AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Një debat disproporcional me “problemin” e shamisë

Toni i ashpër i të debatuarit mbi çështjen nëse një numër fare i vogël vajzash myslimane duhet të pranohen apo jo në shkollat publike të Kosovës dukshëm sugjeron komplekse identitare, të cilat janë problem më i madh dhe i më vlefshëm për t’u debatuar se sa ferexheja.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kosovarët po bëjnë foto para monumentit “NEWBORN” në Prishtinë gjatë përvjetorit të tetë të pavarësisë më 17 shkurt 2016. Autori i monumentit, Fisnik Ismaili vendosi ta lyejë këtë vit monumentin e tij si një qiell i rrethuar me tela me gjemba. Ismaili, i cili pasi krijoi monumentin në vitin 2008 u bë aktivist politik dhe që aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, përdor monumentin për të dhënë mesazhe politike. Gjatë viteve të shkuara, monumenti ka marrë pamje të re çdo vit, përfshirë një pamje me kamuflazh si dhe pamje me flamujt e shteteve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës në shenjë falënderimi. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Në vitin 1996, në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë, një drejtor urdhëroi largimin e një vajze nga klasa, për shkak se mbulonte flokët dhe ishte myslimane. Një vend që ka përjetuar persekutimin fetar më të ashpër, me priftërinj dhe hoxhallarë të burgosur dhe ekzekutuar, debati i vitit 1996 ishte i shkurtër, por intensiv. Shqipëria, përmes një debati institucional, i dha fund diskutimeve me lejim të pranisë në shkolla të vajzave myslimane. Debati u rishfaq herë pas here, në mënyra edhe më absurde. Nga fillimi i viteve 2000, një mysliman mashkull me mjekër u ndalua të shkojë në Universitetin e Durrësit nga një rektor që i thoshte, “hiqe mjekrën” ndërsa vetë rektori mbante gjithashtu mjekër, por jo si ajo e myslimanit. Ai mbante mjekër moderne, picetë, i thonë.

Përgjatë viteve, vendit i ndodhi të diskutojë çështje të tjera të karakterit etik. Një shoqëri e dalë nga kafazi komunist e pati të vështirë të gjejë diçka si mesi i artë në një botë të madhe. Nga viti 2006, një ministër arsimi hamendësoi se shkollave të vendit u nevojitej uniformë. Nuk u shpjegua se nga lindi kjo nevojë, por uniforma ishte disi konservatore. Rekomandimi ishte që nxënësit dhe nxënëset të shkonin në shkolla me xhinse dhe me pulovra, me pak fjalë, jo minifund, jo pantallona të shkurtra, jo barkun jashtë.

Vini re se në të dyja krahët e debatit, “problemi” janë gjithmonë vajzat. Vajzat mbajnë ferexhe kur shkojnë në shkollë dhe gjithashtu, vajzat demonstrojnë mbathje seksi nën pantallonat e shkurta apo mbajnë dekolte të ekzagjeruar apo nxjerrin barkun jashtë me bluzë të shkurtër. Dhe gjithashtu, nuk duhet të lihet pa u kaluar fakti që debati bëhet në përgjithësi nga burrat.

Shqipëria ka një histori relativisht të komplikuar identitare. Fillimisht, si një vend që konvencionalisht konsiderohet si me “popullsi myslimane”, (përkufizimi dhe vërtetësia e këtij termi mund të na shpie në debate më të gjera mbi orientalizmin dhe paragjykimet e Perëndimorëve të shekujve të kaluar mbi “të ndryshmit”, mbi “të prapambeturit” dhe llojet e tjera të justifikimit të kolonializmit, racizmit apo skllavërisë), Shqipëria dhe shqiptarët u përballën në fillim të shekullit të njëzetë me disa nga krimet më të mëdha të epokës së nacionalizmit, të tilla si shkëmbimi i popullsive me synimin e krijimit të territoreve homogjene. I gjithë ky lëmsh mbi të cilin ka pak reflektim dhe që në Ballkan vijoi deri në luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90, u zhvillua jo thjeshtë në baza etnike por kryesisht në baza fetare. Aspekti më i dukshëm i kësaj ishte që popullsia ortodokse apo e krishterë e Turqisë së sotme të eksportohej në Greqi dhe popullsia myslimane e Greqisë së sotme të eksportohej në Turqi.

