AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Apelit lë në burg tre të huajt e akuzuar për spiunazh

Gjykata e Apelit në Durrës rrëzoi ankimin e tre blogerëve, dy rusë dhe një ukrainas të akuzuar për spiunazh në Shqipëri dhe i la ata me masë sigurimi në burg. Avokatët e cilësuan “absurd kafkian” vendimin, ndërsa thanë se prokuroria nuk kishte sjellë prova dhe lajmëruar rekurs.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva gjatë një seance për masë sigurie në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Foto: Vladimir Karaj.

Pas një seance që zgjati gati tre orë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit Florjan Kalaja njoftoi të martën me një fjali se gjykata kishte vendosur “Miratimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”. Pas kësaj tre të rinjtë e akuzuar për spiunazh, që po e prisnin vendimin me një buzëqeshje nervoze, u zgjatën duart gardianëve të cilët u rivendosën prangat, që i kishin hequr në fillim të procesit.

BIRN mësoi se Svetlana Timoveefa, blogerja 33-vjeçare ruse e njohur gjithashtu si Lana Sator, Mikhail Zorin, 23 vjeç dhe Fedir Alpatov 24 vjeç, të arrestuar më 20 gusht pasi njëri prej tyre u përfshi në një incident me rojën ushtarake në ish-Uzinën e Armëve në Çekin të Gramshit,  e kundërshtuan akuzën e prokurorisë.

Jashtë salle avokatët Sajmir Vishaj, që përfaqëson Alpatov, Isuf Shehu që përfaqëson Zorin dhe Fatmir Lushi që përfaqëson Timoveefa, thanë se vendimi ishte marrë pa prova dhe se nuk kishte fakt penal apo vepër penale. “Jam i bindur se herët a vonë vetë prokuroria e Elbasanit do ta pushojë çështjen”, tha Vishaj. Avokatët i kërkuan gjyqtarit caktimin e një mase më të butë sigurie dhe në fund tha se do i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për rekurs.

Por Prokurori i Apelit të Durrësit Kujtim Bashaj, i tha BIRN se vendimi i gjykatës ishte i bazuar në ligj dhe në dyshim. Bashaj megjithatë pranoi në një bisedë telefonike se dyshimi ndaj tre të ndaluarve, që pretendojnë se janë blogerë, kishte të bënte me vendin ku ata u gjetën duke fotografuar. “Prokuroria beson se ekziston dyshimi dhe se ka vend për të hetuar, për shkak se vendi ku personat e ndaluar po fotografonin është objekt ushtarak”, tha Bashaj.

Të pranishëm në seancë ishin përfaqësues të ambasadës së Ukrainës. Ndërkohë përfaqësues nga ambasada e Rusisë ishin të pranishëm jashtë gjykatës, por sicc u mësua nga BIRN dy  të pandehurit nga Rusia kishin refuzuar takimin me ta.

Seanca ishte fillimisht e hapur për mediat dhe gazetarët dëshmuan një debat mes gjyqtarit Kalaja dhe avokatit Vishaj që përfaqëson Alpatov. Vishaj këmbënguli se klientit të tij i duhej një përkthyes i gjuhës ukrainase. “Vëllai i tij ka humbur krahun nga bombat e Rusisë dhe jo po e detyroni të flasë rusisht. Në gjuhën e armikut”, tha ai pasi gjyqtari me vendim të ndërmjetëm rrëzoi pretendimin. Më herët Kalaj analizoi në seancë nëse Alpatov fliste rusisht dhe përdori faktin që ai kishte komunikuar më herët rusisht si argument për të vijuar seancën.

Alpatov e kundërshtoi këtë vendim dhe tha se refuzonte të fliste gjuhën e atyre që i kishin gjymtuar vëllain. Ai foli në gjuhën ukrainase dhe përkthyesja tha se kishte të vështirë ta kuptonte, pasi i akuzuari po fliste i emocionuar.

