AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtarja Flora Hasimi dha dorëheqjen pas barrës së provës për pasurinë

Gjyqtarja e Durrësit, Flora Hasimi dha dorëheqjen pasi iu kërkuan shpjegime dhe prova për pasurinë, duke passjellë ndëprerjen e procesit të vetingut ndaj saj, si dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:46 | 20/09/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPK-së gjatë një seance dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shtator të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtaren e Durrësit, Flora Hasimi si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra.

Në vendimin e Komisionit sqarohet se gjyqtarja Hasimi e ka dhënë dorëheqjen disa ditë pasi është njohur prej Komisionit me barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përfunduar hetimi administrativ paraprak.

Gjyqtarja Hasimi është shortuar më 16 dhjetor 2019 nga KPK, që e ka filluar hetimin administrativ në janar të 2020-ës. Më 6 korrik 2022, KPK ka përmbyllur hetimin paraprak për kriterin e pasurisë dhe i ka kërkuar subjektit që brenda datës 18 korrik të depozitonte prova në funksion të barrës së provës.

Në afatin maksimal për të kthyer përgjigje, subjekti ka depozituar në KPK kërkesë për pushimin e procedurës së vlerësimit të saj, duke njoftuar se kishte dorëzuar kërkesë për dorëheqje nga statusi i magjistratit pranë Këshllit të Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Me vendim të disa ditëve më vonë, KLGJ ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Flora Hasimi për shkak të dorëheqjes së saj.

Pasi subjekti nuk ka ushtruar ankim kundër vendimit të KLGJ-së, Komisioni e ka thirrur Hasimin në seancë dëgjimore për t’u dëgjuar, por ajo është shprehur se nuk dëshironte ta ushtronte këtë të drejtë dhe ka kërkuar ndëprerjen e procesit të vetingut ndaj saj. Bazuar në këto rrethana, Komisioni ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Flora Hasimi, si dhe t’i ndalojë asaj riemërimin si prokurore ose gjyqtare e çdo niveli, si anëtare i KLGJ-së ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

 

Etiketa: AnkimGjykata e Rrethit DurrësGjyqGjyqtareInspektoreKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKProkuroreshtatorStatusi i magjistratitVendim
I mëparshmi

KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

Tjetri

“Deklarimet e mia janë në unitet”: Entela Shedula kërkon rikthimin në detyrë

Tjetri

“Deklarimet e mia janë në unitet”: Entela Shedula kërkon rikthimin në detyrë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.