Në këtë kontekst, si një çështje thellësisht ekzistenciale, themeluesit e shtetit shqiptar gjetën disa zgjidhje praktike. Ata në mënyrë drastike i ndanë punët e fesë nga punët e shtetit ndërsa përgjatë dekadave e përforcuan këtë duke ruajtur balanca fetare në postet drejtuese të shtetit. Kur vendi u drejtua nga një regjencë si zëvendësuese e princit që mungonte, të katër regjentët u përcaktuan nga religjione të ndryshme, pra një katolik, një orthodoks, një mysliman suni dhe një bektashi ndërsa deri vonë në vitet 2000, sërish ekzistonte koncepti që, nëse presidenti i vendit ishte i njërës fe, kryeministri duhej doemos të ishte i një feje tjetër dhe kryetari i parlamentit, gjithashtu. Kjo mund të ngjajë pak si kontradiktë: qëllonte që një hoxhë dhe një prift uleshin që të dy në postin e regjentit, ndërsa drejtonin një shtet zyrtarisht laik. Ndërsa në kohën e komunizmit, kur vendi ishte zyrtarisht ateist, edhe komunistët menduan të ruajnë këtë balancë fetare.

Për shkak se përgjatë të gjithë epokës së nacionalizmit, mohimi i tjetrit ishte normë, (në fund fare thelbi i nacionalizmit është të mohosh tjetrin), ndërsa shtetet ballkanike kishin në përgjithësi lidhje të fortë mes shtetit dhe religjionit, ku fjala vjen, të ishe serb do të thoshte me doemos të ishe orthodoks dhe të ishe orthodos doemos do të thoshte të ishe serb, të qenit mysliman u bë telash i madh. Dhe këtu po flas për të qenit mysliman si traditë historike apo si identitet ligjor dhe jo të qenit mysliman si besimtar. (Duhet vënë re se të qenit mysliman apo i krishterë apo hebre në sistemin juridik të Perandorisë Osmane ishte titull ligjor pa lidhje me besimin. Nëse Shqipëria ishte në atë kohë 70% myslimane, kjo do të thoshte se 70% e popullsisë ishte në këtë kategori ligjore. Se sa prej këtyre besonin apo nuk besonin, kjo është një çështje tjetër).

Përgjatë viteve ’30, udhëheqësia e kombit, ose ajo pjesë e popullsisë që dinte të lexonte, e panë të udhës që, nga njëra anë të krijonin një identitet nacionalist shqiptar dhe nga ana tjetër, të largoheshin sa më shumë nga orienti, dmth, nga të qenit mysliman. Nëpër shumë familje në Shqipëri dhe Kosovë vijon të konsiderohet si krenari një vendim i një gjyshi në vitet ’30 për “t’i hequr ferexhenë gruas”.

Kuptohet që kjo nuk na flet shumë për mënyrën se si jetonin shqiptarët në atë kohë, nuk na thotë se sa realisht gratë mbanin ferexhe dhe as se sa e mbanin atë për besim dhe sa e mbanin se kështu ishte zakoni. Por lehtësia me të cilën burrat urdhëruan gratë të hiqnin ferexhenë, sugjeron se në fakt, për aq sa mbahej, ishte kod veshjeje dhe jo çështje besimi.

Nga ana tjetër, ndërsa gjyshërit duhet të lavdërohen për çlirimin e atyre vetë nga ferexheja e gruas, të drejtat e vërteta të grave, fjala vjen, të drejtat për të bërë seks, këto ishin çështje që dukej se binin ndesh me nacionalizmin. Në një gazetë të viteve ’30, një artikullshkrues anonim shkruante se si gratë në disa vende të botës, si, fjala vjen, në Angli (ai iu referua njërës me emrin Virginia Woolf), flisnin për lirinë e grave, se si ato duhej ta zgjidhnin vetë jetën e vet. Artikullshkruesi shtonte se këto ide ishin të gabuara dhe se gratë e Shqipërisë duhej ta gjenin lirinë brenda familjes së vet, sepse, thoshte ai, vendit i duhet të pjellë shumë fëmijë.

