AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Demokracia amerikane nën sulm të organizuar

Publiku amerikan është alarmuar dhe ka hapur sytë përballë ekstremizmit në rritje të Gjykatës së Lartë të SHBA-së. Por votuesit duhet ta njohin shumicën radikale të Gjykatës për atë që ajo është në të vërtetë: pjesë e një plani të hartuar me kujdes për ta kthyer SHBA-në në një regjim represiv.

George SorosngaGeorge Soros
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë një demokraci në zhvillim të vazhdueshëm që nga themelimi i tyre në 1776, por mbijetesa e tyre si demokraci tashmë është rrezikuar rëndë. Një sërë zhvillimesh të ndërlidhura lirshëm brenda dhe jashtë vendit janë përgjegjës për këtë krizë.

Nga jashtë vendit, SHBA-ja kërcënohet nga regjimet represive të udhëhequra nga Xi Jinping në Kinë dhe Rusia e Vladimir Putinit, të cilët duan të imponojnë një formë autokratike të qeverisjes në botë.

Por kërcënimi ndaj SHBA-së nga armiqtë e brendshëm të demokracisë është edhe më i madh. Ato përfshijnë Gjykatën e Lartë aktuale, e cila dominohet nga ekstremistët e ekstremit të djathtë, dhe Partia Republikane e Donald Trump, e cila i vendosi ata ekstremistë në Gjykatë.

Çfarë e kualifikon shumicën e Gjykatës si ekstremiste? Nuk është thjesht vendimi i tyre për të rrëzuar Roe vs Wade, rasti historik i vitit 1973 që njohu të drejtën e një gruaje për të zgjedhur nëse do të lindë. Ajo që i cilëson ata si ekstremistë janë argumentet që ata përdorën për të justifikuar vendimin e tyre dhe indikacionet që ata dhanë se sa larg mund të jenë të gatshëm të shkojnë në zbatimin e këtyre argumenteve.

Gjyqtari Samuel Alito e bazoi vendimin e tij në pohimin se Amendamenti i Katërmbëdhjetë mbron vetëm ato të drejta që u njohën përgjithësisht në 1868, kur u ratifikua amendamenti. Por ky argument rrezikon shumë të drejta të tjera që janë njohur që atëherë, mes tyre të drejtën për kontraceptim, martesat e të njëjtit seks dhe të drejtat LGBTQ.

Në përfundimin e saj logjik, kjo linjë arsyetimi madje mund t’i lejojë shtetet të ndalojnë martesat ndëracore, siç bënë disa deri në vitin 1967. Është gjithashtu e qartë se kjo Gjykatë synon të kryejë një sulm frontal ndaj degës ekzekutive. Një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të sapopërfunduar të Gjykatës i mohoi Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit autoritetin për të nxjerrë rregulloret e nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike.

Vendimet e fundit të gjykatës: mbështesin kauzat e promovuara nga Partia Republikane e Trump dhe dobësojnë ose deklarojnë të paligjshme kauzat e favorizuara nga Partia Demokratike. Merrni si shembull ligjin për armët. Krahu radikal i Gjykatës dëgjon me vëmendje lobin pro-armëve. Pra, megjithëse një epidemi e fundit vrasjes masive krijoi një protestë të tillë kombëtare saqë edhe disa republikanë mbështetën një ligj të ri federal për armët, Gjykata e kompensoi Shoqatën Kombëtare të Armëve për humbjen duke rrëzuar një ligj të hershëm të Nju Jorkut që vendoste kufizime të rrepta për mbajtjen e armëve (Shteti i Nju Jorkut miratoi menjëherë ligje të reja për armët, që ka të ngjarë të përfundojnë para Gjykatës së Lartë).

Gjykata e Lartë dikur ishte ndër institucionet më të respektuara në SHBA. Nëpërmjet vendimeve të saj të fundit, shumica ekstremiste e ka çuar vlerësimin për të në një nivel të ulët historik. Opinioni kundërshtues në çështjen që rrëzoi Roe deklaroi në mënyrë të prerë se vendimi i shumicës “minon legjitimitetin e gjykatës”. Fatkeqësisht, pakica ka gjasa të mbetet në pakicë për një kohë të gjatë, sepse ekstremistët janë më të rinj dhe kanë një shumicë 6-3.

