AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA i dha të drejtë Komisionit për konfirmimin e Atalanta Zeqirajt

KPA vlerëson se babai i gjyqtares Atalanta Zeqiraj ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e dy apatamenteve përpara emërimit të saj, si dhe çmon se gjendja e konfliktit të interesit për shkak të kontratave të lidhura nga shoqëria e të atit me institucionet shtetërore, nuk mund të jetë penalizuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (majtas) pas një seance në KPA | Foto: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka vlerësuar të drejta konkluzionet përfundimtare të Komisioneres Publike Irena Nino në çështjen e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, e cila në përfundim të shqyrtimit të ankimit të kryer nga parardhësi i saj Darjel Sina, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga KPK më 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por përdorte pa kundërshpërblim një apartament të blerë nga babai i saj në Vlorë. Prej KPK-së u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe të një tjetri në Tiranë – edhe kjo pasuri e përdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjatë kryerjes së stazhit, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Sipas KPK, babai i subjektit ka paguar rregullisht detyrimet tatimore. Po ashtu, Komisioni nuk gjeti probleme në dhurimin një vlerë 5 mijë euro për blerjen e një automjeti si dhe të një shume tjetër 200 mijë lekë.

ONM rekomandoi që çështja të rishihej nga KPA, duke argumentuar se interpretimi i KPK bazuar mbi proporcionalitetin nuk ishte i qartë. Bazuar në këtë rekomandim, ish-Komisioneri Publik, Darjel Sina konstatoi se në vendimin e Komisionit paraqiten rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cënueshëm në tërësinë e tij. Ai i kërkoi Kolegjit që të marrë në shqyrtim çështjen dhe të ribëjë vlerësimin e pasurive në përdorim dhe posedim të subjektit të rivlerësimit, me burim të deklaruar nga të ardhurat e babait të saj.

Në Kolegj u trajtua edhe konstatimi për gjendjen e konfliktit të interesit të subjektit për shkak se shoqëria e zotëruar nga babai kishte fituar tendera publikë nga institucionet shtetërore.

Gjyqtarja Zeqiraj parashtroi në Kolegj se kishte arritur të provonte se i ati kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e apartamenteve të përdorura prej saj, si dhe theksoi se ato pasuri ishin krijuar para se të fillonte ushtrimin e detyrës.

Lidhur me konfliktin e interesit ajo konstatoi faktin se shoqëria e administruar prej babait nuk kishte lidhur asnjë kontratë me institucionet publike në rrethin gjyqësor të Vlorës ku ajo ushtronte detyrën, prej emërimit të saj e në vijim.

Komisionerja Publike, Irena Nino që zëvendësoi Sinën, kërkoi në konkluzionet përfundimtare që vendimi i KPK për konfirmimin e Zeqirajt të lihet në fuqi, por me arsyetim të ndryshëm. Sipas saj, Kolegji duhet të vlerësojë nëse parimi i proporcionalitetit i konstatuar nga KPK është i duhuri.

Nino vërejti se nga hetimi administrativ rezulton se subjekti nuk ka lidhje me krijimin e pasurive të të atit që ka përdorur, si dhe rezulton se ai ka pasur burime për krijimin e tyre.

Lidhur me situatën e mundshme të konfliktit të interesit si pasojë e kontratave të shoqërisë së zotëruar nga babai me autoritete publike, Nino u shpreh se nuk është e mjaftueshme për të penalizuar subjektin e rivlerësimit.

Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, shprehet se ndan të njëjtin qëndrim me atë të parashtruar nga Komisionerja Publike në bisedimet përfundimtare lidhur me burimet e babait të subjektit për dy apartamentet.

“[…]Nga aktet në fashikull, rezulton se konkluzionet e nxjerra nga Komisioni për rrethanat faktike që kanë passjellë blerjen e dy apartamenteve në përdorim të subjektit të rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj, nga babai i saj, qëndrojnë. Po ashtu, aktet në fashikull konfirmojnë edhe aspektet e konkluzionit të Komisionit, që referon veprimet e kryera nëpërmjet sistemit bankar nga babai i subjektit të rivlerësimit, në funksion të krijimit të këtyre dy pasurive”, konstaton Kolegji dhe shton se në vitet përkatëse kur janë blerë pasuritë, shoqëria e babait të subjektit ka pasur xhiro në vlera të konsiderueshme dhe gjendje në llogaritë bankare.

Sipas KPA, nga aktet e përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka rezultar se babai i subjektit i ka shlyer detyrimet tatimore që lidhen me aktivitetin privat. “Për pasojë, këto të ardhura rezultojnë të plotësojnë testin e ligjshmërisë”, konkludon Kolegji.

