ka rezultuar ndonjë dokumentacion që të provojë dhënien me qira të kësaj banese apo realizimin e ndonjë përfitimi monetar nga ana e vjehrrit të subjektit.

“Lënia e kësaj pasurie, nëpërmjet testamentit, vetëm dhe ekskluzivisht në favor të bashkëshortes së subjektit – duke përjashtuar të gjithë trashëgimtarët e tjerë – nuk duket se ka një arsye bindëse/justifikuese”, konstaton Komisioni dhe shton se kjo banesë rezulton të jetë përdorur vetëm nga vajza e gjyqtarit Boçi.

Në vijim, trupa e KPK evidenton faktin se kjo pasuri është regjistruar në pronësi të plotë 100% në emër të bashkëshortes së subjektit, jo vetëm duke anashkaluar trashëgimtarët e tjerë, por edhe nënën e saj, të cilës i përkisnin de jure 50% e apartamentit.

Sipas Komisionit, dinamika e transaksioneve të kësaj pasurie nuk gjejnë logjikë shpjeguese, si dhe janë ngritur dyshime të kapërcimit të kufirit të masës së të drejtave reale të disponueshme nga testamentlënësi dhe nga zyra e Agjencisë Shetërore të Kadastrës.

“Në këtë rast, testamentlënësi dispononte jo më shumë se 50% e të drejtave reale të apartamentit në analizë, për shkak se gjysma tjetër i përkiste dhe ende sot duhet t’i përkasë nënës së bashkëshortes së subjektit dhe jo babait të saj, të ndjerë. Por çuditërisht në këtë rast, paqartësisë apo tejkalimit të kuotës së disponueshme nga testamentlënësi i është mbivendosur veprimi i paligjshëm i ASHK-së që, në një formë ende më pak ligjore e përfundimtare, në kuptimin e pasojave juridike de facto, ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikatë pronësie në masën 100% të këtij apartamenti në emër të bashkëshortes së subjektit, ndërkohë që asaj i përket vetëm 50% e të drejtave reale në fjalë,” argumenton KPK dhe ka vendosur të analizojë burimet financiare të familjes së vjehrrit të subjektit për krijimin e kësaj pasurie, nga ka rezultuar pamundësi.

Bazuar në këto fakte, KPK ngre dyshime se veprimet e kryera deri në regjistrimin e këtij apartamenti në pronësi të bashkëshortes së subjektit, kanë pasur si qëllim fshehjen e pasurisë dhe evitimin e verifikimeve mbi burimin e ligjshëm të përdorur.

“Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ndonjë provë apo dokument të kohës për të provuar përdorimin e kësaj pasurie nga dikush tjetër, përveç vajzës së subjektit. Po ashtu, nuk ka paraqitur ndonjë dokumentacion për të provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të vjehrrit të tij për blerjen e kësaj pasurie dhe, për pasojë, duket se rezultatet e njoftuara subjektit për këtë pasuri nuk ndryshojnë, duke mbetur të gjitha elementet e lartpërshkruar, të cilat kanë krijuar bindjen e trupit gjykues se ky apartament është një pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit”, konkludon trupa e KPK-së dhe e konsideron këtë gjetje si shkarkuese.

Cënimi i besimit

Komisioni konstaton se gjyqtari Boçi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me veprimet dhe qëndrimet e tij në transaksionet e disa pronave që ka zotëruar.

Në vendim thuhet se subjekti ka dhënë deklarime kontradiktore për mënyrën e përfitimit të një trualli me sipërfaqe 850 m2, një shtëpie të rrënuar që gjendej aty dhe një livadhi 1000 m2, në një fshat të Gjirokastrës. Në deklaratën “veting” dhe gjatë fazave të para të hetimit administrativ, Boçi ka pretenduar se e ka fituar këtë pasuri nga trashëgimia nga brezat paraardhës, ndërsa në vjim ka sqaruar se e ka okupuar.

Megjithëse KPK vlerëson se ky fakt më vete nuk mund të sjellë penalizim për subjektin, është çmuar të mbahet në konsideratë dhe me deklarime të tjera kontradiktore në vlerësim të etikës dhe figurës së një gjyqtari.

Nga analizimi i burimeve që kanë shërbyer për ndërtimin e një shtëpie banimi me sipërfaqe 121 m2 në Gjirokastër, ka rezultuar se subjekti ka përfituar një shesh ndërtimi si i pastrehë, ndërkohë që nuk ishte në situatë të tillë.

Sipas KPK, Boçi ka shitur më 6 gusht të vitit 1998 një truall me sipërfaqe 400 m2 për çmimin 700 mijë lekë, ndërkohë që këtë pasuri e ka blerë një ditë më parë nga Bashkia e Gjirokastrës për vlerën 144 mijë lekë.

“Në rastin konkret, siç ka rezultuar nga aktet e administruara përgjatë hetimit, si dhe ato të vëna në dispozicion nga subjekti, në kohën e përfitimit të truallit ai nuk ka qenë i pastrehë”, konstaton KPK dhe vëren se mbetet e paqartë dinamika dhe ligjshmëria e dhënies së këtij sheshndërtimi ndërkohë që subjekti dispononte tjetër banesë dhe truall.

Fakti se subjekti e ka shitur rreth 5 herë më shumë nga çmimi i blerjes, ka ngritur dyshime se ai e ka kryer këtë transaksion për përfitime financiare. “Ky fakt tregon se përfitimi i këtij trualli nga subjekti kishte ndodhur për përfitim financiar dhe jo për shkak të nevojës konkrete për strehimin e tij familjar – sikurse ishte qëllimi formal i dhënies së truallit nga organet kompetente”, konstaton KPK dhe çmon se kjo rrethanë mund të përbëjë shkak për cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, kjo gjetje është konsideruar në vlerësimin tërësor të çështjes, së bashku me fakte të tjera të kësaj natyre.

Në vlerësimin e përgjithshëm në drejtim të cënimit të besimit të publikut është konsideruar edhe qasja pasive dhe indiferente e gjyqtarit Boçi ndaj parregullsive në regjistrimin e apartamentit 100% në emër të bashkëshortes së tij, kur asaj mund t’i përkiste ligjërisht vetëm 50% e të drejtave reale.

 

Etiketa: Analiza financiareASHKBashkiaBrunilda BekteshiDosjaDrejtësiaGjykataGjykata e ApelitGjykata e Rrethit GjirokastërGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareGuximtar BoçiKëshilli i Lartë GjyqësorKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkryetarLigjMASnatyreParapasuriaProcesi i vetingutProkuroriaSHSuela ZhegunVendimVendimiVetingVlorë
I mëparshmi

Monitorimi: PS nuk i mbajti premtimet elektorale për arsimin

Tjetri

Refugjatët ukrainas gjejnë një strehë me diell në bregdetin e Adriatikut

Tjetri
Refugjatët ukrainas gjejnë një strehë me diell në bregdetin e Adriatikut

Refugjatët ukrainas gjejnë një strehë me diell në bregdetin e Adriatikut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.