AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News

‘Manifesto Hijacking’: një projekt kolektiv mbi praktikat autoritare të pushtetit oligarkik në Shqipëri

Qëndra Debatik në bashkëpunim me galerinë ZETA, sjellin për publikun një projekt të titulluar ‘Manifesto Hijacking’ (Pengmarrje), i cili përmes një ekspozite të ngrirë në kohë të objekteve të arkivuara, hedh dritë mbi realitetin e varësisë së artit dhe kulturës shqiptare nga pusheti politik dhe paraja.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
18:07 | 01/08/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Kryefaqja Lajme
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një karrige e mbetur nga Teatri Kombëtar | Foto: Nensi Bogdani/ BIRN

Qëndra Debatik e Artit Bashkëkohor ka ekspozuar në galerinë ZETA në Tiranë një projekt të titulluar Manifesto Hijacking (pengmarrje), që përbëhet nga një ekspozitë, performancë dhe disa ligjërata publike.

Ekspozita artistike e titulluar “Ngrehina që ndërtoi Udrou” e kolektivit artistik “La Societe Spectrale” dekonstrukton skenën artistike shqiptare në të cilën pushteti oliargik kamuflohet nëpërmjet artit bashkëkohor. Ndërhyrja e artistëve ka si qëllim propozimin e themeleve të reja kuptimore për solidaritet dhe qëndresë.

“Ideja ishte të ndërtonim një lloj muzeu të së tashmes, të neoimperializmit,” tha Armando Lulaj, një prej artistëve pjesë të kolektivit “La Societe Spectrale”. “Është ideja e ndërtimit të një arkivi që është i paarkivueshëm, sepse i përket historive që po jetojmë momentalisht sot,” shtoi Lulaj, duke artikuluar mbi idenë e ekspozitës.

‘Manifesto Hijacking’ është realizuar nga Armando Lulaj, Jonida Gashi,  Pleurad Xhafaj, Raino Isto, Sonja Lau, Ataol Kaso, Redon Skikuli, Jora Kasapi, Boris Budini, Marco Mazzi, Vincent WJ van Gerven Oei, Valentina Koca dhe “La Societe Spectrale’.

Armando Lulaj, artist dhe bashkëdrejtues i kolektivit ‘La-Societe Spectrale’ | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Qëndra Debatik për Artin Bashëkohor (DCCA) është një kolektiv artistësh, akademikësh, aktivistësh, arktitektësh, gazetarësh dhe kuratorësh të cilët kërkojnë të hedhin dritë mbi praktikat autoritare në Shqipëri. Kjo ekspozitë është iniciativë kolektive, e financuar vullnetarisht nga aktivistët dhe vetë artistët.

“Ne donim të organizojmë një përgjigje që buron nga skena lokale, por që lidhet dhe me temat ndërkombëtare”, tha Vincent WJ van Gerven Oei, kurator i ekspozitës, ndërsa theksoi se oligarkia është ajo që ka nën kontroll shumicën e skenës kulturore në Shqipëri.

Kuratori theksoi se eshe situata politike dhe kulturore në Shqipëri ka qenë një burim frymëzimi për artistë që kanë sjellë në jetë ‘Manifesto Hijacking’, e cila synon një formë pengmarrje artistike të narrativave që e dominojnë skenën bashkohore shqiptare.

‘Ka një lloj monopolizimi nga ana e qeverisë të jetës kulturore nëpërmjet parave që merren në mënyrë shumë të diskutueshme, me organizata që udhëhiqen [nga njerëz] pa asnjë prejardhje artistike”, tha Gerven Oei.

“Pasi kanë mbushur xhepat me kapitalin monetar, ka ardhur momenti të mbushin xhepat me kapitalin kulturor”, shtoi kuratori i ekspozitës.

Objekte të shpëtuara nga rrënojat e Teatrit Kombëtar | Foto: BIRN/ Nenso Bogdani

Në ekspozitën Manifesto vizitorët do të shohin trarët e çatisë së Shtëpisë së Verdhë, një shtëpi në qendër të raportit të debatueshëm të ish-senatorit zvicerian Dick Marty, për akuzat për trafik organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.

Një tjetër objekt i arkivuar nga Manifesto është dhe një karrige dhe disa objekte nga ndërtesa e Teatrit Kombëtar, e cila u rrafshua nga fadromat e qeverisë me 17 Maj 2020, çfarë gjeneroi protesta popullore në Tiranë.

“Këtë karrige e gjeta në pikat e grumbullimt të Sharrës, tre ditë pas shembjes së teatrit”, tregoi Armando Lulaj, i cili kujtoi se iu desh shumë punë për ta bindur rojen e vendgrumbullimit të mbetjeve për t’a shpëtuar këtë objekt, simbol i rezistencës qytetare.

Në një dhomë tjetër të ekspozitës janë të vendosura mobilje koloniale nga Ambasada e SHBA në Tiranë, që sipas artistëve përbëjnë mbetje të një ansambli imperialist të lartësuar në hapësirë.

Mobilimi i vjetër kolonial i një dhome të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Sipas Armando Lulajt shumë artistë shqiptarë janë “nën kthetrat e përfitimit monetar”, e prandaj ato nuk guxojnë për sipërmarrje artistike që mund të shkojnë ndesh me interesat e qeverisë.

“Targeti ynë është gjenerata e re”, tha Lulaj. “Përsa i përket gjeneratës së vjetër dhe artistëve që operojnë në Tiranë, ata na kanë bërë bojkot, sepse i pëlqen të ekspozojnë punët e tyre në evenimente të qeverisë apo të fondacioneve që japin sponsorizime“, shtoi ai.

Me të njëjtin ton pesimist u shpreh edhe kuratori Vincent WJ van Gerven Oei për skenën artistike bashkëkohore shqiptare.

“Kjo ekspozitë është vepër zie,” tha ai. “Kurimi i saj ka qenë një akt përkujdesjeje ndaj të vdekurve dhe ndaj atyre që jetojnë për t’i kujtuar,” shtoi kuratori hollandez.

Ekspozita dhe projekti ‘Manifesto Hijacking’ do të jenë të hapur për publikun deri më 11 shtator në qëndrën e artit bashkëkohor ZETA.

Galeria Zeta ndodhet në qendrën komerciale Hekla në Rrugën Abdyl Frashëri në Tiranë dhe ështe e hapur nga e hëna në të shtunë, nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Xhami i bufesë i thyer prej gërmave të të vdekurve të rrëzuara nga varret | Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Objekt i mbetur nga rrënojat e Teatrit Kombëtar | Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Etiketa: aktivistAktivistëAmbasada e SHBAAmbasada e SHBA në TiranëArmando LulajBIRNDick MartygazetarKosovëLigjLokalembetjeMuzeuNensi BogdaniOligarkiaPiSProtestaPunëSHSharrëSHBAshqipShqipërishqiptareshtatorTeatri KombëtarTrafiktrafik organeshUshtriaxhamiZETA
I mëparshmi

Në kërkim të një muzeu kombëtar të detarisë

Tjetri

Vazhdojnë barrikadat serbe në veri të Kosovës

Tjetri
Vazhdojnë barrikadat serbe në veri të Kosovës

Vazhdojnë barrikadat serbe në veri të Kosovës

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.