Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Arrestohet në Himarë biznesmeni turk i arratisur me 2 miliardë euro kriptomonedha

Faruk Fatih Ozer, i kërkuar nga Turqia për “Krijim të një organizate kriminale” dhe "Mashtrim me pasoja të rënda”, u gjet dhe u arrestua nga drejtoria e policisë së Elbasanit në bregdetin e Himarës. Bashkë me të u shoqëruan edhe dy shtetas shqiptarë.

Bardha NergjoniNgaBardha Nergjoni
13:23 | 30/08/2022
Në Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Arrestohet në Himarë biznesmeni turk i arratisur me 2 miliardë euro kriptomonedha

Pamje nga materialet e sekuestruar pas arrestimit të Ozer. Screenshot nga video e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njoftoi të martën arrestimin e shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i kërkuar nga Turqia për “krijim të një organizate kriminale” dhe “mashtrim me pasoja të rënda”. Operacioni i koduar “Brain” u drejtua nga Drejtoria e Policisë Elbasan e cila kishte zbuluar se turku i kërkuar pasi u zhduk me 2 miliard euro në kriptomonedha, jetonte me qira në territorin e saj, por ndalimi u bë në Palasë ku Ozer sëbashku me dy shqiptarë po kalonin pushimet.

“Falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk F. O., 28 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Përveç Ozer policia shoqëroi edhe 2 shtetas shqiptar, të identifikuar si B.Sh, 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe Edevaldo Haxhiu, 37 vjeç, banues ne Durrës. Policia tha se këta persona ishin shoqëruar deri në sqarim të pozitës së tyre.

Ozer u shpall në kërkim në Turqi në vitin 2021 dhe ishte në listën e kuqe të Interpolit, pasi dyshohet se përvetësoi përmes mashtrimit rreth 2 miliard euro në kriptomonedhën Thodex. Ai akuzohet se mashtroi rreth 700 mijë njerëz. Ai vetë i mohoi akuzat në rrjetet sociale, por në prill të vitit të kaluar u arratis në Shqipëri, disa ditë para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë kërkimit për gjurmët e tij në vendin tonë policia arrestoi në shtator të vitit të kaluar Edevaldo Haxhiun, i ndaluar sërish në shoqërinë e Ozer të martën, dhe një person të dytë që u identifikuan se kishin ndihmuar Ozer të lëvizte nga një hotel në Tiranë në disa zona të tjera dhe më pas t’i humbiste ndjekjes. Por më pas të arrestuarit u liruan.

Policia bëri me dije se Ozerit i ishin bllokuar në cilësinë e provës materiale “laptopë, aparate celulare, karta bankash dhe materiale të tjera”.

Tjetri
Qeveria shkarkon kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Qeveria shkarkon kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Më të lexuarat

Arrestohet në Himarë biznesmeni turk i arratisur me 2 miliardë euro kriptomonedha

Arrestohet në Himarë biznesmeni turk i arratisur me 2 miliardë euro kriptomonedha

13:23 | 30/08/2022
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.