Ka vetëm një mënyrë për të frenuar Gjykatën e Lartë: të rrëzohet Partia Republikane nga detyra në mënyrë dërrmuese. Kjo do të lejonte Kongresin të mbronte nëpërmjet legjislacionit të drejtat që i ishin besuar mbrojtjes së Gjykatës së Lartë. Tani është e qartë se bërja e kësaj ishte një gabim i madh. Kongresi duhet të veprojë, duke filluar me mbrojtjen e të drejtës së një gruaje për të zgjedhur të lindë ose jo. Nëse për këtë duhet të ndryshohet filibusteri, ashtu qoftë.

Por kur bëhet fjalë për organizimin e një fitoreje dërrmuese kundër republikanëve të radikalizuar, kundërshtarët përballen me pengesa pothuajse të pakapërcyeshme. Republikanët jo vetëm që kanë grumbulluar në Gjykatën e Lartë dhe shumë gjykata më të ulëta gjyqtarë ekstremistë. Në shtete të tilla si Florida, Xhorxhia dhe Teksas, ata kanë miratuar një sërë ligjesh që e bëjnë votimin shumë të vështirë.

Ndërsa këto ligje fokusohen në heqjen e të drejtës së afrikano-amerikanëve, pakicave të tjera dhe votuesve të rinj në përgjithësi, qëllimi i tyre përfundimtar është të ndihmojnë republikanët të fitojnë zgjedhjet. Siç shkroi kohët e fundit një gjykatës federal i Floridës duke rrëzuar një nga këto ligje, ato u miratuan “me qëllimin për të ristrukturuar sistemin zgjedhor të Floridës në mënyra që favorizojnë Partinë Republikane mbi Partinë Demokratike”.

Këto ligje do të ishin mjaft të këqija nëse do synonin vetëm ata që mund të votojnë. Por republikanët tani po shkojnë edhe më tej, duke sulmuar numërimin e votave dhe procesin e certifikimit të zgjedhjeve. Nga ndryshimi i ligjit për të bërë më të lehtë përmbysjen e sistemit zgjedhor, te rekrutimi i besimtarëve për gënjeshtrën e madhe të Trumpit se zgjedhjet e 2020-ës iu vodhën për të mbikëqyrur procesin, ne po shohim republikanët të sulmojnë sistemin tonë të demokracisë nga çdo kënd. Dhe këtu, gjithashtu, Gjykata e Lartë radikale ka bërë pjesën e saj, duke prishur Aktin federal të të Drejtave të Votimit për të dobësuar fuqinë votuese të pakicave.

Për fat të mirë, nuk jam vetëm unë që pretendoj se mbijetesa e demokracisë në SHBA është e rrezikuar rëndë. Publiku amerikan është zgjuar nga vendimi për rrëzimin e Roe. Por njerëzit duhet ta njohin atë vendim për atë që është: pjesë e një plani të hartuar me kujdes për ta kthyer SHBA-në në një regjim represiv, veçanërisht duke synuar gratë, pavarësisht nga pasojat shkatërruese.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë. Kjo luftë duhet të përfshijë shumë njerëz që votuan për Trumpin në të kaluarën. Unë jam simpatizant i Partisë Demokratike, por kjo nuk është çështje partiake. Bëhet fjalë për rivendosjen e një sistemi politik funksional dypartiak, i cili është në thelb të demokracisë amerikane.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. US Democracy Under Concerted Attack

Etiketa: ArmëbesimtarëdemokracidemokraciaDonald TrumpFloridaGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarkufizimeLigjMjaftMjedisitNdryshimet klimatikepakicaParaPartiaPartia DemokratikePartia RepublikanePartisë DemokratikeProject SyndicaterepublikaneRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSulmtë drejtaTrumpVendimVendimetVendimiXi JinpingZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha Prifti

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.