AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grupi “Alibeaj” propozon një hartë me 92 bashki dhe 6 rajone

Projekti i publikuar nga grupi parlamentar i PD parashikon shtimin e 31 bashkive, ndërsa grupimi i ish-kryeministrit Berisha po përgatit një draft më vete për reformën territoriale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:46 | 09/09/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës
Një djalosh vizaton hartën e Shqipërisë me ndarjen e re territoriale në një mur. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike që kryesohet nga Enkelejd Alibeaj publikoi të enjten propozimet për Reformën Territoriale, duke kërkuar një rindarje administrative me 92 bashki dhe shkrirjen e 12 qarqeve në 6 rajone.

Zyra e shtypit pranë Alibeajt njoftoi se anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e tyre kanë bërë prezantimin e draftit te deputetët e PD-së, pjesë e grupimit të tij.

Drafti i publikuar parashikon shtimin e numrit të bashkive nga 61 në 92 dhe ndarjen me 6 rajone në nivelin e dytë të qeverisjes vendore.

Në hartën e Tiranës, PD propozon krijimin e tre bashkive të reja në Sukth, Farkë dhe Ndroq si dhe bashkimin e Paskuqanit me Bashkinë Tiranë si dhe zonën e Zall-Herrit në Bashkinë Kamëz.

Drafti parashikon rikthimin e bashkisë Fushë-Krujë, 3 bashki të reja në qarkun Dibër,  Maqellarë, Kastriot dhe Lurë si dhe një bashki të re në qarkun Berat, atë të Shpiragut.

Gjithashtu, PD propozon rikthimin si njësi më vete të Dukagjinit e Velipojës në qarkun Shkodër, 2 njësi të reja në qarkun Elbasan, bashkia Shpat dhe bashkia Bardashesh. Edhe në qarkun Kukës propozohen dy njësi, Shishtaveci dhe Bicaj.

Propozimi i deputetëve të PD-së i jep disa qarqeve të mëdha si Lezha, Vlora, Korça dhe Fieri, nga 4 njësi të reja administrative.

Në qarkun Lezhë, bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës; në qarkun Fier, bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër; në qarkun Korçë bashkitë Leskovik, Voskopojë, Drenovë, Pojani dhe Stravë dhe në qarkun Vlorë, bashkitë Orikum, Ksamil, Novoselë dhe Kote.

Ndërkohë që 12 qarqe aktuale sipas këtij drafti rigrupohen në 6 rajone; Tiranë-Durrës; Shkodër-Lezhë; Kukës-Dibër; Gjirokastër-Berat; Fier-Vlorë dhe rajoni Elbasan-Korçë.

Bashkëkryetarja e komisionit për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi, i tha BIRN-it se propozimet e draftit kanë ardhur pas dëgjesave të ekspertëve në komision dhe pas dëgjesave me banorët në disa qarqe. “Janë marrë parasysh disa kritere, si ato gjeografike, historike, kulturore, po ashtu duke parë tiparet e zonave që lidhen me turizmin apo blegtorinë,” tha ajo.

Sipas Çupit, bashkitë do të kenë tre tipologji, ato urbane, urbane-rurale dhe bashki tërësisht rurale. “Rishikimi i kufijve duhet të bëhet aty ku ka pasur bashkim mekanik të zonave në një njësi dhe banorët kanë pasur vështirësi për të marrë shërbimet nga pushteti vendor,” shtoi ajo.

Grupimi tjetër i deputetëve që kryesohen nga ish-kryeministri Sali Berisha pritet të propozojnë një draft të tyrin për reformën. Oerd Bylykbashi, i cili drejton grupin e punës në PD për këtë çështje, i tha BIRN se “ne po punojmë duke marrë informacione dhe propozime nga degët e partisë në çdo bashki dhe do të konkludojmë në një draft që do ta dorëzojmë në Kuvend”.

Partitë politike e shohin këtë reformë të lidhur me interesat politike dhe kalkulimet elektorale në funksion të zgjedhjeve vendore. Por, Çupi këmbëngul se propozimet e ardhura nga ky grupim nuk kanë pasur synime elektorale, por për t’i shërbyer qytetarëve.

Ndërkohë, propozimi për ndarjen në rajone imponon ndryshimin e Kushtetutës, një akt që kërkon një konsensus politik të gjerë në parlament.

Mazhoranca nuk ka dalë ende me propozime zyrtare, por gjatë mbledhjeve të komisionit për Reformën Territoriale ka mbrojtur ndarjen aktuale administrative duke e quajtur atë të suksesshme.

Komisioni bipartizan pritet të përfundojë punën e tij në fund të shtatorit, ku do të dërgojë në Kuvend një ose dy dokumente të ndryshme lidhur me reformën territoriale.

 

 

 

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBeratBIRNdeputetDhurata ÇupiDurrëselbasanEnkelejd AlibeajFierKamëzKomisionKomisioni bipartizanKsamilKuvendMatMilotOerd BylykbashiOrikumparlamentPartisë DemokratikePDPunëPushteti vendorrajonireforma territorialeSali BerishaSHShkodërTiranëVelipojëVlora
I mëparshmi

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

Tjetri

KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale

Tjetri
KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale

KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.