AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Afera e inceneratorëve, jo vetëm SPAK-u në provë

Mungesa e veprimit institucional për të pezulluar përkohësisht financimin e inceneratorit të Tiranës dëshmon frikën e institucioneve përgjegjëse shtetërore në ekzekutiv dhe jashtë tij për t’iu afruar së vërtetës, e cila në këtë rast shihet qartë se nuk favorizon arrogancën qeverisëse, vendimmarrjet klienteliste dhe shkeljen e konkurrencës.

Zef PreçingaZef Preçi
18:13 | 08/07/2022
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të inceneratorit të Elbasanit në Prill, 2017 | Foto nga: Ministria e Mjedisit

Nga analiza e të dhënave statistikore të ofruara në raportimet zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, DPT, rezulton se në periudhën 2018-2020 janë referuar në Prokuroritë e Republikës 786 denoncime për çështje penale, nga të cilat 333 raste ose më shumë se 42% e totalit për krijim skemash mashtruese me TVSH-në dhe fshehje e të ardhurave. Ndërsa vetëm rastet për “krijim skemash mashtruese me TVSH” zënë 3% të denoncimeve të këtij institucioni, ndonëse pesha specifike në fondet e papaguara ndaj shtetit sipas ligjit përllogaritet në 32 miliardë lekë.

Për vitin 2021, DPT ka publikuar dy dokumente zyrtare, por asnjëri nuk ofron të dhëna statistikore të kahasueshme me vitet e mëparshme dhe raporti zyrtar vjetor është pasqyrë e trajnimeve, udhëtimeve, tenderave, marrëveshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, por jo rezultatesh në punën për të cilën i ngarkon ligji.

Për vitin 2021, të bie gjithashtu në sy se DPT raporton:

  1. Marrëveshje Bashkëpunimi për përcaktimin e punonjësve të atashuar pranë njësisë speciale anti-korrupsion dhe anti-evazion, midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Anti-evazion.
  2. Ndryshimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave;
  3. Marrëveshje Bashkëpunimi “Për Shkëmbimin e Informacionit midis dy Institucioneve në Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit” midis BKH dhe DPT. [Për më shumë lexo faqen 32 të Raportit Vjetor].

Në raportimet vjetore të Tatimeve, Prokurorisë, qeverisë apo INSTAT nuk ofrohen të dhëna zyrtare mbi vjeljen e detyrimeve fiskale sipas zërave të evazionit. Asnjë nga përfaqësuesit politikë në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka adresuar pyetje për kërkesë llogarie në këtë drejtim.

Sa u takon kompanive fantazmë apo të krijuara posaçërisht për të kanalizuar fondet  buxhetore që janë paguar në zbatim të kontratave koncesionare të inceneratorëve, vlen të theksohet se skema mafioze e rastit dhe disa nga emrat e tyre kanë dalë në publik edhe gjatë komisionit hetimor parlamentar “Tabaku” më herët gjatë këtij viti. Është interesant fakti se edhe pse DPT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi institucionale të posaçme me SPAK-un pikërisht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, kjo nuk është funksionale as sot e kësaj dite.

Ndërsa dalja e sforcuar e ministres së Financave në Kuvend më herët kësaj jave për të marrë disa merita politike në gjoja referimet e DPT-së së pas vitit 2018 vetëm se e komplikon më shumë problemin dhe provon mbrojtjen që ekipi qeveritar po i bën kësaj afere.

Cilido qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi e di që nëse për çfarëdo arsyeje, duke përfshirë edhe përfitimet nga kontratat koncesionare, një biznes siguron të ardhura të pamerituara/të paligjshme apo ju shmanget detyrimeve fiskale [dhe kjo verifikohet lehtësisht nga librat e shitjes/blerjes dhe rimbursimet e TVSH), atëherë hapi i parë korrigjues është angazhimi i DPT për të nxjerrë të ardhurat tatimore përmes bllokimit të llogarive bankare, bllokimit të aseteve (eventualisht edhe sekuestrimin) dhe bllokimin e aktivitetit të këtyre kompanive, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me Autoritetin Kontraktor për ndërprerjen e përkohshme të financimit buxhetor të kontratës koncesionare përkatëse deri në sqarimin e rrethanave nga organi i akuzës.

Nëse kthehemi pas në kohë dhe shohim vetëm mbrojtjen me zë të lartë që z. Rama iu ka bërë publikisht herë mbas here këtyre kontratave, si dhe vazhdimin e pakuptimtë të financimit të inceneratorit të Tiranes me vlerën e plotë për njësi prej  29 Euro/ton pa u kryer incenerimi, flasin për një përfshirje më të gjerë të zyrtarëve të lartë në këtë aferë.

Kurse heshtja më shumë se një vit dhe ngadalësia e çuditshme e veprimit ligjor të SPAK-ut, edhe pse Komisioni Hetimor “Tabaku” si dhe denoncimet politike të LSI-së javën e fundit, debatet mediatike dhe nga radhët e ekspertëve të pavarur kanë sjellë prova dhe evidenca të mjaftueshme për të proceduar në mbrojtje të ligjshmërisë së shtetit, dëshmojnë për ndërhyrjet dhe presionin që segmente të interesuara të pushtetit, por ndoshta edhe të Mafias po bëjnë drejtpërdrejt mbi këtë institucion.

Në të njëjtën kohë, mungesa e veprimit institucional për të pezulluar përkohësisht financimin e inceneratorit të Tiranës dëshmon frikën e institucioneve përgjegjëse shtetërore në ekzekutiv dhe jashtë tij për t’iu afruar së vërtetës, e cila në këtë rast shihet qartë se nuk favorizon arrogancën qeverisëse, vendim-marrjet klienteliste dhe shkeljen e konkurrencës si dhe pasurimin e paligjshëm që sjellin kontrata qeveritare të kësaj natyre. Kjo bën që qëndrimi i SPAK  ndaj kësaj afere të jetë një test profesionalizmi dhe integriteti për këtë institucion, si dhe një “gur prove” jo vetëm për drejtësinë në reformim e sipër, por edhe për qetësinë sociale dhe debatin profesional në qarqet akademike dhe debatin politik në vendin tonë në muajt që vijnë.

Etiketa: Afera e inceneratoreveakademikeDPTDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEuroInceneratorINSTATKorrupsionKuvendLSImarrëveshjembrojtjenatyreProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëQarqetRamaRaportiReformimshqipSPAKTiranëTVSHVendim
I mëparshmi

Olta Xhaçka mbrohet me avokat para Këshillit të Mandateve

Tjetri

Pritshmëri të larta, por pushuesit ende s’kanë mbërritur në Durrës

Tjetri
Turistët serbë fillojnë të zëvendësojnë kosovarët në plazhin e Durrësit

Pritshmëri të larta, por pushuesit ende s’kanë mbërritur në Durrës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.