Por pas kësaj përplasje prokurori Bashaj kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke pretenduar se një pjesë e materialeve ishin shpallur sekret nga prokuroria e shkallës së parë. Megjithatë në bisedë me BIRN prokurori tha se kërkesa për masë sigurie nuk ishte bazuar mbi “materiale sekrete”. Bashaj la të kuptohej se dyshimi mbi të akuzuarit bazohej mbi vendin ku ata ishin kapur duke fotografuar dhe faktin që ata kishin pasur mjete që mund të “përdoreshin për mbledhje informacioni”.

I pyetur mbi deklarimet e Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes se Uzina e Çekinit në Gramsh, në të cilën mendohet se kanë fotografuar tre të ndaluarit, ishte zonë e deklasifikuar, prokurori tha se gjykata nuk mund të bazohej në këto qëndrime, pasi politikanët mund t’i tërhiqnin pas deklaratat.

Fedir Alpatov, njëri nga tre të akuzuarit për spiunazh në Gjykatën e Apelit Durrës. Foto: Vladimir Karaj.

Por Isuf Shehu, që mbron në çështje Zorin, i tha BIRN se qëndrimi në fjalë ishte absurd dhe se e tejkalonte “Procesin” e Kafkës. Shehu tha se prokuroria kishte pasur 20 ditë për të saktësuar nëse zona në fjalë kishte sekrete apo nëse siç tha kryeministri ishte-deklasifikuar.

Avokatët këmbëngulën se prokuroria nuk kishte sjellë asnjë provë ndaj të ndaluarve dhe se ata nuk mund të mbaheshin në burg mbi bazë të një dyshimi pa prova. Sipas tyre pretendimi i prokurorisë mbi mjetet e sekuestruara, laptopë dhe aparate fotografike nuk qëndronte, pasi ato ishin mjete në përdorim të gjerë.

Avokatët kundërshtuan edhe arrestimin në flagrancë. Ata i thanë gjykatës se dy nga të arrestuarit ishin ndaluar në Cërrik dhe se nuk kishte asnjë provë se ata kishin qenë brenda uzinës. Avokatët thanë se të ndaluarit ishin studentë dhe blogerë dhe ndaj tyre “nuk kishte asnjë fakt penal”. Vetë të akuzuarit po ashtu i kundërshtuan akuzat. Alpatov tha se nuk kishte qenë asnjëherë në Rusi. Zorin, siç mësoi BIRN, pretendoi në gjykatë se ishte mbështetës i opozitarit rus të burgosur Alexei Navalny. Timofeeva, ndaj të cilës ka një akuzë të ngjashme në Rusi, këmbënguli se ishte fotografe dhe se ky ishte profesioni i saj.

Pasi u tërhoq nga salla gjyqtari Kalaja u kthye në seancë dhe njoftoi se kishte vendosur të linte në fuqi vendin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.  Avokatët njoftuan se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj masës së sigurisë.

Timofeeva, Zorin dhe ukrainasi Alpatov njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtrake të “Luftës së Ftohtë”. Ata u arrestuan më 20 gusht pasi Zorin që u pa nga rojet brenda rrethimit të Uzinës së Gramshit duke fotografuar kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spraj me piper ndaj tyre.

Përfshirja e tyre në incidentin e ndodhur në afërsi të ish-uzinës mekanike të armëve në Gramsh ngjalli reagime të menjëhershme dhe fitoi vëmendje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa prokuroria ngriti ndaj tyre akuza për spiunazh.

Etiketa: AkuzaAlexei NavalnyAlpatovArmëBIRNBurgCërrikDurrëselbasanFatmir LushiFedir AlpatovFlorjan KalajagazetarGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGramshIsuf ShehuKujtim BashajLigjMASMbledhjeMikhail ZorinProkuroriProkuroriaProkuroria e ElbasanitRusiRusiaSeancasekretstudentTimofeevaUkrainëUrbexVendimVendimiZorin
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Blerta Marku – Gjykata e Gjirokastrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Blerta Marku – Gjykata e Gjirokastrës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.