AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Refugjatët ukrainas gjejnë një strehë me diell në bregdetin e Adriatikut

Qindra gra dhe fëmijë refugjatë nga Ukraina, janë strehuar në plazhin e Durrësit ku po mundohen të shërojnë plagët psikologjike që lufta ka shkaktuar.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
14:25 | 24/06/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grafik ilustrues nga Pixabay
Olha Yatsenko me nënën dhe të birin

Gjithçka çfarë mbetet nga shtëpia e Olha Yatsenkos në Irpin, një qytet prej 60 mijë banorësh i vendosur 27 kilometra në perëndim të Kievit, janë fotot e mobiljeve ngjyrë kafe dhe filxhanëve të bardhë të renditur brenda tyre.

“Ne ikëm të gjithë sapo bombardimet nisën në qytet,” thotë Yatsenko, ndërsa shpjegon se burri i saj qëndroi pas për të luftuar kundër rusëve.

“Më pas ai më dërgoi fotot e shtëpisë së djegur dhe tani ne nuk kemi asgjë,” shtoi ajo gjatë një bisede në një hotel në bregdetin e Durrësit.

Yatsenko, 31 vjeç, profesore e Shkencave Ekonomike në Departamentin e Tregtisë dhe Marketingut Ndërkombëtar në Universitetin “Vadym Hetman” të Kievit, është zhvendosur në Durrës që prej fundit të muajit mars, së bashku me nënën dhe djalin e saj të mitur.

Bashkë me 334 refugjatë të tjerë lufte nga Ukraina ata janë strehuar në Diama Hotel, me mbështetjen e ambasadës së shtetit amë në Tiranë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare Multifunksionale – një organizatë jofitimprurëse me qendër në Durrës.

Yatsenko shprehet se janë orientuar të vijnë në Shqipëri nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë. Përpara se të arrinte në Durrës, ajo kishte dëgjuar shumë pak për vendin mesdhetar, por thekson se është surprizuar për mirë.

“Kur erdha këtu pashë një vend me një klimë fantastike, me njerëz që të mirëpresin dhe ndihem si në shtëpinë time të dytë – sepse shtëpia ime e parë është në Irpin – dhe pse e djegur,” thotë 31 vjeçarja.

Yatsenko është vetëm një nga mbi 5 milionë refugjatët ukrainas që sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë lënë vendin – kryesisht gra, fëmijë e të moshuar, pas sulmit rus në 24 shkurt.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Zyra së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, lufta që është futur tashmë në muajin e 5-të, ka shkaktuar mbi 4600 viktima civile, mes të cilëve edhe 320 fëmijë.

Sapo ora shënon 19:00, restoranti ku shtrohet darka në Diama Hotel nis të mbushet me gra dhe fëmijë të të gjitha moshave.

Për shkak të temperaturave të larta, të gjithë zgjedhin të hanë jashtë në pjesën e verandës së restorantit, ndërsa i gjithë stafi në punë e sipër shërben në fillim për më të vegjlit. Në bregdetin e Durrësit prezenca e vizitorëve nga Ukraina gjatë verës nuk është një ndodhi e re.

Megjithatë, ndryshe nga vitet e tjera, gratë dhë fëmijët e mbledhur për darkë në verandën e Diama Hotel nuk janë turistë, por refugjatë lufte, një fakt për të cilin stafi është i ndjeshëm.

“Tani janë më të qetë dhe të rriturit dhe fëmijët, por ditët e para ishin shumë të trishtuar, me zor hanin, sidomos të vegjlit,” tregon një nga kamarieret e resortit.

Ndërsa konsumojnë darkën, të ndarë sipas familjeve apo njohjeve që kanë krijuar mes tyre pas ardhjes në Durrës, ukrainasit e kalojnë kohën duke biseduar në lidhje me lajmet që u vijnë nga lufta nëpërmjet medias apo të afërmve.

“U ngritëm një mëngjes nga gjumi dhe dëgjuam bombardimet e para, kuptuam se ajo për të cilën flitej po ndodhte vërtet, ishim në luftë”, kujton Yatesneko. “Dhe pse kanë kaluar shumë ditë duket ende sikur është makth,” shtoi ajo.

Klima e ngrohtë e Durrësit bëri që të ardhurit të kishin mundësi të shijonin diellin dhe detin që në ditët e para, duke i ndihmuar që të shkëputeshin qoftë dhe për pak momente nga tmerri i luftës që lanë pas.

