AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK ndalon një të dyshuar si propagandues xhihadi

Pas dy vitesh verifikime në rrjetet sociale “Facebook”, “Twitter” dhe “Telegram”, Prokuroria e Posaçme ndaloi një tjetër person për “thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” – por një rast i ngjashëm është rrëzuar më parë nga Gjykata.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:59 | 02/08/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 2 gusht ndalimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale “nxitje thirrjes dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitjes së urrejtjes  ose grindjeve”.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga SPAK, oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit kryen ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të SPAK për shtetasin B.Z.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme ‘Facebook’, ‘Twitter’, ‘Telegram’, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të Shtetit Islamik dhe kundër  koalicionit  global antiterrorizëm”, citohet në njoftimin e SPAK.

Një tjetër rast i ngjashëm i hetuar nga SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që më 10 qershor shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica), i ndaluar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

El Salih u arrestua më 24 maj nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, me kërkesë të prokurorit të SPAK, Adnan Xholi që u pranua nga gjykata e shkallës së parë.

Gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi arsyetoi ndryshe. Duke iu referuar edhe qëndrimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, gjyqtari Pëllumbi çmoi se përmbajtja e postimeve të kryera nga El Salih nuk mund të kualifikoheshin si elementë objektivë dhe subjektivë të figurës së veprës penale që synon të mbrojë rendin dhe sigurinë publike. “Madje këto postime nuk përmbajnë as elementët e ndonjë vepre tjetër penale”, vlerëson Pëllumbi në vendimin e arsyetuar.

Pëllumbi i vlerësoi postimet e El Salih si opinione që mund të devijojnë dukshëm nga mendimi i përgjithshëm apo doktrina e fesë zyrtare e përqafuar nga i proceduari, por që duhet të mbrohen nën dritën e lirisë së shprehjes. “Pavarësisht mënyrës se si ai i qaset këtyre problematikave dhe formës së përdorur për të shprehur mendimin e tij, këto postime nuk i kalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes dhe nuk përbëjnë cënim të vlerave të mbrojtura nga Kushtetuta jonë”, arsyetoi Pëllumbi dhe vendosi lirimin e Ibrahim El Salih.

 

Etiketa: Adnan XholiArrestBurgDrejtoria e AntiterroritFacebookGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqIbrahim El SalihMASmbështetjepostimeProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPropagandaPropaganda xhihadisteSPAKTelegramTwitter
I mëparshmi

Në Ballkan, “profesioni më i vjetër në botë” mbetet në harresë ligjore

Tjetri

Në foto: Turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës

Tjetri
Në foto: Turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës

Në foto: Turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.