AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkoi shkarkim, por KLGJ dha vetëm 3 muaj pezullim për gjyqtarin e Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi pranim të pjesshëm të kërkimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ndëshkoi me tre muaj pezullim me të drejtë page minimale gjyqtarin Taulan Tafa. ILD kërkoi shkarkimin e Tafës, për vendimin që i uli dënimin Arben Grorit, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KLGJ gjatë seancës për gjyqtarin Taulant Tafa. Foto;ILD

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi në një seancë që filloi dy orë më vonë nga koha në të cilën ishte njoftuar se kishte pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në procedimin penal ndaj gjyqtarit Taulant Tafa.  Megjithatë, ndryshe nga kërkimi i ILD-së për shkarkim të Tafës për “shkelje diskretituese”, Këshilli e ndëshkoi atë me 3 muaj pezullim me të drejtë për të marrë pagë minimale.

Tafa akuzohet nga ILD se ka favorizuar në mënyrë të paligjshme të dënuarin me burg të përjetshëm Arben Grori, duke pranuar kërkesën e tij për uljen e dënimit me 720 ditë. Grori është fajtor për vrasjen në Itali në Naim Zyberit në vitin 1997, në bashkëpunim me Gerd Gjinerarin, lirimi me kusht i të cilit çoi më herët në shkarkimin nga KLGJ të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo.

Sipas ILD-së, Tafa kishte zbatuar një standard të ndryshëm nga vendimet e tij të mëparshme për çështje të ngjashme, duke sjellë cënim të besimit të publikut te drejtësia dhe cënim të figurë së magjistratit.

“Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILD-së, në të cilin theksohet se për këto shkelje ishte kërkuar shkarkimi i magjistratit.

Masa ndaj Tafës është ndër më të lehtat e dhëna nga KLGJ, për gjyqtarë të gjetur në shkelje disiplinore. Për shkelje të ngjashme Këshilli ka shkarkuar ish-gjyqtaren Enkeleidi Hoxha dhe gjyqtarin Markelian Kuqo. Ndërkohë  gjyqtarja tjetër e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga KLGJ për 6 muaj, për shkelje të etikës në postimin e disa videove në rrjete sociale.

Seanca plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila ishte njoftuar se do të zhvillohej njëkohësisht në sallë dhe transmetohej virtualisht në orën 11 të ditës së martë, filloi dy orë me vonesë.  Arsyet e vonesës nuk u bënë të ditura nga drejtuesja e seancës.

Etiketa: 1997Arben GroriBurgDrejtësiaEnkeleda KapedaniEnkeleidi HoxhaGjyqgjyqtarILDItaliKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKorçëMarkelianMarkelian KuqoMasarrjete socialeSeancaSeanca plenareShkarkimshkarkimiTaulant TafaVendimet
Tjetri
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës

Harta e re territoriale, në kërkim të një pakti politik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.