AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inxhinierë e arkitektë kundërshtojnë projektin “Bozo” për “Urdhërin e inxhinerit” 

Dhjetra inxhinierë e arkitektë protesuan para kryesisë së Kuvendit kundër një projekti të mazhorancës për të rregulluar me ligj profesionin e tyre. Sipas tyre projektligji i propozuar nga deputetja Luljeta Bozo është klientelist dhe vë në rrezik punën e profesioneve të inxhinerit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e inxhinierëve para zyrave të Kuvendit. Foto:: Blerina Gjoka.

Projektligji “Për Urdhrin Profesional të Inxhinierëve” i sjellë në Kuvend me propozim të deputetes Luljeta Bozo është kundërshtuar nga një pjesë e komunitetit të inxhinerëve. Dhjetra inxhinerë dolën në protestë para kryesisë së Kuvendit të mërkurën, ndërkohë që një përfaqësi e tyre ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Arkitekti Gjegji Caca i tha BIRN-it se kishte dalë në protestë për të kundërshtuar një projektligj “klientelist dhe jo transparent”.

“Ky projekt kërkon të kalojë liçensimin e profesionit tonë nga entiteti shtetëror në dorën e një grupi njerëzish që do të drejtojnë urdhërin. Profesioni ynë është i rregulluar me ligjin për profesionet e rregullura dhe nuk mund të pranojmë të dalë një grup njerëzish të vendosë si dhe kur duhet ta ushtrojmë profesionin tonë.”- tha ai.

Protestën e mbështeti dhe deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, i cili tha se kishte dalë krah kolegëve të tij inxhinierë. “Ky projektligj është konçensionar, pasi i jep një grupimi të caktuar të drejtën për të liçensuar inxhinierët”- tha ai.

Ndërkohë inxhinerja Dëshira Mena i parashtroi argumentet para deputetëve dhe u kërkoi atyre që të mos e miratojnë pasi kundërshtohet në masë nga inxhinerët dhe nuk i përfaqëson ata dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Mena tha projekti fillimisht ka qenë ide e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kjo ministri nuk ka qënë transparente.

“Janë 700 firma inxhinerësh dhe ministria nuk na hapi derën duke u sjellë në mënyrë dekurajuese dhe arrogante me ne”- tha ajo.

Mena pretendoi se grupi nismëtar ku përfshihen 11 shoqata të inxhinerëve përfaqëson në fakt një minorancë të komunitetit dhe ka hartuar një draft  që do t’u shërbejë vetëm atyre. “Kjo quhet dhunë me ligj për të vendosur pushtet mbi profesionin e inxhinierit”- i tha ajo komisionit.

Kryetari i komisionit Arben Pëllumbi këmbënguli në pyetjen nëse duhet apo jo një urdhër inxhinieri dhe u mundua të qetësonte të pranishmit se qëllimi i komisionit ishte për të gjetur zgjidhjen më të mirë për komunitetin.  “Kemi 13 vite që e diskutojmë këtë dhe nuk arrihet në asnjë lloj konkluzioni. T’i dëgjojmë të gjithë palët dhe të dalim në një përfundim nëse duhet apo jo një urdhër inxhinieri”- tha ai.

Për të mos krijuar debat dhe përplasje mes inxhinerërëve Pëllumbi shtyu seancën dëgjimore me përfaqësuesit e grupit nismëtar të projekligjit.

Në realicionin shoqërues të projektit, deputetja Bozdo, një inxhiniere ndërtimi në pension, shkruan se ka marrë miratimin e shoqatave inxhinierike për draftin dhe cilëson projektin si një nevojë për të mbushur vakuumin ligjor të profesioneve të rregulluara.

Projekligji parashikon zhvendosjen nga administrata publike tek mekanizmi i ri i “Urdhrit Profesional të Inxhinierit” të përgjegjësisë për rregullimin e profesionit të inxhinierit.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeArben PëllumbiBIRNdeputetKuvendLigjMASMENAParaPDProjektligjProjektligjiSH
Tjetri
Gjetja e të zhdukurve në komunizëm peng i pingpongut institucional

Gjetja e të zhdukurve në komunizëm peng i pingpongut institucional

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.