AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Olta Xhaçka mbrohet me avokat para Këshillit të Mandateve

Ministrja e Punëve të Jashtme nuk u paraqit në seancën ku po shqyrtohej pajtueshmëria e mandatit të saj, ndërsa avokati Genci Çifligu tha se ajo nuk kishte përfituar nga pasuria publike. Këshilli i Mandateve administroi një mocion të dytë nga deputetët e grupit të Berishës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:20 | 08/07/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zgjodhi të përfaqësohej me avokat para Këshillit të Mandateve në Kuvend të premten, ku ishte e ftuar të jepte argumentet e saj mbrojtëse ndaj kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit parlamentar.

Opozita pretendon se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj, ish deputeti Artan Gaçi, fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Avokati Genci Çifligu këmbënguli se i gjithë mocioni i PD-së nuk bazohej tek veprimet e deputetes Xhaçka, por të bashkëshortit të saj, që sipas tij e bën kërkesën jo bindëse ligjërisht.

Çifligu përdori togfjalëshin “vetë deputeti” disa herë gjatë interpretimit të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, ndërsa solli si argument mbrojtës faktin se Xhaçka nuk ka përfituar nominalisht nga vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike dhe Këshillit të Ministrave.

Sipas Çifligut, statusi “investitor strategjik” nuk kishte të bënte me përfitim të pasurive publike, ndërsa shtoi se shfrytëzimi i bregdetit nuk është përfituar nga kompania e bashkëshortit të Xhaçkës.

 “Nuk është shoqëria, kuotat e së cilës zotërohen nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, ajo të cilës Këshilli i Ministrave me vendimin e tij nr. 137 datë 2.3.2022 i ka njohur të drejtën e përdorimit, por është një subjekt tjetër që ka përfituar të drejtën e përdorimit të bregut të detit në këtë plazh,” tha avokati Çifligu.

“Pra në rastin konkret, veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose e pushtetit vendor,” shtoi ai.

Subjekti tjetër që iu referua Çifligu rezulton të jetë në pronësi të partneres amerikane të vëllait të Xhaçkës, me të cilën Gaçi firmosi një marrëveshje për menaxhimin e investimit strategjik. Në mars, Gaçi i tha BIRN se kishte lidhur kontratë me kompaninë tjetër për të shmangur konfliktin e interesit.

Deputetët e opozitës nuk patën mundësi të bëjnë pyetje për avokatin e Xhaçkës, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vendosi të mbyllë mbledhjen direkt pas mbarimit të mbrojtjes. “Nuk është seancë pyetjesh, po ftesë për të dëgjuar,” tha ajo.

Ndërkohë, Këshilli vendosi të fusë në shqyrtim për javën e ardhshme një kërkesë të re për mandatin e Xhaçkës, e firmosur nga 15 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Berishës.

Mocioni i ri argumenton se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën dhe kuadrin ligjor për “konfliktin e interesit”, duke përfituar nga pasuria publike nëpërmjet veprimeve të bashkëshortit. Në këtë kërkesë i mëshohet faktit se personat e afërt me ministren, bashkëshorti dhe kunata, në tentativë për të shmangur këtë konflikt kanë kryer “kontratave fiktive dhe marrëveshjeve të stimuluara me qëllim mashtrimin dhe anashkalimin e ligjit”.

Mbështetësit e mocionit të parë akuzuan mazhorancën se po zvarrit qëllimisht një vendimmarrje të Kuvendit për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Sipas deputetit Gazmend Bardhi, edhe kërkesa e re e kolegëve të tij demokratë “shërben si alibi për PS-në për ta shtyrë çështjen”. Por për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Kuvendi thjesht po ndjek të gjitha procedurat.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla e konsideroi çështjen një “flluckë sapuni” dhe paralajmëroi një rrëzim të mundshëm të kërkesave.

Nëse Kuvendi vendos me votat e shumicës që të mos e përdorë mekanizmin parlamentar për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese, vetë deputetët mund ta bëjnë këtë duke mbledhur 28 firma.

 

Etiketa: Artan GaçiBashkëshortiBIRNdeputetgazetarGazmend BardhiGenci ÇifliguInvestime strategjikeInvestitor strategjikKëshillit të MinistravekonfliktkushtetueseKuvendKuvendiLigjLindita NikollamarrëveshjeOlta XhaçkaOpozitaParaPartisë DemokratikepasuriaPDplazhPSPunëSHTaulant BallaVendimet
I mëparshmi

Dyshimet për tjetërsim pronash, prokuroria sekuestron një pallat 8-katësh në Vlorë

Tjetri

Afera e inceneratorëve, jo vetëm SPAK-u në provë

Tjetri
Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Afera e inceneratorëve, jo vetëm SPAK-u në provë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.