AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi ankimin ndaj vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Hysni Mulaj dhe kërkoi shkarkimin e tij për pamjaftueshmëri të burimeve financiare.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në KP, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

“Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 539/2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm vendimin në tërësinë e tij, si dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit”, thuhet në njoftimin e ankimit.

Ndërkohë në ankim Nino thotë se Komisioni ka vlerësuar gabim gjendjen e pasurive dhe mundësive financiare të subjektit. Sipas saj prindërit e Mulajt nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar një hua dhe një dhurim në vlerën 4.5 milion lekë.

Nino thotë po ashtu se vlerësimi i Komisionit në lidhje me të ardhurat e të afërmve të subjektit nga emigracioni bie ndesh me precedentët e vendosur tashmë nga kolegji. Sipas Komisioneres, Mulaj nuk ka dëshmuar ligjshmërinë e të ardhurave nga emigracioni, të ardhurave të prindërve nga bujqësia e të ngjashme.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 539, datë 8.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hysni Mulaj”, thuhet në njoftimin e ankimit.

Mulaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit në 8 qershor të këtij viti, pas dy seancave dëgjimore. Trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin, e gjeti fillimisht Mulajn në seancën e marsit 2022 me pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e një apartamenti. Po ashtu me pamundësi u gjet babai i tij i cili i kishte dhënë një hua prej 4 milion lekësh dhe një dhuratë 500 mijë lekë.

Mulaj i kundërshtoi gjetjet duke këmbëngulur të uleshin shpenzimet, të konsideroheshin të ardhurat nga bujqësia dhe të ardhurat nga emigracioni. KPK vendosi të rihapë hetimin dhe zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore në 27 maj. Në këtë seancë KPK njoftoi se ishin pranuar disa nga parashtrimet e Mulajt.

Në vendim KPK shprehet se Mulaj rezultoi në fund të hetimit me një bilanc negativ prej 1.5 milion lekësh. Ky bilanc ishte i shpërndarë në 4 vite, 1.3 milion në vitet 2005, 2007 dhe një shumë prej rreth 200 mijë lekësh në vitet 2010 dhe 2014. Komisioni arsyetoi se këto shuma nuk ishin të mjaftueshme për të vendosur shkarkimin e Mulajt.

“Për të arritur në këtë përfundim, Komisioni i është referuar edhe faktit se në analizën e financiare, për periudhën 2003 − 2016, balancat negative janë të shtrira ndër vite, duke çmuar se proporcionalisht këto konstatime nuk janë të mjaftueshme për t’u konsideruar si deklarim i pamjaftueshëm”, thuhet në vendim.

Etiketa: AbkimAnalizëAnkimBrunilda BekteshiDeklarim i pamjaftueshëmhuaHysni MulajIrena NinoKolegjiKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKProkuoria e Rrethit TiranëprokurorSHSuela ZhegunVendim
Tjetri
Histori e fragmentuar: Pse Kosova nuk ka një arkiv të mirëfilltë të kohës së luftës

Histori e fragmentuar: Pse Kosova nuk ka një arkiv të mirëfilltë të kohës së luftës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.