AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e Ardian Hajdarit

Gjykata e Posaçme e Shakllës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për dergimin në gjyq të anëtarit të KPA, Ardian Hajdari për "fshehje të te ardhurave" dhe "deklarim te rremë të pasurisë".

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 4 korrik pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme, Dinora Aleksi, është vendosur pushimi për veprën tjetër penale, “falsifikimi i dokumenteve”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të gjykohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

I pyetur nga BIRN, anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari u shpreh se çështja ndaj tij duhej pushuar dhe se do të vijojë betejën e tij me të “keqen”.

“Unë kam besimin dhe durimin e duhur për të pritur fjalën e fundit të gjykates së themelit. ‘Ligji është i barabartë për të gjithë’ dhe ne jemi të gjithë të barabartë para Ligjit dhe mendoj se çështja ime duhej pushuar përpara se t’i pushohej të shkarkuarve nga Vettingu, por me durim dhe besim […], beteja ime me të keqen vazhdon”, u shpreh Hajdari nëpërmjet një komunikimi në aplikacionin WhatsApp.

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, konstatohet se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitin 2017 në funksion të aplikimit të tij për një pozicion në institucionet e vetingut, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimet e kryera ka rezultuar se Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK konkludon se Hajdari e ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga ne j 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara.

Etiketa: Ardian HajdariavokatiabesimBIRNDinora AleksiFalsifikimi i dokumenteveGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësgjykimILDKPKIKodit PenalKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAParaPunëRefuzimiSPAKTatimeVendim
Tjetri
KPK i kërkon shpjegime prokurorit Çlirim Sino për bilancet negative dhe profesionalizmin

KPK i kërkon shpjegime prokurorit Çlirim Sino për bilancet negative dhe profesionalizmin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.