AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

Këshilli i Atlantikut të Veriu tha në një deklaratë se i dënonte aktivitetet “keqdashëse kibernetike” dhe premtoi mbështetje për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë. Sulmi është dënuar edhe nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe vende të tjera pjesë e aleancës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale të policisë shqiptare hyjnë në mjediset e ambasadës së Iranit në Tiranë, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Foto:LSA

Këshilli i Atlantikut të Veriu tha në një deklaratë për mediat të enjten se ishte njohur me deklaratat e Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë që bënin përgjegjës Iranin për sulmin kibernetik ndaj sistemit qeveritar në Shqipëri dhe se e dënonte sulmin.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Shqipërinë pas sulmit kibernetik të fundit mbi infrastrukturën e saj kombëtare të informacionit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO. Në deklaratë NATO thotë se ishte njohur me “Deklaratat e Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë që ia atribuojnë përgjegjësinë për sulmin kibernetik Qeverisë së Iranit. Ne dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse kibernetike të krijuara për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një aleati dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha në një postim në Twitter se NATO dhe aleatët kishin dhënë mbështetje dhe se aleanca do të merrte masa për t’i ndaluar dhe për tu mbrojtur ndaj këtyre sulmeve.

Më herët sulmi kibernetik i 15 korrikut, që bllokoi për disa ditë shërbimet qeveritare online dhe disa faqe zyrtare, u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  “SHBA dënon fort sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë në NATO, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik”, thuhej në një njoftim të ndarë nga Shtëpia e Bardhë dhe ambasada në Tiranë. Ndryshe nga Këshilli i Atlantikut, SHBA-të, që siç thuhet në deklarat ndihmuan Shqipërinë të luftonte dhe rimëkëmbte faqet online pas sulmit, ishin të drejt për drejta në fajësimin e Iranit.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vë në dukje po ashtu se sulmi “shkatërroi të dhënat të qeverisë”. Por qeveria e Shqipërisë ka mbajtur qëndrim negativ sa i përket suksesit të sulmit. Kryeministri Edi Rama në njoftimin e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin të mërkurën se sulmi kishte dështuar.

Sulmi u dënua edhe nga Britania e Madhe. “Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në një deklaratë të ambasadorit Alastair King-Smith që cilësoi Iranin si përgjegjës.

Gjermania po ashtu e dënoi sulmin, por nuk e përmendi Iranin në deklaratën e saj. “Shqipëria ka solidaritetin tonë të plotë në këtë krizë serioze kombëtare kibernetike. Gjermania është e gatshme të ofrojë mbështetje praktike në menaxhimin e pasojave”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Të mërkurën më 7 shtator Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të enjten stafi i ambasadës u largua nga vendi ynë, ndërsa forca speciale të policisë kontrolluan godinën.

Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama që cilësoi se Irani ishte gjetur përgjegjës për sulmin dhe se kishte njohur aleatët me “rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit”.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar si refugjatë disa mijëra muxhahedinë, pjesë e organizatës opozitare, MEK.  Muxhahedinët u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: Alastair King-SmithBritania e MadheEdi RamaGjermaniaIraniKibernetikeKryeministri Edi RamaMasambështetjeMbretëria e BashkuarMEKMuxhahedinëNATOPiSQeveriaRamaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësShteteve të Bashkuara të AmerikësSulmi kibernetikTwitterVendimi
Tjetri
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës

Grupi “Alibeaj” propozon një hartë me 92 bashki dhe 6 rajone

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.