AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Divjakës

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kanë kërkuar të enjten prokurorisë verifikimin e figurës për kryetarin socialist të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, me pretendimin se është dënuar në Itali. Por Kokoneshi tha se është verifikuar një herë në vitin 2019 dhe se kërkesa është shantazh për shkak të detyrës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi

Një grup deputetësh të PD-së njoftuan të enjten se kishin depozituar pranë Prokurorit të Përgjithshëm një kërkesë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për kryetarin e Bashkisë Divjakë me pretendimin se ai është i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali.

“Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

Kryebashkiaku socialist Fredi Kokoneshi e cilësoi sulm të nxitur nga interesa private dhe tha se emri i tij ishte verifikuar më parë, verifikim nga i cili kishte rezultuar i pastër.

“Unë jam verifikuar pas një kërkese të deputetëve të PD-së në legjislaturën e kaluar dhe kam dalë i pastër. Nuk ka ndaj meje asnjë lloj dënimi, qoftë dhe administrativ”- tha ai.

Kokoneshi i vuri BIRN-it në dispozicion dokumentet e vitit 2019 të prokurorisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pastërtinë e figurës së tij.

Në një dokument të firmosur nga Arben Kraja, në atë kohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme thuhet se nga verifikimet e bëra brenda Shqipërisë dhe në shtetin fqinj Kokoneshi nuk rezultonte i dënuar më parë, dhe nuk kishte qenë ndonjëherë nën hetim apo i ndaluar nga organet ligjzbatuese.

Por, deputeti Gazmend Bardhi, iniciator i kërkesës i tha BIRN-it se përgjigjen për pretendimet e ngritura në kërkesë “do ta jepte prokuroria”.

Kokoneshi pretendoi gjithashtu se kërkesa e demokratëve është nxitur nga një konflikt mes bashkisë që ai drejton dhe një biznesmeni në zonën e Divjakës, anëtar i organeve drejtuese të PD-së, konflitk që sipas tij po hetohej nga policia vendore. “Ky është shantazh”- tha ai.

Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pas denoncimeve të PD-së,  janë larguar nga detyra dy kryetarë bashkish të PS-së të zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore 2019, ai i Shkodrës Valdrin Pjetri dhe i Vorës, Agim Kajmaku.

Etiketa: Agim KajmakuArben KrajaBIRNBurgdeputetEmriFredi KokoneshiGazmend BardhiHetimInteresa PrivateItalikonfliktkryetarligjzbatueseMilanoPDPjetriPoliciaprokurorProkuroriaPSSHshantazhshqipSulmTrafikValdrin PjetriverifikimVorëZgjedhjet
Tjetri
‘Piratët” e Spanjës: Drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim

‘Piratët” e Spanjës: Drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.