AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qeveria injoron kritikat dhe miraton hartën e re gjyqësore

Këshilli i Ministrave miratoi të enjten hartën e re gjyqësore të hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë. Harta e re u kundërshtua nga avokatët dhe organizatat për të drejtat e njeriut për cënimin e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:51 | 21/07/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve. Foto: LSA

Projekti i KLGJ-së për reduktimin e gjykatave në gjithë vendin ka marrë formë finale të enjten pas miratimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke anashkaluar të gjitha kritikat kundërshtuese.

Dhoma e Avokatisë kundërshtoi me protesta dhe bojkot të seancave nga avokatët, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut ngritën shqetësimin se mbyllja e shumë gjykatave do të pengonte aksesin e qytetarëve për drejtësi.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se harta e re gjyqësore do të niste implemtimin nga data 1 shkurt 2023.

“Ky është produkt i shkëlqyer i një grupi ekspertësh të KLGJ, punë e shkëlyer 3 vjeçare, e cila u finalizua sot me miratimin e hartës së re në qeveri,” tha Manja.

Ai lajmëroi se në gjykatat që do të mbyllen nuk do të cënohet asnjë shërbim gjyqësor. “Qytetarët do të marrin shërbimet në strukturat ekzistuese,” tha ai.

Harta e re gjyqësore veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun. Debati për hartën filloi që pas disa takime konsultative, në të cilat ajo u kundërshtua ashpër nga avokatët, për shkak se sipas tyre pengon aksesin e qytetarëve të drejtësia.

Sipas ministrit implementimi i saj do të bëhet me faza duke nisur nga fillimi i vitit që vjen.

“Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e gjykatës së Apelit në Tiranë, më 1 maj gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe në 1 korrik gjykatat administrative të shkallës së parë,” tha Manja.

Sipas tij, implementimi i hartës së re gjyqësore do të sjellë risi në funksionimin e gjykatave, duke standardizuar kohën mesatare të dhënies së vendimit dhe shpërndarje të drejtë të çështjeve për gjyqtarët.

 

 

Etiketa: AdministrativeDrejtësiaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHarta e reHarta e re gjyqësoreKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKLGJLushnjeProtestaQeveriaSHUlsi Manja
I mëparshmi

Kolegji gjen shkelje procedurale në vendimin e KPK-së për gjyqtaren Entela Shedula

Tjetri

Refugjatët ukrainas në Mal të Zi hasin vështirësi për punë dhe me qiratë

Tjetri
Paradokset e dhembshurisë

Refugjatët ukrainas në Mal të Zi hasin vështirësi për punë dhe me qiratë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.