AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qeveria i hap rrugën koncesionit të ‘Çelësave Publikë’

Shërbimet e infrastrukturës së çelësave publikë, PKI, që menaxhojnë certifikatën dixhitale pritet të kalojnë nga AKSHI drejt një kompanie private përmes një kontrate PPP, që sipas ekspertëve ngre shqetësime për rritjen e kostove dhe sigurinë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:47 | 01/09/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Këshilli i Ministrave i hapi rrugën një koncesioni të ri të mërkurën, përmes autorizimit të Ministrinë e Financave si autoritet kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënie me koncesion/PPP për projektin e propozuar nga Agjencia Kombёtare e Shoqёrisё sё Informacionit “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)”.

Infrastruktura e çelësit publik (PKI) është një kombinim i politikave, procedurave dhe teknologjisë së nevojshme për menaxhimin e certifikatave dixhitale për bizneset dhe individët, me qëllim besueshmërinë e kësaj certifikate në komunikimin elektronik dhe çdo veprim që kryhet në formë dixhitale.

Në projektbuxhetin e vitit 2022, ky koncesion parashikohet në vlerën e 208. 8 milionë lekëve.

Ky shërbim ofrohet sot nga Agjencia Kombёtare e Shoqёrisё sё Informacionit, AKSHI dhe dhënia e tij me koncesion drejt një kompanie private ngre shqetësim tek ekspertët e ekonomisë për sigurinë dhe rritje të kostove.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, i tha BIRN-it se ky koncension është një hap i parakohshëm për Shqipërinë, krijon monopol dhe rrezikon edhe më tej sigurinë kibernetike.

“Deri sot i kemi besuar shtetit, AKSHI-it, me gjithë problemet që ka,” tha Preçi, ndërsa shtoi se kur ky shërbim t’i kalojë një kompanie private, “sistemi bëhet më vulnerabël”.

“Nga pikëpamja ekonomike rrit kostot dhe bashkë me rritjen e kostove në buxhet krijon mundësinë për akses të paligjshëm në sigurinë kibernetike,” shtoi ai.

Koncensioni për “Çelësat publikë” ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2022 bashkë me 6 koncensione të tjera potenciale me vlerë të parashikuar prej 214 miliardë lekësh [1.7 miliardë euro].

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë mbrojtjes së buxhetit në Kuvend i konsideroi ato si potenciale dhe ende ‘pa efekte buxhetore’.

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAKSHIBIRNDelina IbrahimajEuroinfrastrukturaKeshilli i MinistraveKibernetikeKoncesionKoncesioniKrijonKuvendMonopolPPPQeveriaSHshqipZef Preçi
I mëparshmi

Vendimi i KPK: Astrit Halilaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm

Tjetri

Një zgjidhje për krizën energjetike na qëndron para syve

Tjetri
Një zgjidhje për krizën energjetike na qëndron para syve

Një zgjidhje për krizën energjetike na qëndron para syve

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.