AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrest me burg oficerit të policisë që shoqëronte Ervis Martinajn

Gjykata e Kurbinit caktoi masë sigurie me burg për oficerin policisë Jeton Lami, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” për shkak se është parë në video duke shoqëruar Ervis Martinajn në një kohë kur ky i fundit ishte i shpallur në kërkim.

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Kurbinit. Foto ilustruese.

Gjykata e Kurbinit la me masë sigurie arresti me burg oficerin e policisë të Forcës së Posaccme Operacionale Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për shkak se është filmuar duke shoqëruar Ervis Martinajn në një kohë kur ky i fundit ishte i shpallur në kërkim.

Gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu në caktimin e masës së sigurisë. Ndërkohë avokati i të akuzuarit Gentjan Rumano tha se do të ankohej për masën në gjykatën e Apelit, por shtoi për mediat se rrethanat në të cilat akuzohej klienti i tij ishin të paqarta.

“Qëndrimi jonë në seancë ka qenë vetëm në lidhje me kushtet e dhënies se masës së sigurimit. Lidhur me rrethanat e tjera do sqarohen gjatë hetimit”, tha Rumano.

Agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale  në Policinë e Shtetit Jeton Lami, u arrestua të martën, pasi gjatë hetimeve të nisura nga prokuroria e Kurbinit mbi dyshimet e rrëmbimit e të kërkuarit Ervis Martinaj, u gjet se oficeri i policisë e kishte transportuar atë me makinë.

BIRN mësoi se oficeri rezulton i shoqëruar me Martinaj në kamerat e një hoteli në Durrës në mbrëmjen e 5 gushtit dhe po ashtu shihet në mëngjes në të njëjtat kamera.

Ervis Martinaj, u dënua në prill të vitit të kaluar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burg, për akuzat e organizimit të lojërave të fati, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, sigurim të kushteve për të kryer të vrasjeve. Por Martinaj, i cili u arrestua në tetor 2018 ndërsa mjekohej për plagët e marra pas një përplasje me armë në një lokal në ish-bllok në të cilën mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos një person tjetër, u lirua disa muaj më vonë me garanci pasurore.

Emri i Martinaj, i cili kishte një sërë biznesesh në fushën e basteve, është lidhur me disa ngjarje të rënda në vend. Na maj të këtij viti SPAK urdhëroi shpalljen në kërkim të tij, pas një operacioni të koduar “Golden Bullet”, që bazohej kryesisht në dëshmitë e një të penduari që ka pranuar se kishte marrë porosi për krime prej Martinajt. Por Martinaj dhe të tjerë të përmendur si shumë të kërkuar prej prokurorisë nuk u gjetën.

Në 17 korrik Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të të kërkuarit, u vra në Fushë-Krujë në një atentat që i mori jetën edhe Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhës. Ndërkohë në 11 gusht në polici u denoncua nga familjarët zhdukja e Ervis Martinajt.

Hetimet e policisë pas kësaj zhdukje zbuluan përfshirjen e oficerit të policisë Jeton Lami, i cili u arrestua më 23 gusht me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”.

Etiketa: ArrestArrest me burgatentatAurel ArapiBardhyl ShehuBIRNBrilant MartinajBurgDurrësEmriErvis MartinajFabiol GaxhaGjykataGjykata e KurbinitGjykata e TiranësGjykatëGolden BulletHetimetish-bllokKrimeMASoperacionipoliciProkuroriaShpërdorim detyreSPAKTiranëzhdukje
Tjetri

Kriza energjetike afrohet dhe fatura financiare po fryhet

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.