AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Trafikimi i 1 ton marijuanë bllokohet në det, pesë të arrestuar

Një operacion i përbashkët mes Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanza ndaloi përpjekjet për të trafikuar gati 1 ton marijuanë drejt Italisë nga shtetas shqiptarë dhe ukrainas.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
14:38 | 08/08/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi gjatë konferencës për shtyp. Foto: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Rreth 1 ton marijuanë u sekuestrua të dielën në det të hapur gjatë një operacioni të përbashkët mes Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanza-s, në përpjekjen për t’u trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë nga dy shtetas ukrainas.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi tha të hënën në një konferencë për shtyp në prani të prokurorit dhe kolegëve italianë se si rezultat i operacionit ndërkombëtar të koduar “Syri” ishin arrestuar tre shtetas shqiptarë, dy shtetas ukrainas si dhe ishin sekuestruar katër mjete lundruese të përfshira në rastin e trafikimit.

“Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it,” tha Berberi gjatë konferencës për shtyp.

“Nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit,” shtoi ai.

Policia e Vlorës arrestoi Arbër Saraselin, 31 vjeç, Saverjo Imerajn, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezin, 19 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin Gregor Likaj me akuzën e përfshirjes në trafikimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, Guardia di Finanza arrestoi në flagrancë në ujërat italiane dy shtetasit ukrainas si dhe sekuestroi skafin dhe lëndën narkotike.

Sipas kreut të policisë së Vlorës, shtetasit e arrestuar në Vlorë dyshohet se kanë transportuar marijuanën pasditen e së dielës me 3 skafe në thellësi të ujërave të detit Jon dhe e kanë dorëzuar atë te mjeti lundrues i drejtuar nga dy shtetasit ukrainas.

Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako.

Etiketa: Drejtoria e Policise VloreFrontexGuardia di FinanzaoperacionoperacioniPoliciaSHshqipShqipëriaTokaTrafikimi i drogesVlorë
I mëparshmi

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

Tjetri

Trafikanti serb i armëve tallet me sanksionet e SHBA

Tjetri

Trafikanti serb i armëve tallet me sanksionet e SHBA

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.