AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Klima e biznesit në përkeqësim prej vitesh, thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë

Në konferencën vjetore për shtyp, presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë Enio Jaço vuri në dukje vështirësitë e hasura nga biznesi nga korrupsioni, ndërsa kërkoi transparencë të plotë mbi përfituesit e kontratave publike, lidhjet e tyre dhe performancën në projekte të së shkuarës.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Enio Jaço, President i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë. Foto: LSA

Klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar vazhdimisht përgjatë viteve të fundit ndërsa vendi duhet të luftojë korrupsionin, të rrisë transparencën në prokurimet publike dhe të mos përdorë procedura të veçanta për kontratat publike. Ky është opinioni i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që përfaqëson biznese shqiptare dhe amerikane që veprojnë në Shqipëri.

Presidenti Enio Jaço deklaroi se ndryshimet ligjore të ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, të tilla si ligji mbi të ardhurat personale, ndryshimet e të cilit janë aktualisht në shqyrtim, janë tepër komplekse, ndryshojnë tepër shpesh dhe duket se nuk respektojnë parimet ndërkombëtare të kontabilitetit.

“parimet tona [për sistemin fiskal] janë që jetë bashkëkohor, në përputhje me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, i parashikueshem (të mos ndryshojë çdo vit) dhe të incentivojë formalizimin (jo informalitetin) e ekonomisë dhe të jetë konkurrent në Ballkan,” deklaroi Jaço ndërsa theksoi se drafti i ri bie ndesh me këto parime.

Qeveria ka vendosur tatim fitimi dhe TVSH zero për biznesin e vogël, gjë që ka krijuar mundësitë për një numër të vogël shqiptarësh që punojnë në profesione të lira, të tillë si avokatë, mjekë apo gazetarë, që të minimizojnë faturën e tyre fiskale duke u regjistruar si sipërmarrës dhe duke i marrë të ardhurat përmes faturës së biznesit dhe jo si pagë. Qeveria nuk dëshiron që të vendosë tatim fitimi për biznesin e vogël por ka propozuar një numër formulash për të taksuar të ardhurat e profesionistëve, të cilat vlerësohen si “tejet të komplikuara”.

Shqipëria bën prokurim publik me mjete elektronike tashmë prej vitesh me njoftimet për prokurime dhe rezultatet e prokurimeve të bëra online. Megjithatë, kjo lloj transparence është e pamjaftueshme, beson Dhoma Amerikane, e cila kërkon publikimin jo vetëm të njoftimeve, por edhe të përfituesve dhe lidhjeve të tyre si dhe performancën e shkuar të përfituesve. Në fakt, ndërsa lidhja e kontratës së prokurimeve publike bëhet e ditur online, kontrata dhe rezultati i zbatimit të saj nuk bëhet.

Sipas Jaços, vendi duhet gjithashtu të mbajë një “përqasje konservatore” në lidhje me prokurimet publike, pra që të mos bëhen prokurime jashtë procedurave të rregullta. Në fakt, qeveria aktuale ka ndërmarrë, përkundër këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, prokurime publike me rregulla emergjence me vlerë qindramilionë euro. Përfituesit janë në shumicë kompani të lidhura politikisht.

Etiketa: BallkanEdi RamaEnio JaçoEuroFMNgazetarKlima e biznesitliraMjekQeveriaRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTVSH
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.