Megjithëse konstatohet se sipas legjislacionit babai i subjektit duhej të kishte ndarë dividend dhe jo të merrte hua nga shoqëria që ai zotëronte në 100% të kuotave, trupi gjykues vëren që kjo shkelje administrative në aktivitetin e tij privat, nuk mund të argumentohet se përligj zbatimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtares Zeqiraj.

“[…]Do të ishte disproporcionale në raport me qëllimin për të cilin është ndërtuar procesi i rivlerësimit”, vlerëson Kolegji dhe argumenton se veç faktit se shkelja nuk përbën veprime të kryera nga vetë subjekti, është kundërvajtje administrative që i ngarkohet personit përgjegjës, të atit.

Bazuar në faktin se këto veprime janë pasqyruar në regjistrat kontabël të shoqërisë së babait që lejon kontrollin e administratës tatimore, si dhe në kohën e kryerjes së tyre përpara se subjekti të ishte emëruar në detyrë, Kolegji vlerëson se përjashtohet mundësia teorike të lidhjes së fondeve nga puna e Zeqirajt si gjyqtare.

Trupi gjykues vëren se përpara kryerje se ankimit nga ana e komisionerit, Zeqiraj ka ndërmarrë hapa për të ndërprerë ndërthurjen e interesave të saj nga aktiviteti ekonomik i të atit, duke marrë një tjetër apartament me qira në Tiranë, kjo edhe për shkak të komandimit në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kolegji vlerëson të bazuar edhe konkluzionin tjetër të Komisionit për ligjshmërinë e burimeve financiare të vlerave 5000 euro dhe 200 mijë lekë të dhuruara subjektit nga i ati.

Ndërkohë, trupi gjykues konkludon se Zeqiraj ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit në periudhën kohore nga viti 2014 deri në vitin 2021, për shkak të kontratave të lidhura me institucionet shtetërore nga shoqëria tregtare me pronar dhe administrator të vetëm babain e saj. Por, sipas KPA, bazuar në rrethanat dhe faktet e konstatuara nuk mund të zbatohet masë disiplinore ndaj subjektit. Kolegji konstaton se subjekti ka provuar se nuk ka dhënë vendime në kushtet e konfliktit të interesit me shoqërinë e babait apo me subjekte të tjerë.

Në vijim trupi gjykues vëren se Zeqiraj ka deklaruar se ka marrë njoftim për herë të parë për konfliktin e interesit vetëm në maj të vitit 2021, nga ILDKPKI-ja. Në vendim thuhet se pas marrjes së dijenisë, subjekti i rivlerësimit ka kryer një sërë veprimesh për të verifikuar dhe shëruar gjendjen e konfliktit të interesit, si në lidhje me pasuritë që ka pasur në përdorim e në pronësi, ashtu dhe për shkak të aktivitetit që ushtronte i ati.

Nga dokumentacioni i administruar në fashikull ka rezultuar se babai i subjektit i ka dhuruar të birit 100% të kuotave, duke shmangur sipas ligjit konfliktin e interesit për të bijën. Sipas parashikimeve ligjore, rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, nuk përfshin vëllezërit ose motrat e tyre, por vetëm bashkëshorten ose bashkëshortin, fëmijët madhorë dhe prindërit.

Zeqiraj ka fituar dhe një betejë ligjore me ILDKPKI që ka disponuar me gjobë ndaj saj për shkak të konfliktit të interesit. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, detyrimin për të shmangur konfliktin e interesit e ka personi i lidhur me zyrtarin dhe për pasojë, gjoba duhej t’i vendosej babait të subjektit.

“Duke abstraguar nga vendimi gjyqësor i sipërcituar dhe fakti që ligji nr. 9367 ka fushë veprimi vetëm funksionarët publikë dhe nëpërmjet tyre, personat e njësuar me ta, dhe ndalon shprehimisht kontratat publike, trupi gjykues i Kolegjit çmon se veprimet e ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit, pasi mori njoftim për gjendjen e konfliktit të interesit, kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe krijojnë bindjen se kanë plotësuar gjithë nevojat për shmangien e këtij konflikti në të ardhmen”, konstaton KPA dhe ka vendosur lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Atalanta Zeqiraj.

 

Etiketa: AdministrativeAlbana ShtyllaAtalanta ZeqirajDarjel sinaDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEuroGjykata e Rrethit VlorëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehuaILDKPKIIna RamaIrena NinoKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKMASMimoza TasiONMParaPasuri të paluajtshmePunaRamaraportrivlerësimiSHSokol Çomotë drejtaTenderaVendimVendimiVlorëxhiro
Tjetri

Një debat disproporcional me “problemin” e shamisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.