AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtyhet për herë të disatë gjyqi për çështjen 184 në Dibër

Çështja ndaj të pandehurve Drini Gjeci dhe Nuri Meda për skandalin e zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër u shty për 22 shtator pasi avokati mbrojtës mungoi. Gjykata nuk ishte në gjendje të verifikonte justifikimin e mungesës për shkak se emailet zyrtare të institucioneve nuk funksionojnë që prej 10 ditësh për shkak të defektit në AKSHI.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seancë gjyqësore e të ashtuquajturës Dosja 184 në Gjykatën e Dibrës | Foto Ilustruese: Sami Curri

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve për abuzim me detyrën në lidhje me krimet zgjedhore të vitit 2016 në Dibër u shty të martën për herën e katërt radhazi për shkak të mungesës së avokatit Gentian Rumano. Në seancë u paraqitën të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, të cilët akuzohen se abuzuan me detyrat shtetërore me qëllim që të kërcënonin votuesit të votonin për kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie, një dosje voluminoze e njohur në media si Dosja 184. Të pandehurit thanë se avokati i tyre Gentian Rumano mungonte dhe se i kishte njoftuar që t’i kërkonin sekretarisë së gjykatës të kontrollonte emailin zyrtar.

Sekretaria bëri të ditur në seancë se emaili zyrtar i gjykatës nuk funksiononte për shkak të defektit të sistemit shtetëror të emaileve zyrtare të mirëmbajtura nga AKSHI. Gjyqtari Edvan Veçani nuk ishte në gjendje të gjykonte meritat për mungesën e avokatit në një çështje që është zvarritur që prej shkurtit të vitit 2021, kryesisht për shkak të mungesave të avokatëve.

Prokurori ka kërkuar dy vjet burg me kusht për secilin prej të pandehurve dhe dy vjet ndalim nga mbajtja e pozicioneve publike. Në seancën pasardhëse mbrojtja duhet të paraqesë pretendimet përfundimtare para se gjykata të japë vendimin.

Ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci, akuzohet se ka kërcënuar mësuesit të mbështesin Partinë Socialiste ndërsa Nuri Meda, ish-administrator i njësisë Administrative Tomin, akuzohet se ka marrë porosi nga një i hetuar, të heqë nga lista e ndihmës ekonomike personat që nuk kanë votuar këtë parti.

Krimet për të cilat akuzohen të pandehurit u kryen në shtator të vitit 2016 kur në Bashkinë Dibër u zhvilluan zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut, i cili u regjistrua në video duke kërkuar seks në shkëmbim të rrijes së pagës nga një punonjëse e bashkisë.

Gjashtë vjet më vonë, prokuroria ka pushuar hetimet për shumicën e të akuzuarve për blerje votash dhe krime të tjera zgjedhore me argumentin se këto krime janë parashkruar. Nga dosja voluminoze nën akuzë kanë mbetur Gjeci dhe Meda ndërsa një i tretë, ish-shefi i policisë Robert Aga, po gjykohet në një çështje veçmas.

Etiketa: 184abuzimAdministrativeAgaAKSHIblerjeBurgDosjaDosja 184dosjeDrini GjeciEdvan VeçaniGentian RumanoGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHetimetKrimekryetarMASMbrojtjaMediandalimNuri MedaParaPartisë SocialisteProkuroriProkuroriaRobert AgaSeancashtatorvideovotuesitzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Shit-blerjet e pronave të patundshme rrezikojnë karrierën e gjyqtarit Përnoca

KPA lë në fuqi shkarkimin e Gjovalin Përnocës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.