AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministrja Xhaçka mbron shpalljen e bashkëshortit si investitor strategjik

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se nuk ishte konflik interesi dhe se nuk kishte shkelur asnjë ligj, edhe pse kompania në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi si dhe ajo në pronësi të partneres amerikane të vëllait të saj përfituan statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit të bregut të detit për 30 vjet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:01 | 23/06/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në Kuvend. Foto: LSA

Xhaçka foli të enjten në Kuvend, duke marrë shkas nga një interpelancë e kërkuar nga deputeti i PD-së, Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Ajo tha se bashkëshorti i saj ishte një biznesmen serioz dhe shtoi se investimi i tij në Dhërmi ishte një investim elitar i një hoteli me 5 yje dhe tërësisht në tokë private.

“Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm i papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike,” tha Xhaçka duke iu referuar bashkëshortit.

“Si investitor strategjik, nuk ka përfituar absolutisht asgjë, përveç sigurisë juridike për të pasur përparësi në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për të vënë shezlong përpara hotelit,”shtoi ministrja, duke ripërsëritur se kjo ishte një e drejtë e fituar me ligj.

Xhaçka i referohej vendimit të qeverisë në 2 mars të këtij viti që i dha në përdorim për një periudhë 30-vjeçare një plazh në Dhërmi, partneres amerikane të vëllait të ministres.

Xhaçka pretendoi se nuk ishte në konflikt interesi dhe e akuzoi opozitën se kishte ngritur një kauzë politike pa bazë ligjore. “Nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë papajtueshmëri kushtetuese,” këmbënguli ajo.

Deputeti demokrat, Agron Shehaj e cilësoi rastin një aferë tërësisht korruptive.

“Mblidhet e gjithë qeveria për t’i dhënë një prej ministrave bregdetin, kjo nuk ndodh askund,” tha ai.  “Shqipëria është vend i korruptuar, por Kushtetuta ka një nen që ndalon që ju të fusni duart në pronat publike,” shtoi Shehaj, duke akuzuar Xhaçkën se ka hyrë në politikë me “xhepat bosh” dhe po del me “resorte me 5 yje”.

Në kërkesën e tij për interpelancë, deputeti demokrat kishte ngritur disa pyetje për kryeministrin Edi Rama, i cili drejton Komitetin e Investimeve Strategjike, nëse kishte qenë në dijeni se kompanitë përfituese të statusit investitor strategjik ishin në pronësi të familjarëve të ministres.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e deleguar nga Rama për të dhënë përgjigje, i cilësoi akuzat e Shehajt si linçime ndaj investitorëve.

Sipas saj, ministrja Xhaçka nuk kishte firmosur dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë mbledhje ku ishin marrë vendimet për bashkëshortin e saj.  “Motivet e vendimeve të KIS janë të mbështetur në ligj,” tha Spiropali, duke theksuar se e vetmja masë mbështetëse që i është dhënë nga shteti është lënia në përdorim e plazhit.

“Edhe subjektit të ri nuk i është dhënë asnjë përfitim. Nuk ka rëndësi a është shoqja e vëllait apo vetë bashkëshorti,” tha ajo duke iu referuar kompanisë “amerikane” në pronësi të partneres së vëllait të Xhaçkës.

Por, sipas Shehaj, dokumentet tregojnë se si e gjithë qeveria është vënë në shërbim të bashkëshortit të ministres dhe se është shkelur Kushtetuta duke i dhënë pronën publike në përdorim me qëllim përfitimi.

“Brigjet e detit janë pronë shtetërore, kanë vlerë ekonomike dhe prej tyre mund të përfitosh,” i tha ai Spiropalit. Shehaj këmbënguli se mandati i deputetit ishte i papajtueshëm me përfitimet publike. “Nuk mund të jetë edhe deputete, edhe investitore strategjike,” tha ai.

Kompania në pronësi të Artan Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me 5 yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites” në 29 mars 2021.

Ndërsa më 2 mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’ që kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e Gaçit.

Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’.

Kompania e re është në pronësi të Taëni Lin Grzych-Sutton, e cila është partnerja e Andi Xhaçkës, vëllait të ministres.

 

Etiketa: Agron ShehajArtan GaçiBashkëshortiBIRNBiznesmendeputeteDhërmiEdi RamaElisa SpiropaliInvestime strategjikeInvestitor strategjikKëshillit të MinistraveKISkonfliktkonflikt interesikushtetueseKuvendLigjmandati i deputetitmarrëveshjeMASMbledhjeOlta XhaçkaPDplazhPronat publikePunëQeveriaRamaSHshqipShqipëriaTenderaVendimetVendimi
I mëparshmi

Lufta e re e ideve e Evropës

Tjetri

Monitorimi: PS nuk i mbajti premtimet elektorale për arsimin

Tjetri
Migen Qiraxhi

Monitorimi: PS nuk i mbajti premtimet elektorale për arsimin

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.