AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyshimet për tjetërsim pronash, prokuroria sekuestron një pallat 8-katësh në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka miratuar një kërkesë për sekuestro preventive mbi një godinë 8-katëshe në qendër të Vlorës, pas dyshimeve se prona në të cilën është dhënë leja është përfituar përmes falsifikimit.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia duke ekzekutuar masën e sekuestros. Foto:Jerola Ziaj

Prokuroria Vlorë njoftoi të premten sekuestrimin e një godinë banimi 8-katëshe plus një kat nëntokë, pas dyshimeve të ngritura se prona u përfitua mbi një dokument të falsifikuar të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të vitit 1986.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga prokuroria godina në fjalë është ngritur mbi tokën e përfituar nga Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj. Prokuroria thotë se kishte dyshime se një dokument i të ashtuquajturit Komitet Ekzekutiv, një institucion i kohës së komunizmit, për të miratuar një leje meremetimi ishte falsifikuar.

Sipas prokurorisë dokumenti i vitit 1986 ishte përdorur nga të dyshuarit për të marrë në pronësi tokën, mbi të cilën është marrë një leje ndërtimi dhe lidhur edhe një kontratë me një kompani ndërtimi.   Personat e përfshirë akuzohen për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Prokuroria thotë se dy të dyshuarit u kallëzuan nga një i afërm i tyre, i cili pretendon se një godinë në pronësi të tij u shkatërrua gjatë ndërhyrjes për të ndërtuar pallatin dhe se një pjesë e truallit është në pronësi të shtetit. “Leja e ndërtimit dhe e zhvillimit për objektin,  e nxjerrë mbi bazën e një dokumenti pronësie trualli të përftuar nga dokumente të falsifikuar, nuk duhet të ishte lëshuar, pasi një pjesë e truallit në fakt është në pronësi ”shtet””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërsa dy të dyshuarit nuk ishin të arritshëm për koment, pronari i kompanisë që po ndërton objektin Bektash Petroshati tha se gjykata nuk kishte dëgjuar versionin e tyre. Ai tha se punimet në pallat nuk kishin lidhje me hetimet mbi truallin dhe se vendimi i gjykatës vinte në vështirësi kompaninë, punëtorët dhe po ashtu edhe persona që tashmë kishin lidhur kontrata porosie për mjediset e godinës që sipas tij ishte shitur e gjitha. “Për mendimin tim vendimi që ka marrë gjyqtarja është i padrejtë, ka të bëjë me pronarët e tokës”, tha ai. Petroshati këmbënguli se kishte dëgjuar për konfliktet mbi truallin, por se personat me të cilët kishte lidhur marrëveshje kishin këmbëngulur se dokumentet ishin të sakta.

Etiketa: GjykataGjykatëGjykatësHetimetLeje ndërtimimarrëveshjePallatProkuroriapronaPunëPunëtorPunëtorëSHVendimi
Tjetri
PS mbron Xhaçkën nga kërkesa për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Olta Xhaçka mbrohet me avokat para Këshillit të Mandateve

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.