AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqet për dosjen 184 kanë mbetur pezull që prej pesë muajsh

Dy proceset gjyqësore për dosjen famëkeqe 184 për krimet zgjedhore të vitit 2016 në Dibër u shtynë sërish të enjten më 22 shtator, duke mbushur kështu pesë muaj efektivisht pa asnjë seancë të vlefshme. Avokati Gentjan Rumano mungoi duke argumentuar se ishte i sëmurë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shëtitorja kryesore e Peshkopisë, pak ditë para zgjedhjeve për kryebashkiakun. Foto:Lindita Çela

Gjyqet për dosjen 184 në Gjykatën e Dibrës u shtynë edhe një herë të enjten, si pasojë e mungesës së avokatit mbrojtës, i cili iu drejtua gjykatës me një email për të njoftuar se ishte i sëmurë dhe se nuk mundej të udhëtonte drejt Dibrës.

Në gjyqin kundër ish-kryepolicit të Peshkopisë Robert Aga dhe ish-administratorit të njësisë administrative Lurë Hasan Hoti, gjyqtarja Nertila Kape njoftoi se avokati mbrojtës ka dorëzuar një kërkesë për shtyrje për shkak se është sëmurë. Avokati Gentjan Rumano nuk bëri të ditur se nga se vuante, por sipas shkresës së lexuar nga gjyqtarja, ai gjendej në atë çast duke kryer analizat mjekësore përkatëse. I pandehuri Robert Aga nuk ishte i pranishëm pasi shërbimi postar nuk kishte arritur ta njoftonte për datën e gjyqit.

Gjyqi u shty për pas dy javësh.

Ky proces u shty javën e kaluar për shkak të mungesës për shkaqe shëndetësore të gjyqtares ndërsa më herët, si pasojë e grevës së avokatëve. Seanca e fundit e këtij procesi i përket datës 19 prill 2022. Në këtë proces nuk ka përfunduar ende hetimi gjyqësor.

Avokati Gentjan Rumano është gjobitur dy herë për mungesa pa arsye në proceset hetimore të dosjes 184 në Dibër.

Aga dhe Hoti përballen me akuzat për manipulim zgjedhjes në lidhje me zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2016.

Në procesin tjetër përballë akuzave gjenden ish-drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci dhe ish-administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, të akuzuar më vete për abuzim detyre dhe kanosje apo dhunim të votuesve. Në këtë proces, prokurori Urim Buci ka shpallur pretencën dhe ka kërkuar 3 vjet burg me kusht ndërsa të pandehurit do të përfitojnë ulje për shkak të “gjykimit të shkurtuar”. Seanca e fundit në këtë proces është zhvilluar më 19 prill.

Dosja 184 u krijua pasi prokuroria vendosi nën përgjim zyrtarët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore për kryetar bashkie në vitin 2016. Provat e mbledhura nga përgjimet krijuan një tablo blerjesh masive votash, shantazhim të votuesve dhe keqpërdorim të burimeve publike. Hetimet gjithsesi nuk sollën pasoja pasi prokurorët nuk vepruan për të kryer arrestime në kohën kur krimet ndodhën. Dosja u bë pjesërisht publike pasi dokumente të saj rrodhën në media.

Aktualisht kanë kaluar gjashtë vjet nga kryerja e krimeve të aluduara në zgjedhjet e Dibrës. Deri më sot nuk ka asnjë proces gjyqësor të përfunduar dhe asnjë person përgjegjës të dënuar.

Etiketa: 184abuzimAdministrativeAgaarrestimeBurgDosjaDosja 184Drini GjeciGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHasan HotiHetimetHotikanosjekryetarmanipulimMediaMjekmjekëNertila KapeNuri MedaPartisë SocialistepasojaprokurorProkuroriProkuroriaRobert AgaSeancaSHShtyrjeuljeUrim BuciZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Gjyqtarja Blerta Marku përballet në KPK me probleme në kriterin e pasurisë

Gjyqtarja Blerta Marku përballet në KPK me probleme në kriterin e pasurisë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.