Nacionalizmi ishte ai që përgjatë të gjithë shekullit të njëzetë krijoi bindjen te shqiptarët e Shqipërisë se ne jemi popullsi homogjene, pa minoranca. Me pak fjalë, jemi njësoj, nuk ndryshojmë nga njëri-tjetri. Kurdo që ndonjë udhëheqës përballet me kundërshti, ai me lehtësi i referohet nevojës për “të qenë të bashkuar”, “jo të përçarë”. Me pak fjalë, nuk duhet të kemi larmishmëri, nuk duhet të kemi shije të ndryshme, orientime të ndryshme, besime fetare apo bindje politike të ndryshme, me pak fjalë, nuk duhet të kemi demokraci. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Ne jemi të larmishëm, të ndryshëm, gjithësecili me bindjet, besimet apo paragjykimet e veta.

Nuk është e vështirë të vëresh se si nacionalizmi dhe mohimi i tjetrit, në rastin konkret i një numri jashtëzakonisht të kufizuar vajzash myslimane, gjendet fare pranë sipërfaqes së debatit të zjarrtë të këtyre ditëve në Kosovë. Nuk është gjithashtu e vështirë të vëresh se përgjatë të gjithë kohës, si në Shqipëri apo në Kosovë, problemi ka qenë i kufizuar vetëm te vajzat myslimane. Nuk ka pasur ndonjëherë debat për liritë e kufizuara të murgeshave apo të besimeve të tjera fetare. Në universitetet shqiptare është parë herë pas here me bezdi prania e ndonjë vajze me ferexhe, ama prania e ndonjë murgeshe është parë si diçka normale. Me pak fjalë, ka një dozë të qartë islamofobie në këtë diskutim.

Mbështetësit e ndalimit nuk japin asnjë zgjidhje tjetër përveç detyrimit të të ndryshmit që të ndryshojë, pra detyrimit të vajzës që të heqë ferexhenë për të hyrë në shkollë. Kjo krijon telashe të tjera. Myslimanët praktikantë janë njësoj taksapagues dhe shkolla është shërbim publik i paguar nga taksapaguesit. Nëse i mohon të drejtën për të përdorur shkollën, të duhet gjithashtu t’i kthesh taksat mbrapsht. Por pastaj lind problemi më i madh: çfarë shoqërie do të krijosh duke mbajtur të izoluar nga shumica një minorancë për shkak të besimit të vet? A është kjo një shoqëri e drejtë? E më tutje, çfarë duhet bërë në rastin kur një prind vendos të mos e çojë fëmijën e vet në shkollë sepse e konsideron shkollën të djallit?

Është gjithashtu e kuptueshme se një shoqëri si ajo kosovare, e cila ka vuajtur ku e ku më shumë se sa Shqipëria nga nacionalizmi shovinist serb, të kapet pas një nacionalizmi shqiptar si kamardare shpëtimi nëpër detet e trazuara të historisë. Megjithatë, ia vlen të theksohet se në kohën kur jetojmë, telashet e nacionalizmit të shekullit të njëzetë nuk janë më mes nesh. Asgjë nuk ndodh në Kosovë nëse disa vajza shkojnë në shkollë me ferexhe. Dhe po ashtu, asgjë e tmerrshme nuk ndodh nëse disa vajza shkojnë në shkollë me minifund. Një shoqëri multietnike, multifetare dhe një e tillë që respekton besimin e tjetrit dhe identitetet e ndryshme është ajo që i nevojitet Shqipërisë dhe Kosovës sot. Mohimi i ekzistencës së tjetrit është gjithmonë gabim.

Etiketa: AMAAngliArsimiBallkanbesimdebatedemokraciFamiljeGreqihebreIdentiteti fetarKosovëKrijonMjekmjekëmyslimaneNacionalizmiPunëSHshkollashqipShqipëriShqipëriashqiptareTaksatTurqiVendim
Tjetri
Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

Kriza godet të ardhurat buxhetore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.