Kseniia, studente që ndihmon fëmijët të argëtohen dhe përkthen në anglisht kur familjet e tjera kanë nevojë, thotë se bregdeti i ka ndihmuar psikologjikisht.

“Deti dhe dielli po na ndihmon disi,” tha ajo. “Këtu të gjithë ndihmojmë njeri-tjetrin, ndërsa të gjithë ndihmojmë më të vegjlit, sepse është pikërisht kjo që na duhet tani,” shtoi studentja ukrainase.

Sipas Ambasadës së Ukrainës, për refugjatët janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore me pjesëmarrjen e fëmijëve ukrainas, të cilët sapo kanë mbyllur dhe procesin e mësimit, që u zhvillua po në mjediset e hotelit.

“Deri më 31 maj të gjithë fëmijët vazhduan arsimin,” shpjegoi Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

“Të gjithë patën mundësinë të vazhdonin procesin arsimor në shkollat e tyre respektive ukrainase, online,” shtoi ai.

Por megjithë pritjen e ngrohtë dhe lehtësitë e krijuara për arsimimin e fëmijëve në distancë, familjet ukrainase të strehura në Durrës theksojnë se luten çdo ditë që lufta të përfundojë dhe ata të kthehen në shtëpi.

“Jeta e secilit prej nesh është atje, në Ukrainën tonë,”  thotë një tjetër grua pa dashur të tregojë identitetin e saj.

“Ne jemi këtu, po zemra jonë është atje, ndaj urojmë që gjithë kjo çmenduri të marrë fund që ne të mund të kthehemi në vendin tonë,” shtoi ajo.

Sapo konsumojnë darkën, shumica e refugjatëve të strehuar në Diama Hotel mbajnë sytë mbërthyer në ekranet e telefonëve, nga ku marrin lajme për gjendjen e të afërmve dhe mësojnë për të rejat më të fundit nga lufta.

“Në foto kam shtëpinë time, si ishte dikur para luftës dhe si është tani,” tregon Olha Yatesneko.

“Është vështirë ta besosh se çfarë po humbasim të gjithë, por ky është realiteti dhe ne po përpiqemi që ta pranojnë dhe urojme për më të mirën,” shtoi ajo.

Profesoresha ukrainase thotë së ndërsa kanë humbur gjithçka ata, janë mirënjohës që janë gjallë.

“Falenderojmë Zotin që jemi të gjithë gjallë dhe pse larg njëri-tjetrit dhe nuk dimë se kur do të mbarojë e gjithë kjo,” theksoi Yatesneko.

Qëndrimi i ukrainasve në Durrës mundësohet nga Qendra Komunitare Multifunksionale, nën drejtimin e Fatbardha Idrizaj, e cila thotë se shpenzimet për punën e tyre mbulohen nga donacione.

“Misioni i qendrës tonë është të mbështesë popujt nga krizat ekonomike, si dhe popujt e evakuuar në vendin tonë si rrjedhim i luftrave në vendet e tyre,” shpjegoi Idrizaj.

Sipas Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Shkurov, shumica e të strehuarve në Shqipëri janë gra dhe fëmijë.  Ai i tha BIRN se me ndihmën e ambasadës deri me 1 qershor në Durrës janë strehuar 337 refugjatë nga Ukraina, nga të cilët 212 janë të rritur dhe 125 fëmijë, por ka edhe grupe të tjera të organizuara që kanë ardhur, kryesisht fëmijë me nënat e tyre.

Shkurov thekson se për të gjithë refugjatët ka pasur asistencë psikologjike, kryesisht për fëmijët, të cilët janë vetëm me njërin prind apo me mësueset e tyre, për të cilët ka qenë edhe më e vështirë.

“Bashkë më femijët janë mësues dhe psikologë. Ata janë të angazhuar me aktivitete të ndryshme. Ka klasa sportive; trajnime psikologjike,” tha Shkurov, ndërsa shtoi se gjithashtu organizohen periodikisht ekskursione studimore.

Etiketa: BanorëBIRNbregdetidonacioneDurrësgralajmeLuftaLufteOKBOlha YatesnekoParaPiSpsikologPunëQendra komunitareRusëSHshqipShqipëristudentetë miturturistUkrainaUkrainëviktimaviktima civileVolodmyr Shkurov
I mëparshmi

Guximtar Boçi u shkarkua për fshehjen e pasurisë dhe cenim të besimit

Tjetri

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës shtyhet me kërkesë të PS-së

Tjetri
Debati për mandatin e Olta Xhaçkës shtyhet me kërkesë të PS-së

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës shtyhet me kërkesë të PS-së

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.