Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Qeveria jep tokë me qira 1 euro për një tjetër ‘investim strategjik’

Këshilli i Ministrave finalizoi kalimin e një sipërfaqeje të lakmueshme toke në bregdetin e Drimadhës me qira simbolike prej 1 euro në favor të projektit të Gjikurisë për ndërtimin e një fshati turistik – pasi i kishte dhënë më parë statusin e investitorit strategjik.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
18:48 | 07/09/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
0
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Bregdeti i Palasës në bashkinë e Vlorës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dhënien me qira me tarifën simbolike prej 1 Euro të 9 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës në favor të shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria.

Kjo kompani ka përfituar statusin “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin  Gjilekë të Bashkisë së Himarës.

Vendimi për “dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., si qiramarrës…” parashikon një tokë “truall” me sipërfaqe totale 9 157.2 m2.

Më herët më 29 korrik, Këshilli i Ministrave e transferoi këtë tokë përmes një VKM-je në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e Investimeve Strategjike në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave, duke i hapur rrugën kalimit të saj tek investitori strategjik.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria “Rama” jep me qira 1 euro apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu tokën publike.

Në korrik, qeveria vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk, duke aplikuar një çmim shitjeje shumëfish më të ulët se tregu, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.

Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.

Këto kontrata kontroverse bazohen në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008  ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…” si dhe një vendim i qeverisë “Rama” i vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”.

 

Etiketa: GjikuriaInvestime strategjikeKeshilli i Ministrave
Pas

Muhamet Rrumbullaku prezantohet si drejtor i ri i Policisë së Shtetit

Tjetri

KPK me dy mendime për analizën financiare të pasurisë që solli shkarkimin Çlirim Sinos

Tjetri
KPK me dy mendime për analizën financiare të pasurisë që solli shkarkimin Çlirim Sinos

KPK me dy mendime për analizën financiare të pasurisë që solli shkarkimin Çlirim Sinos

Më të lexuarat

Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria jep tokë me qira 1 euro për një tjetër ‘investim strategjik’

18:48 | 07/09/2022
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.