AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Xhaçkën

Pesë anëtarë demokratë të Këshillit të Mandateve i kërkuan të martën kryetares së Kuvendit që Këshilli të vijojë diskutimin për mocionin për pavlefshmërinë e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka | Foto: LSA

Deputetët kërkojnë mbledhjen ditën e mërkurë me rend dite “vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit paarlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Këshilli thirret me vendim të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ndodhet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit deri të enjten. Kabineti i Nikollës i tha BIRN-it se mbledhja do të mbahet të premten në orën 9:30.

Opozita dorëzoi dy mocione me objekt heqjen e mandatit të Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi u shpall nga qeveria “investitor strategjik” dhe iu dha tokë në bregdet në përdorim për hotelin e tij në Dhërmi.

PD në dy kërkesat e saj pretendon se ky është dhunim i hapur i nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, ku thuhet se “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Në mbledhjen e fundit më 15 korrik deputeti demokrat, Agron Shehaj, në emër të grupit firmëtar pretendoi se ministrja me qëllim kishte krijuar një skemë fiktive me familjarët e saj për të përfituar nga pasuria publike. Ai iu referua marrëveshjes mes bashkëshortit dhe partneres së vëllait të Xhaçkës për statusin “investitor strategjik”.

Kryetarja e Kuvendit në rolin e drejtueses së mbledhjes i la kohë avokatit të ministres, Genci Çifligu, që të bënte oponencën ndaj pretendimeve të Shehajt duke shtyrë pa afat mbledhjen e radhës

Socialistët e zvarritën procesin e vendimmarrjes në javët e fundit të mbylljes së sesionit parlamentar dhe nuk thirrën një mbledhje të re që pas nisjes së sesionit të ri më 5 shtator.

Mocionet diskutohen në Këshill para se të votohen në seancë plenare për tu dërguar në Gjykatën Kushtetuese, institucioni që interpreton shkeljen e Kushtetutës në këtë rast dhe vendos për mandatin e deputetit.

Mazhoranca e kundërshtoi kërkesën me pretendimin se nuk ka vetë Xhaçka nuk ka përfituar nga pasuria publike duke paralajmëruar votën e tyre kundër.

Etiketa: Agron ShehajArtan GaçiBashkëshortiBIRNbregdetdeputetDhërmiGenci ÇifliguGjykatëInvestitor strategjikkushtetueseLindita NikollaMbledhjeOlta XhaçkaOpozitaParapasuriaPDQeveriashtatorThirrëVendim
Tjetri
Policia sekuestron 2.2 milionë dollarë naftë kontrabandë

Policia sekuestron 2.2 milionë dollarë naftë kontrabandë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.