AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar për emigrimin e paligjshëm kalon me debate në Kuvend

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve nga Franca drejt brigjeve të Anglisë shkaktoi debat politik në komisionet parlamentare të martën, gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e një memorandumi mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbim informacioni për migracionin.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm, Bledar Cuci dhe Zv/Ministri, Andi Mahila, | Foto: LSA

Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, prezantoi memorandumin para komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë si  “shkëmbimi i informacionit me qëllim për të forcuar kufinjtë përkatës”.

Qëllimi  i tij, tha ai, “nënkupton, mënyrën e rregullimit se për cilat raste dhe cilat baza një person mund të hyjë apo të qëndrojë në vendet pjesëmarrëse dhe mbështetjen e përpjekjeve për kontrollin e informacionit, përfshi ndjekje penale për veprimtari të lidhura me të”.

Ai tha se memorandumi zëvendësonte një dokument të mëparshëm dhe saktësonte llojet e informacioneve që do të shkëmbehen, duke nisur nga numrat e telefonit, të dhënat për automjetet dhe adresat e personave pritës, etj..

Dokumenti parashikon emërimin e oficerëve ndërlidhës mes palëve që do të jenë përgjegjës për ruajtjen dhe shkëmbimin e informacionit.

Zëvendësministri pranoi se ka rritje nga periudha prill-gusht të numrit të emigrantëve që hyjnë nëpërmjet kanalit të La Manshit, por sipas tij, statistika tregojnë ulje në krahasim me vitin 2019.

“Sipas të dhënave janë 12.747 shtetas të paligjshëm në periudhën janar-qershor 2022, por gjithsesi kjo shifër është 2 për qind më e ulët se ajo vitit 2019,” tha ai në komisionin e Ligjeve.

Shkaqet që kanë ndikuar në rritjen e numrit të shqiparëve që kalojnë në rrugë detare nga Franca në Angli, sipas Mahilës, lidhen me motin e ngrohtë dhe situatën politike në Britani. “Lidhet edhe me situatën në Britaninë e Madhe, procesin zgjedhor dhe dorëheqjen e kryeministrit”- u shpreh ai.

Mahila komentoi edhe shifrat e publikuara në mediat britanike. “Deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bëjnë fjalë për 4 në 10 emigrantë, dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ata. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%”- tha ai.

Gjithsesi ai pranoi se ka një amulli shifrash, pasi ambasada shqiptare në Londër raporton një shifër jozyrtare prej 150 mijë shtetasish shqiptarë që jetojnë atje. “Ndërsa vetë shteti anglez jep një shifër 47 mijë,” tha ai.

Deputetët e opozitës në të dy komisionet shprehën qëndrimin e tyre pro memorandumit, por kërkuan që qeveria të jepte sqarime për shtimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm drejt brigjeve të ishullit britanik.

Sipas tyre, qeverisja aktuale është përgjegjëse për krijimin e pasigurisë dhe varfërisë që nxisnin emigrimin.

Pyetjeve të deputetëve të PD-së për arsyet e emigrimit dhe nëse ishte bërë ndonjë analizë për këtë fenomen, Mahila kërkoi që të mos u përgjigjej, duke i cilësuar jashtë kompetencave të tij.

“Ne kemi përgjegjësi ruajtjen e kufirit, po kjo çështje nuk është vetëm përgjegjësi e ministrisë së Brendshme,” tha ai.

Etiketa: amulliAndi MahilaAngliBritanidebatedeputetEmigrimiFrancaKuvendLa ManshitLondërMarrëveshjaMbreteri e BashkuarMediaParaPDQeveriashqiptareulje
Tjetri
KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës

KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.